Ganimete Musliu dhe “Fitorja e pare e UÇK-së” në Qirez dhe Likoshan

Opinione

Ganimete Musliu dhe “Fitorja e pare e UÇK-së” në Qirez dhe Likoshan

Nga: Sinan Kastrati Më: 2 mars 2018 Në ora: 10:33
Sinan Kastrati

Demarkacioni

Ganimete Musliu dhe “Fitorja e pare e UÇK-së” në Qirez dhe Likoshan është si me thënë Gjon Lloku është grek.

Oj Ganimete mjaft më! Mjaft jeni thirrur në “betejat e fituara”, “luftën e pastër” të UÇK-së dhe në Drenicën heroike.

Ganimete, Drenica si me ty si pa ty asgjë s`ka fitua ndërsa ti disa mandate ke marrë rrogë të majme nga parlamenti i Kosovës, si deputete falë Drenicës.

 Skenat qesharake në Kuvendin e Kosovës

Të mërkuerën ishte caktua të mbahej mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00 me të vetmen pike të rendit të ditës, Demarkacionin. Dhe sa po filloj mbledhje me më shumë se një orë vonesë, Kadri Veseli ia dhe fjalën Ganës. Ganja, si Ganja dual para deputetëve e llomotiti diçka për Qirez e për Likoshan. Më duket se tha ishte fitorja e parë e uçk-së dhe propozoi që të mbahet një minut heshtje.

Oj Gane Zeza, trimat nuk vajtohen e as nuk vajtojnë dhe për fitore nuk mbahet zi e as një minut heshtje.

Gane, ato ishin masakra e jo fitore por si duket ty dhe dhe sojit tënd si ti ende nuk i keni të qarta çka është fitorja e çka humbja e një beteje, që “fatbardhësisht” vetëm në Kosovë patëm shumë “beteja” dhe të gjitha të fitore e asnjë humbje.

Ganimete, mjaft keni luajtur lojën e dreqit duke u thirrur në luftën e lavdishme që sigurisht se ka qenë e drejtë por ajo që ti thua. Mjaft Ganimete! Lere Drenicën e trimave si Ahmet Delia e ... Mixha Shaban me djemt Hamzën e Ademin, Drenicën e Shaban Polluzhës e të pleqëve si Xhemajl Obria ... e Mujë Loshi sepse kur ata kanë hyrë në Kuvend, oda ka kesh e fusha mejdanit është lyer me gjak ndërsa kur ti ke hyrë në “oda” e në “kuvend” bashkë me shefat e tu, kafetë i keni marrur nër këmbë.

Demarkacioni

Kjo fjalë, në këto dy, tre vitet e fundit është bërë “hit”.

Ksaj fjale, “demarkim”, “demarkacion”, ia pau sherrin edhe Isa Mustafa e qeveria e LDK-së më PDK-në. Ato u rrxuan për me sundua AAK-ja me PDK-në e nja “parti” tjera pikërisht për me “e kalua demarkacionin e me formua asociacionin”.

Të shohim por qysh po shihet, “Me Ramushin kryeministër”, punët veç ma keq çka po shkojnë. Ndërsa disa të afërm me Ramushin po i fërkojnë duart “Bâne Zot llugê” e ti zgjatet jeta kësaj qeverie me alemet ministra e zëvëndësa të ministrave, afro 70-të. Dikush tha “e ka zbutë papunësinë”.

Haje, Ganë haje se të ka ardhur në shtek!

Gati paskna harrua, Gane (ish) shefi yt, Hashimi, viktimat i quan dëshmorë e martirë që ranë për lirinë e Kosovës

Në fund një këshillë për Ganen. Gane, do të ishte më mirë sikur ti të ish te “Tre lisat” e së pakut tu kish këndua kënga sikur Ganimete Tërbeshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat