Sërish vjen Marsi!

Opinione

Sërish vjen Marsi!

Nga: Ismet Haziri Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 20:06
Ismet Haziri

Duke përcjellur situatën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne lidhje me procesin e debatit per Demarkacion, duke analizuar papergjegjesit totale qe kane deputet ne raport me interesat qytetar, duka anashkaluar dhe injoruar skajshmërisht, eshte me keqardhje, por dua te theksoje se Kosoven, Atdheun tone te dashur  janë duke e bere te pajetushme per masën e gjere te qytetarëve, per fëmijët tone, per djemet e vajzat te cilat ne vende te planifikimit te jetës per pune, studime, krijim familje, po planifikojnë si te ikin padeshire, ka do dhe ku do, vetëm dhe vetëm per një jete ma te mire, qe eshte jo vetëm ëndërr, por një e drejte elementar te cilën sikur te kishin pasur vullnet politike te gjitha qeveritë e gjertanishme me siguri se pa asnjë veshtersi do ta realizonim.

Ne duhet te themi me guxim qytetar, se janë te gjithë këta politikan, dikush ma shume e dikush ma pak qe e keni penguar zhvillimin ekonomik, i keni kontrolluar fusha te caktuar te ekonomisë sipas ndarjes dhe interesave qe te mos zhvillohen mbrenda vendit, duke krijuar përfitime marramendëse nga importet dhe kontrbandimet. Pyetja eshte pse eshte një ligje i keqe per energjetiken, pse pas 20 viteve ne liri nuk ka rrym, kush ka përfituar, pse krijohen barriera investive akoma ne ketë fushe, e futa te paren ne ketë shkrim energjinë ngase eshte zemra e ekonomisë dhe e perspektives  se zhvillimit ekonomi.  Pse ne Kosove nuk kultivohet mbjellja e duhanit, ku e kemi tradite dhe eshte industri  lehtësisht e mundshme me cilësi te larte  si ne aspektin agrar dhe atë industrial, pse prodhuesit e mishit vendor me veshtersi realizojnë shitjen e mishit te tyre, duke i konkurruar me mish Brazili me afat te skaduar, pse kemi qumështarët, ta hedhin qumështin,  kurse importohet qumësht, pse ky arsim gjysmak,e gjithë këto kolegje e shkolla private qe po i bejen dëme Kosovës ne dije, pse gjithë këto spitale dhe nuk gjejmë shërim ne Kosove, pse gjithë këta gjygjtar me pagesa te majme dhe nuk ka drejtësi ne Kosove, pse e kemi Prokurorin e shteti  dhe nuk i hapet rastet qe e dëmtojnë dhe e kane dëmtuar Kosoven, pse femiu i atij qe nuk eshte i klaneve ose qe nuk ka para qe te  korruptoje nuk munde te punësohet, kemi rastin me te freskët ne QKUK. Pra duke pare te gjitha këto dukuri te shëmtuar shoqërore dhe qe rrjedhimisht janë pjelle e politikaneve profiter, te pandergjegjeshem, sikur qe ishte sot ne seancën e Kuvendit, qe sipas perceptimit time gjithherë personale, nuk kishte fare te beje me interesa qytetare, sepse ska qytetar qe dëshiron te pres para Ambasadave sepse jemi mërzitur, mjafte u be me ketë trajtim te qytetarëve nga fajësia e politikanëve.

Pra, qytetaret duhet ta thonj fjalën e vete, duke treguar pandegjushmeri ndaj te gjithë këtyre qe e kane marr votën dhe nuk realizojnë dhe ushtrojnë detyrën sipas pergjegjesis ligjore dhe kushtetuese, por te gjithë sillen si babagjona ne emrin e vete personale, jo kjo nuk eshte e drejte, prandaj edhe qytetaret e kane te drejtën qe ne seancën e radhës,  krahas zhvillimit te punimeve  te Kuvendit  te qëndrojnë edhe qytetaret  afër kuvendit, nëse ata nuk i shërbejn popullit, populli ne shërbim te vetin te i shporr këta politikan nga ndërtesa e popullit. Ne te kunderten, deputet patriot, qe po derdhin lot krokodili, per territorin, e kane pasur shanset qe këto lot , bashkë me popullin ti derdhin sa ka qene e pa nënshkruar marveshja per demarkacion, sikur e dhe pjese e opozitës se tanishme qe po lidhet per një raporti te Bulliqit. PO, Shqiptaret janë qe ti kthehen territoret, por  ku eshte forca, ku eshte armatimi, ku eshte ushtria, pra ju deputet qe po dilni përball foltores e po shitni Bajram Curra ne shpellën e Dragobisë, mendoni këto situata se ne nuk jemi dhe as nuk kemi qene kurrë faktor destabiliteti, kujton se jemi ne mbështetje te SHBA qe janë me se meritore pse jemi këtu, pra pa kta miq te bekuar kurrë nuk do munde te benim asnjë hap, pra te shpresoje se do te rikthehet ndergjgeja per seancën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat