Një gabim i Thaçit, tri vjet të izoluar

Opinione

Një gabim i Thaçit, tri vjet të izoluar

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 24 shkurt 2018 Në ora: 09:35
Hashim Thaçi

Kur në 2015 Thaçi e nënshkroi marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, u duk sikur ndonjë nga shumë nënshkrimet që janë hedhur në Bruksel. As pesimistët më  të mëdhenj s’do e besonin se një nëshkrim i gabuar do e mbante vendin për afër tri vite të izoluar. I vënë përballë presionit nga opozita dhe shoqëria civilie, Thaçi i sfidoi ata duke thënë: “Se nëse vërtetohet se është cenuar sovraniti i vendit do të jap dorëheqje”. Duke njohur karakterin e tij nuk e besoja fare se kjo do të ndodhte, gjithësesi i dha të drejtë kundërshtarëve të tij që të kërkonin (me të drejtë) dorëheqjen e tij, e cila nuk erdhi asnjëherë. Në një rast të tillë e kishte parlamëruar edhe me rastin e formimit të ushtrisë edhe aty doli blof. I mbështetur pas murit, Hashimi nuk bëri zë. Inskenoi manovra të ndrsyhme për t’ia lënë pataten e skuqur dikujt tjetër në dorë, smund të gjente njeri më të përshtatshem për këtë se Ramush Haradinaj. Njeriu i “sëmurë” për të ardhur në pushtet bëri “ pakt me djallin”.

Fillimisht nënshkroi koalicion me PDK, pastaj edhe me kiminelët më të rrezikshëm serb në veri të vendit, pa të cilët sdo të ishte kryemistër. Sa ironike, njeriu që thirrët në emër të idealeve të luftës është i varur nga kriminlët serb, të cilët edhe kanë luftuar dikur kundër shqiptarëve. Kur idealet tjetërsohen me interes, aty humbet jo vetëm burrëria por edhe nderi. Pikërisht kjo i mungon Ramushit dhe Hashimit, e të cilet dinjitetin e kanë shkelur që moti. Shtyrja e seancës erdhi si pasojë e mos dakordimit të serbëve për të votuar demarkacionit. Serbët , jo që janë kundër demarkacionit, por duan qe këtë rast të shfrytezojnë për të përfituar diçka. Bie fjala, serbët mund dhe sigurisht se kërkojnë që së bashku me demarkacionin të votohet edhe asociacioni me komuna serbe. Apo, që kjo të ndodh në një datë sa më të shpejt. Pavarësisht kësaj, të gjitha janë kundër Kosovës, e cila çdo ditë po serbizohet, në emër të integrimit.

E këtë të fundit, politikanët, po e shesin si kartë për të shpëtuar lëkurën e tyre nga pazarët që bëjnë me bashkësinë ndërkombëtare. Të gjitha janë të lidhura në interes të njëri tjetrit, përveç interesit të qytetarit e në emër të cilit thirrën të gjithë. Sa patetike kjo, aq edhe tragjike në të njejtën kohë. Demarkacioni është i gabuar dhe Kosova humb territor, kjo ska dyshim por demakrcioni duhet të votohet. Nuk ka kthim pas, nuk mund të mbesim përgjithmonë të izoluar për shkak se Thaçi nënshkroi diçka të gabuar. Kosova nuk mund të mbetet peng i gabimeve të Hashimit  dhe Ramushit. Kosova duhet të ec por të mësoj se njerëz të tillë mos t’i votoj, dhe as mos t’iu jep shansën që në emër të tyre të flasin apo nënshkruajnë. Së fundi , Hashimi u mundua të mashtroj përsëri popullin, gjoja me nënshkrimin e marrëveshjës së re me presidentin malazez, gjoja për të korrigjuar gabimet e demarkacionit. Në fakt është e njejta marrëveshje, asgjë ska ndryshuar. Hashim Thaçi do ngelët në histori si njeri që i fali Malit të Zi Çakorrin, por Kosova duhet të ecë tutje, qytetarët më smund të mbesin peng i interesave të dikujt që kauza të tilla t’i shftyëzoj për të ardhur në pushtet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat