Frika, urrejta, dyshimi, paranoja ose xhelozia, i kanë rrënjët e tyre në skizofreninë ose psikopatologjinë e personit ose individit...!

Opinione

Frika, urrejta, dyshimi, paranoja ose xhelozia, i kanë rrënjët e tyre në skizofreninë ose psikopatologjinë e personit ose individit...!

Nga: Agron Shabani Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 19:02
Agron Shabani

Njerëzit e kompleksuar, inferiorë, malicioz, cnikë, injorant, prepotent, flegmatikë, dogmatikë, depresivë, mizantrop, paranoid, skizofrenikë, infatilë ose psikopatologjikë, janë gjithëmonë ato qenie ose krijesa të ndrydhura ose të shtypura në brendinë e shpirtit, vetvetës ose 'botës' së tyre të ç'rregulluar mentale ose psikologjike që shqetësohen, i përplasin këmbët në tokë me depresion, tension ose nervozizëm të madh, i urrejnë dhe xhelozojnë për vdekje të tjerët që i konsiderojnë si rival, armiq ose kundërshtar të ndryshëm imagjinarë ose fiktivë, dridhen, xhindosen, eksitohen, deprimohen, tërbohen, skandalizohen dhe..gjithëmonë kanë marrëdhënie të padukshme me të panjohuren të paekzistueshmen. Janë të padurushëm, infantilë dhe patologjikë nëse dikush bën një vështrim, studim, analizë, koment ose intervistë për mediet e shkruara ose elektronike. Nuk munden t´i shohin ose durojnë ata ose ato që shkruajnë ose mendojnë jashta "orbitës", gjegjësisht, "alfabetit", "gramatikës", "logjikës" ose "filozofisë" së tyre politike, shtetrore, nacionale, diplomatike, gazetareske (zhurnalistike), publicistike etj. I vëjnë barrikadat ose gërshërët e censurës ose medikoracisë sëkryeredaktorëve, redaktorëve ose moderatorëve të ndryshëm maliciozë, cinikë, injorant, megaloman, prepotent, jonitelektual, pseudoprofesional dhe inkompetent. Mbase, te djemve dhe vajzave të etërve ose baballarëve të dikurshëm proletar dhe internacionalist të sistemit (regjimit) të egër jugokomunist ose komunopansllavist në Kosovë që ndodhën të kontrabanduar dhe involvuar si të gjitha mekanizmat ose institucionet e mundshme shkencore, kulturore, informative, qeveritare, politike, finansiare, ekonomike etj. Ndërkohë që (shih ti!) në "stilin" ose manirin e njohur të"delengjinjëve të vegjël bolshevikë" ose të mjeshtërve dhe instruktorëve të njohur të kaosit dhe errësirës: I akuzojnë shtetin dhe pushtetin për censurën ose mediokracinë e njohur editoriale ose redaksionale që i kanë vendosur ose aplikuar vet. Sepse, ashtu i kanë "mësuar" ose "edukuar" llaskucët ose hiçoviçet e ndryshëm të "gazetarisë" ose "pulatikës së madhe" paranormale ose parapolitike që i thonë vetit madje edhe "doktor shkence", "analist", "kulturoplog","politikan", "këshilltar politik", "deputet etj. Pordhë e piskamë.

Kjo tregon ose dëshmon qartë se gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur janë "bërë shoshë" prej fobive, paranojave, paragjykimeve, shpifjeve, trillimeve, totemëve, fetishëve, dogmave, bestytnive, urrejtjeve dhe xhelozive të ndryshme objektive dhe subjektive, gjegjësisht, violente, infantile dhe patologjike të "ekipit të elefantëve" (lëxo: ekipit të kijeve të tredhur) të kulturës, informimit, politikës ose diplomacisë kosovare si probleme kyçe ose kardinale të  shtetit dhe shoqërisë. E thënë ose formuluar ndryshe, kjo donë të thotë se i detë popullore për shtetin, popullin (kombin), besimin, religjionin, dashurinë, famën, karierën, paranë, edukatën, kulturën, moralin apo mirësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnë logjikës dhe as arsyes njerëzore. Jo. Sepse, njerëzit ose personat e ndryshëm me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale etj., sotndjehen të lumtur dhe tepër krenarë nëse udhëhiqen ose udhërrefehën nga instinktet, emocionet ose pasionet e ndryshme iracionale dhe negative, përkatësisht, imagjinare ose fiktive. Duke u hedhur kështu në gabime dhe vendime të ndryshme kardinale ose trashanike mbi bazën e asgjësë për asgjë.Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, reaksionare, paradoksale dhe anakronike për kohe n dhe botën e sotme moderne ose bashkohore "Njeriu duhet të edukohet, emancipohet, moralizohet dhe disiplinohet vazhdimisht, sepse për nga natyra është i gjallë, i egër ose tepër i vrazhdë. " (Immanuel Kant)

Ndjenjat ose emocionet e mësipërme iracionale dhe tepër negative, kuptohen ose përceptohen si sëmundje ose situata psikotraumatike me pasoja të rënda për individin dhe kolektivitetin. 

Thonë se personat ose individët e ndryshëme të prekur nga komplekset ose sindromet e njohura të Edipit, gjegjësisht, nga komplekset e pashëruara të inferioritetit dhe maliciozitetit tëpërgjithshëm shpirtërorë, emocional, mental (psikologjikë), intelektual, profesional dhe të tjerë, janë arketip dhe prototip të vasalëve, poltronëve ose kameleonëve të njohur konformist ose oportunist që i zhvaten dhe imponohen vazhdimisht tutelës së njohur politike, sociale dhe materialiste të " aristokracisë" ose "borgjezisë së lartë" pushtetmbajtëse ose politike. Ndërkohë që sërvilizimi, vasalizmi, kameleonizmi, opottunizmi, konformizmi dhe makiavelizimi i tyre inflator dhe inflamator, bëjnë që të shpërthejnë dhe shpërfaqen si të atilla edheskemat ose "ekuacionet" e njohura të diletantizmit, mediokritetit, mercenarizmit, kolaboracionizmit, shantazhit, komplotit ose tradhëtive të larta individuale dhe kolektive. Sidomos kundër njerëzve krijues ose inovatorë si 'cityoen' ose 'burgeros të lartë kulturorë dhe politik' në veçanti si dhe ndaj popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në përgjithësi.

Në ketë rast, natyra dhe karakteri i komplikuar i njerëzve të kompleksuar, stupidë, maliciozë, nebulozë, paranoid, mizantrop, maniak, depresivë, infantilë ose patologjikë, ndonëse, tëdeskriptuara, detektuara (deshifruara), identifikuara dhe interpretuara përmes "artit" të dialogut, komunikimit ose korrespondencës së tyre me të tjerët, gjegjësisht me anë të njësubjekti (subjektiviteti) dhe objekti (objektiviteti) të determinuar, iracional, negativë dhe tepër kompleksivë, sikur substituohën, barten ose transformohën vazhdimisht edhe në natyrën dhe karakterin e njohur (global ose kolektivë) të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. 

Se këndejmi, arti, talenti, edukata, kultua, emancipimi, morali, disiplina, përvoja, tradita dhe aftësia e njohur e intelektuale dhe profesionale, pos tjerash konsistojnë në veçantinë dhe ekskluzivitetin e të qenit i zgjedhur (preferuar)  ose 'demiurg i vetëm' që arrin të bashkojë emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, ëndërrat e ndryshme, imagjinatat ose fantazitë individuale dhe kolektive. Duke e bërë kështu lirimin (çlirimin) e subjektivitetit nga objektiviteti dhe të ngjajshme. Kjo është vlera globale ose universale e njerëzve krijues ose inovatorë. Individualiteti, ekskluziviteti dhe integriteti i tyre global ose universal, respektivisht, ekskluziviteti, integriteti, globaliteti ose universaliteti i tyre individual. 

Struktura dhe kompozicioni i njohur intelektual dhe kulturorë janë fryt i arsyes njerëzore dhe vetë arsyeja njerëzore është konstruksion i historisë së shoqërisë sënjohur njerëzore ose qytetare. Roli i kulturës dhe informimit në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes 'grafikonit' ose 'rubikonit' të njohur të aktivitetit ose 'pleshmërisë së lartë' kriujese ose profesionale që ka për qëllim ngrtijen dhe formulimi i një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe jetës shpirtërore, materiale dhe ekzistencialiste në kutimin e jetës si art dhe artit të jetës si filozofi.

Për me tepër ndëkaq, nëqoftëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur ose njeriu i thellë, sipas Siegmund Freudit, ajo patjetër do duhej të ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si"derivate të dorës së dytë", Siegumnd Freudi, veç të tjerash, thekson faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose jondërgjegjies, përreth së cilës gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore ose paternaliste: Parasegjithasht, të ngjason në komplekse, inceste ose inçestuozitete protofëminore të tipit ose profilit të njohur të Edipit ndaj nënës së nënshtruar nga i ati ose babai i tij i cili për Edipin e vocër, njëkohësisht është edhe i ndjerë, edhe i dashur, edhe i plotfuqishëm, edhe kundërshtar ose armikë etj.. Domethënë, "komplekset evolutive" të Edipit, mund të tejkalohen, vetëm atëherë kur incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshçm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babait, shërohen ose sanohen me anë zhbllokimit eventual të bllokadës foshnjore ose adoleshente që i ka kapur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psiçikës (logjikës) ose botës së tij shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike. 

Në të kundërten, prej nënshtrimit ose dashurisë së marrëzishme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar ose mitizuar, ndjekësit dhe viktimat, shpeshherë e duan njëri-tjetrin. Ndërkaq, nëqoftëse e humbasin besimin tek "lideri i idealizuar" ose "lideri suprem", turmat, shtresat, kastat, klikat, masat ose kategoritë e ndryshme shoqërore ose qytetare, pushojnë së ekzistuari si turmë dhe shpërbëhen. Shtypja dhe robëria, nuk i tejkalojnë kurrë komplekset e mesipërme evolutive të Edipit, gjegjësisht, komplekset e njohura të inferioritetit dhe maliciozitetit. Jo kurrë. Hamendësimi, dyshimi, paranoja, fobia, cinizmi, injoranca, nihilizmi, mazohizmi, prepotenca, monopoli dhe diktati i njohur foumian ose kabinetik, në instancë të fundit të ngjajnë në një familje të mbyllur iracionale dhe hermetike, me etër ose baballarë të ndryshëm kokëfortë ose tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive ose transcendente (transhendte), mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura intelektuale, kulturore, informative, profesionale, politike, diplomatike etj. 

Sidoqoftë, duke qenë si revolucion, evolucion ose manifest suprem i një lufte të gjatë ose shumëshekullore për çlirimin e familjes, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë nga rendi, diktati ose tutelja e egër e etërve ose baballarëve të ndryshëm autoritar, diktatorial ose despotikë, gjegjësisht, nga rendët ose sistemet e pandryshuara natyrore ose ordinare, tek Alfred Adleri (187O-1937) gjejmë një parashtrim ose formulim të njohur shkencor ose metodologjikë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit. Mbase, një sintezë ose instancë njohjeje komunitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë së personit ose individit i cili në fund të  fundit, nukështë asgjë ose askush tjetër, përveçse një qenieje sociale dhe politike destinuar të jetojë në bashkësi ose komunitet me të tjerët.

Ndaj, problemi i integrimit, socializimit ose resocializimit si dhe pëlqimi pa rezerva i frustrimeve, egoizmave, anomalive dhe psikopatologjive të ndryshme objektive dhe subjektive të grupit ose kolektivitetit ku jeton ose punon, për individin është problemi vendimtar ose krucial i ekzistencës dhe mbijetesës së tij. 

Ndërkaq, çdo inferioritet ose maliciozitet, edhe i vogël apo, vetëm i supozuar ose paragjykuar qoftë ai, e bën të vështirë ose të pamundur integrimin dhe socializimin e tij me të tjerët. Atëhere personi ose individi hasin në psikozë ose në një neurozë të lidhur ngushtë me komplekset e inferiotitetit dhe maliciozitetit. Për kompensimin e këtyre komplekseve të inferioritetit dhe maliciozitetit, në personat ose individët e prekur nga këto sindrome, mepastaj zhvillohet një vullnet i tepruar force( fuqie) dhe enërgjie, për t´i mohuar, injoruar ose shpërfillur ose anashkaluar të tjerët për të tërhequr vemendjen ose simpatinë e etërve ose baballarëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik.  Por, kjo normalisht, i largon edhe më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së masës ose shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare. Alfred Adler e shpjegon një gjë të këtillë në veprën e tij "Rregulla dhe teori të posikologjisë individuale" (1920). Fenomeni i mesipërm, sigurisht se ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, tëlidhur ngushtë me komplekset e lartëpërmendura të inferioritetit dhe maliciozitetit. 
Përderisa, Erich Fromm (1900-1980), në veprën e tij me titull "Ikje nga liria" (1941), e prezanton njeriun si qenie të lindur për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope. Sidomos aty dhe atëherë kur vëllau-vëllaut, kushëriri-kushërit ose miku -mikut, ia zënë pritat e vrasjes edhe për një qen, për një mushkë, për një kali ose gomar. Apo, kur për "shkëlqësitë" ose "ekselencat e larta" editoriale ose redaksionale, ose ato forumiane, kabinetike, paranormale ose parapolitike në Kosovë ose dikund tjetër, për "poltikëtë madhe" kanë të drejtë të shkruajnë ose të flasin vetëm "kujdestarët e përjetshëm" të "kombit" dhe "atdheut"! Gjegjësisht, të "pafjeturit" ose të "pagjumët e përhershëm" të"kulturës, politikës, dipplomacisë, zhurnalistikës ose publicistikës kosovare" të prekur dikund thellë nga sindriomet ose komplekset e mesipërme të Edipit etj.
E tërë kjo sipas Erich Fromit, deri me zbulimin dhe ngritjen e një komuniteti të vërtetë kulturorë dhe politikë, tashmë jo paranormal, abnormal, paramodern, antimodern ose pseudobashkohorë si deri me sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat