Hajt se do të bëhet mirë!

Opinione

Hajt se do të bëhet mirë!

Nga: Dr.Nijazi Halili Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 16:30
Dr.Nijazi Halili

Sipas të gjitha gjasave duket se do të duhet një presion i madh ndërkombëtar që t'i përafrojë qëndrimet e partive politike, sepse asnjëra prej palëve nuk po jep ndonjë ide të qartë dhe realiste për të dalë nga kjo situatë e krijuar politike, për zhbllokimin e demarkacionit dhe heqjen e vizave të cilat janë kriter të cilat duhet të plotësohen nga Institucionet tona.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka goditur ashpër të gjitha partitë politike në vend.

Një ditë para votimit në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Delawie ka dhënë një deklaratë djegëse, në llogarinë e tij zyrtare, në Twitter.

Ai ka thënë se disa po punojnë shumë për t’i mbajtur të izoluar qytetarët.

Është e çuditshme se sa shumë po punojnë disa njerëz për t’i mbajtur qytetarët e Kosovës larg udhëtimit në Evropë, ka shkruar ambasadori amerikan, në rrjetin social, në internet.

Delawie ka kërkuar nga deputetët e Kosovës që të ratifikojnë Demarkacionin, pasi qytetarët kanë pritur shumë gjatë për liberalizimin e vizave.

Ai madje ka shkruar në shqip “hajde”, pas kërkesës së tij që Kuvendi ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Nuk di se ku mund të gjenden  njerëz e ekspertet të llojit të veçantë,  për vendin tonë,  për rivendosjen e Demarkacionit me Malin e Zi, boll më, koha nuk po pret, vendi ynë,  ka mbetur i izoluar fal, lëshimeve  e gabimeve  të njëpasnjëshme të politikave tona, duke mos menduar fare për pasojat, e dëmet qo po ju shkaktohen qytetarit, të cilët janë lodhur me pritje të gjata, duke shpresuar  si gjithnjë me fjalët të buta hajt se do të bëhet mirë një ditë, duke e mbajtur shpresën gjallë, por kot se koti. Shpresa ka humbur te qytetarët dhe vështirë se mund të rikthehet besimi, pa një ndryshim rrënjësore, jo në fjale boshe e në letra por me vepra, dhe punë e angazhim profesional,  që një ditë të thuhet boll më me ketë politikë shkurtpamse,e miope,  ti epet mundësi qytetarit tone që një dite të thotë, edhe ne jemi qytetar të Evropës,  e të lëvizim lirshëm, të frymojmë lirshëm si të gjithë vendet tjera të bashkimit Evropian, sepse koha nuk pret!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat