Haradinaj zihet ngushtë, Lista serbe rritë pazarin

Opinione

Haradinaj zihet ngushtë, Lista serbe rritë pazarin

Nga: Mimozë Lakna Më: 1 mars 2018 Në ora: 11:21
Mimozë Lakna

Kosova e humbi edhe një ditë më shumë në drejtim të liberalizimit të vizave. As të mërkurën, nuk u arrit që të votohej projektligji për marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Sikurse edhe herët e kaluara, numrat u bënë faktor kryesor për përcaktimin e epilogut të çështjes më të përfolur aktualisht në vend.

Kundërshtimi i Listës serbe për votimin pro marrëveshjes nuk mund të konsiderohet i rastësishëm. Në kohën  kur nuk është përmbyllur ende çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, Lista serbe po mundohet të përfitojë sa më shumë dhe po e rritë vazhdimisht pazarin.  

Në fakt, nuk mund të pritej diçka tjetër nga Lista, me të cilën vazhdimisht janë bërë kompromise, duke filluar nga krijimi i institucioneve.

As votimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, nuk përbën ndonjë përjashtim.  Në këtë mënyrë, lëvizja e qytetarëve të Republikës së Kosovës, varet nga teket e një grupacioni politik që është përhapur në shumicën e Komunave dhe që nuk i respekton institucionet e Kosovës.

Përfaqësuesit e Listës serbe, të cilët janë edhe në Qeveri, vazhdimisht japin deklarata kundër shtetit të Kosovës, por që askush nuk merret me ta dhe deklaratat e tyre. Madje, nuk ka as ndonjë ligj të veçantë që do të sanksiononte të gjithë ata që mohojnë shtetin e Kosovës.

Lista serbe e dirigjuar nga Beogradi, nuk mund të mendoj ndryshe nga përfaqësuesit e institucioneve atje. Edhe Lista serbe, njësoj sikurse Ivica Daçiqi, mendon se Kosovës duhet  t`i zbritet numri i njohjeve të shtetësisë nën 100.

Në anën tjetër, krerët e Qeverisë së Krerët e Qeverisë së Kosovës, aktualisht e kanë punën “pick”, me Demarkacionin dhe po anashkalojnë fushatën e Serbisë.

Në këtë linjë, mund të shkojë edhe deklarata e Kryeministrit Haradinaj, për mediat ndërkombëtare, se Kosova është e gatshme ta falë Serbinë për krimet e kryera.

“Vendi është i gatshëm ta falë Serbinë, por jo të harrojë atë që ka bërë ky vend. Gjithashtu mendojmë se është koha për ta bërë një gjë të tillë”, ka thënë Haradinaj.

E si mund të falet Serbia, kur ajo as nuk ka kërkuar falje për krimet deri në gjenocid të ushtruara gjatë luftës në Kosovë? Përse Kosova duhet të sakrifikohet gjithmonë karshi Serbisë dhe të marr hapin e para për veprime “të mira”.

Gjithë kjo situatë na lë të kuptojmë se përfaqësuesit tanë politik janë të “zhytur” në gabime dhe si rrjedhojë mund të jenë edhe të shantahzuar nga shteti serb.

Ndryshe, votimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi pritet të ndodhë ditëve në vazhdim. Deri atëherë, Qeveria do të vazhdojë t`i lutet e t`i përfalet Listës serbe, për hiç më shumë se dy vota. Po të mos krijonin probleme klasa jonë politike, atëherë nuk do të kishte nevojë për lutje ndaj Listës serbe.

Habia më e madhe në këtë mes, qëndron se edhe vet Kryeministri Haradinaj, që ishte kundër Demarkacionit të përcaktuar nga komisioni i Murat Mehes, tani ka dalë pro...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat