Veprimet e mafias në bashkëveprim me klanet politike në Kosovë

Opinione

Veprimet e mafias në bashkëveprim me klanet politike në Kosovë

Nga: Besnik Gjaka Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 14:41
Besnik Gjaka

Lufta kunder mafias në Kosovë kërkon, jo vetëm të luftosh fuqinë e saj, por të sulmosh gjithashtu edhe pushtetin që ajo ka. Mafia në Kosovë nuk është veçse një ndërmarrje kriminale, sikurse janë shumë organizata të tjera të mëdha kriminale transnacionale. Mafia në Kosovë është një komunitet kriminal, rreziku i së cilës qendron në kombinimin e dy forcave të kundërta: një strukturë e nyjezuar rreth bërthamave shumë homogjene dhe një aftësi e fortë rrezatimi jashtë komunitetit..

Mafia ende kuptohet si një simbol apo preferencë nga shumëkush në Kosovë. Ajo tashmë i ka rrënjët e futur thellë në çdo pore të shoqërisë dhe të institucioneve. Kosova vazhdon të konsiderohet si një bastion, ku më të madhe funksionojnë lidhjet e “erreta” të mafia-s me politikën. Të gjitha raportet ndërkombëtare alarmojnë pranine e krimit të organizuar në Kosovë, i cili funksionon me linja të ndryshme..

Roberto Saviano, shkrimtari i anti-mafia thotë se mafia është një formë organizimi shoqëror që krijohet kur nuk ke një forcë policore që funksionon, sistem gjyqësor funksional dhe burokraci që të veprojë si palë e paanshme që arbitron palë të ndryshme të shoqerisë. Në vendin ton janë dy lloje të lidhjeve të biznesit me mafian. Njëri lloj vjen nga aktiviteti kriminal, siç janë droga, prostitucioni dhe kontrabanda që shfaqet në mënyra të ndryshme. Këto para nuk janë të involvuara ne politik, por në biznes. Me këto para kriminelët blejnë restorante, dyqane të vogla, shtëpi, banesa, e kështu me radhë.

Por ekziston edhe lloji tjetër i lidhjes së mafia-s me politikën, me ç`rast paratë e fituara ilegale vijnë si rezultat i korrupsionit (TENDERAT) dhe ekonomisë ilegale. Ky lloj i parave është i zhytur në politik. Biznesmenët që kanë përfituar nga ky lloj i kriminalitetit ndihmojnë me donacione partite politike. Por ka edhe politikanë që zhyten në biznes duke fshehur aktivitetin e tyre përmes njerëzve të afërt, miqve, familjarëve, aktivistëve politik të cilët i punësojnë në këto biznese…

Misha Glenny autor i “McMafia”, ku flet për mafian në Evropë dhe Ballkan, ai përshkruan se si politikanët e lidhur me mafian në territoret e ish- Jugosllavisë shfrytëzojnë kartën e nacionalizmit dhe trazirave politike, për të kryer misionin e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, në një mënyrë për të humbur gjurmët para opinionit.

“Kur bëra kërkimet rreth mafias, nisa të mendoj ndryshe, që ishte një përpjekje nga elita të ndryshme që të krijonin monopolet e tyre ekonomike dhe politike. Këtë e bënin duke bashkëpunuar me njeri-tjetrin, por që ta bënin dhe të mos mbanin përgjegjësi, ata nxisnin lufën, dhunën dhe nacionalizmin. Luftën e drejtonte kjo ekonomi kriminale, dhe jo nacionalizmi”.

Autori është njohës i Kriminalistikës dhe krimit të organizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat