Lavrov në Beograd, Daçiçi nuk e ndal urrejtjen fashiste ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Opinione

Lavrov në Beograd, Daçiçi nuk e ndal urrejtjen fashiste ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Nga: Skënder Karaçica Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 21:08
Skënder Karaçica

Vizitat e shpeshta të ministrit të jashtëm rus,Lavrov në Beograd,paraqesin në pikë të ditës skenarët e njohur të Serbisë(1844-1999)kundër popullit shqiptar dhe Kosovës.
Në një shkrim autorial(Lavrov-Daçiç)në gazetën ,,Politika,,të Beogradit,pioneri i kryekriminelit Millosheviq(Ivica Daçiç),shpalos,,historinë,,e miqësisë Serbi-Rusi për këto 180 vjetë dhe koha e luftërave për njëfarë sovraniteti të shtetit serb me motivet antishqiptare në Ballkan dhe çështja e Kosovës.

Në këtë paraqitje ,,ekskluzive,,gazeta ,,Politika,,e Beogradit,e njohur tash e njëqind vjet për propagandën dhe gënjeshtrën ,,historike,,nuk e lënë pa e vënë në qendër të vëmendjes konfliktin në Kosovë dhe,siç thotë pioneri i rritur në frymën fashiste të Serbisë,Ivica Daçiç,të agresionit NATO ndaj ish-Jugosllavisë(Serbi-Mali Zi),për të marrë një pjesë të  sovranitetit (e ka fjalën për Kosovën)dhe tash e njëzetë vjetë të realitetit të ri në Ballkan.

Pioineri i Millosheviqit,Ivica Daçiç,në Beograd vajton para minsitrit Lavrov për kohën e konfliktit në Kosovë,intervenimi NATO dhe largimi i forcave ushtarako-policore dhe paramilitare nga Kosova,që kësaj radhe dhe në takimet ndërkombëtare nuk lë pa luar të gjithë gurët e diplomacisë për të penguar në udhën e saj të shtetndërtimit të Kosovës.

Në fushën e të drejtës ndërkombëtare karshi shpalljes së Republikës së Kosovës në vitin 2008,Gjykata Ndërkombëtare në kërkesë të Serbisë pati vënë në tovolinë ligjet ndërkombëtare që sipas vlerësimit ato nuk janë shkelur me rastin e pavarësisë së Kosovës.

Në takimin e dy ministrave serbo-rus në Beograd,sikundër para 180 vjetësh të bashkëpunimit ,,vëllazëror,,në mes të dy popujve që përmes përkthyesit mund të merren vesh,po e rikthejnë kohën vrastare të Serbisë në shekullin e ri dhe nuk po ua do shpirti të njohin realitetin e ri se shqiptarët dhe serbët janë ndarë njëherë e përgjithmonë në vkitin 1999 me orën e madhe të historisë të popullit shqiptar dhe të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Bashkësia ndërkombëtare BE-SHBA duhet të lajmërojnë Serbinë dhe diplomacinë e saj përmes Ivica Daçiç se nuk bënë të mbajë të ndezur zjarrin antishqiptar dhe propagandën pajade tash e dy shekuj kundër Kosovës,që asnjëherë në histori nuk ishte pjesë e ,,sovranitetit,,të Serbisë vrastare.

Ivica Daçiç po mundohet të mbajë në ,,këmbë,,opinionin në Serbi në kohën kur Kosova kremtoi 10-vjetorin e pavarësisë dhe ka nisë udhën e vet të shtetbërjes me synimet për anëtarsim në BE-NATO dhe në institucionet e rëndësishme ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat