Në 73-vjetorin e vrasjes së heroit të kombit, komandant Shaban Polluzha

Opinione

Në 73-vjetorin e vrasjes së heroit të kombit, komandant Shaban Polluzha

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 21 shkurt 2018 Në ora: 11:30
Shaban Polluzha

Tribuni i popullit, njëri ndër koloset e historisë sonë kombëtare Shaban Polluzha, në të gjitha etapat e jetës së tij u angazhua për mirëqenien e popullit shqiptar, duke mos kursyer asgjë për të, madje as jetën, as familjen e as truallin dhe kullat. Ideali i tij për pavarësinë që e gëzojmë ne sot kishte zënë vend në shtatin e tij qysh në moshën e re duke mos u pajtuar me padrejtësitë e regjimeve pushtuese.

U përball me shkije e bullgarë dhe me komunist pro sllav.

Për këtë ideal, më vonë do ta jepë jetën.

Në këtë fushatë të egër ushtarake më 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicës, pas vrasjes së tribunëve popullorë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në kullat e Dvoranëve në Tërstenik.

Shaban Polluzha në vitin 2009 është dekoruar me medaljen “Heroi i Kosovës” nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

Ndërsa ish Presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani vitin e kaluar(2017), dekoroi me Dekoratën e “Flamurit Kombëtar”  me motivacion:

“Në nderim të lartë të veprimtarisë së tij të shquar atdhetare kundër ndarjes së Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare nga trungu amë në mbrojtje të identitetit kombëtar, si dhe në vlerësim të sakrificës së tij heroike, duke dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e viseve shqiptare”.

Lavdi dhe nderim i përjetshëm për Heroin e kombit komandant Shaban Polluzha dhe bashkëluftëtarëve të tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat