Dekorata e Hashimit nuk i bën nder askujt

Opinione

Dekorata e Hashimit nuk i bën nder askujt

Nga: Faton Mehmeti Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 20:34
Faton Mehmeti

Dekoratat janë të përcaktuara me ligj sipas draftit, i cili përcakton të gjitha llojet e dekoratave, titujve dhe medaljeve, që jepen nga Presidenti i vendit. Në një kohë, kur shqiptarët do të bënin çdo gjë për të pasur një dekorata, ka edhe nga ata që i refuzojnë. Dekorata duhet të jete akti me i lartë i vlerësimit të një personaliteti, qoftë vendor ose ndërkombëtare. Mirëpo, kur ato i ndan një person pa kredibilitet edhe dekoratat zhvlerësohen.

Ne fakt, zhvlerësimi i dekorimeve në këtë vend ka marrë përmasa hipërbolike në kufijtë e të pabesueshmes. Ai që ka ndikuar për zhvlerësimin e dekorimeve më shumë se çdokush tjetër para tij është presidenti aktual Hashim Thaçi. Jo vetëm për numrin rekord të dekorimeve, mbi një mijë gjatë mandatit të tij, disa fish më shumë se çdo paraardhës i tij, por mbi të gjitha për dekorimet politike dhe të turpshme duke dekoruar njerëz të damkosur si kriminelë dhe për tepwr pa asnjë kontribut për vendin. Pikërisht nga ky premisw  ka ardhur edhe reagimi i të shumtë atyre që hoqën dorë nga dekorimet, që Thaçi i ndau me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë.

Duke rikujtuar thënien se “ njeriu e nderon postin dhe jo posti njeriun” arrijmë të kuptojmë se sa shumë e ka degraduar Thaçi dekoratën, që do të duhej të ishte sinonim i vlerësimit real dhe bërjes krenar të atij që e merr një të tillë. Në një listë janë futur pothuajse të gjithë jaranat e Hashimit, njerëz të cilët nuk kanë bërë asnjë meritë për ta merituar ata, dhe për më tepër dyshoj shumë se edhe janë blerë disa të tilla.

Gjithsesi ato që Thaçi u mundua t’i përdor për t’u shpërfaqur si president uniteti, pasi dekoroj edhe disa nga oponentët e tij politikë, por iu rikthye në  bumerang. Pasi vazhdimisht po vijnë njoftimet të atyre që heqin dorë nga dekoratat e Hashimit, disa duke e konsideruar të padenjë Thaçin për të ndarë këso dekorata, e disa edhe duke e akuzuar si shkaktarin kryesor të agonisë në të cilët ndodhët vendi. Sigurisht , këto janë të gjitha të vërteta.

Por disa nga këta që po i refuzojnë këto dekorata siç është Limaj, dikur bashkëpunëtor i Thaçit, është pjesë përbërëse e gjendje në të cilët ndodhët vendi. Limaj, ish ministër, i cili flitet se ka vjedhur mbi 70 milion euro edhe pse nuk u provua dot. Por, këtu nuk provohesh se ke vjedhur milionat, por nëse vjedh me pakicë edhe futësh në burg. Këtë sistem e ka ndërtuar Thaçi me bashkëpunëtorët e tij, dhe me të drejtë ky njeri nuk i bën nder asnjë dekorata, asnjë posti.

Të gjithë ata që janë dekoruar do të duhej të ishin njerëz që e meritojnë, pra  duhet në mënyrë të atillë që kombi të ketë heronjtë e tij. Jo heronjtë e partive, klaneve apo grupeve të caktuar të interesit. Nuk i duhet askujt dekorata e Thaçit për t’u veçuar nga të tjerët, për t’u ngritur mbi të tjerët, në fakt askush nuk duhet të ndihet i nderuar që merr një dekoratë nga personi përgjegjës për instalimin e korrupsionit, kapjes të drejtësisë dhe të gjitha të këqijave që i ka sjellë vendit tash e 18 vjet.

Dekoratën e turpit Hashimi e ka të vulosur në ballë, këtë dekoratë ia ka vë populli  për shkak të “meritave të mëdha dhe dëmeve që i ka sjellë vendit ”. I pandershmi nuk mund ta nderoj askënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat