Kosova, megjithatë po humbë territor

Opinione

Kosova, megjithatë po humbë territor

Nga: Prof. Dr Binak Maxharraj Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 09:06
Prof. Dr Binak Maxharraj

1.Xhordano Bruno:Toka, megjithate sillet

Shkencëtari i njohur Italian i Mesjetës Xhordani Bruno është i pari shkencëtar i cili edhe shkenctarisht zbuloj së Toka sillet rreth boshtit të vetë.Qarqeve te atëhershme kishtare nuk u pëlqente një zbulim i tillë dhe banë çmos që kjo e vertet te mos dal në dritë duke e konsideruar si gënjeshtër.Kisha për këte zbulim epokal e denojë më vdekje shkencëtarin Xhordano Bruno duke e djegur në turrën e druve.Por,para se te ia futnin zjarrin turrës së druve e pyetën për dëshirën e fundit.Bruno pa hezitu fare tha:Megjithate, toka sillet.

E ilustrove çështjen e Demarkacionit me këtë të Xhordano Brunos duke theksuar fuqishëm,më plotë bindjen time,si njeri që është rritë ne ato anë dhe për të cilën çështje vetëm këto tri vitet e fundit i kamë shkrua mbi 30 shkrime të publikuara neper media,gazeta dhe portale të ndyshme,të thëmë më plotë forcë dhe bindje si shkencetarë së: Megjithatë,Kosova po humbë territor.

Dihet mirëfilli së në lidhje me Demarkacionin janë formu komisione mbi komisione për çështjen e kufirit me Malin e ZI.Së pari Qeveri Thaqi e formoi Komisionin në krye më Murat Mehën.Ky komision i tejkaloi kompetencat duke e berë demarkimin e ri,anipse demarkimi ishte ba me 1946 ne krye me Malazezin Milovan Gjillas i cili kufirin me Malin e Zi e demarkoi ne Çakorr,Bjelluh dhe Kullë,të cilin kufi së ka luajt askush.Por,Komisioni Meha doli me demarkim të ri i cili e luajti kufirin duke e zbrite ate për 5-6 kilometra ne mbrendësi të Kosovës ose duke e damtuar Kosovën për hiq më pak se 82oo hektar tokë sipas te gjeturave te Komisionit Bulliqi te formuar nga Qeveria Hrakdinaj. Të gjeturat e Komisionit Meha ku u pa haptas së Kosovo po humbë tokë asgjë nuk e pengoi Kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaqi qe turr e vrapë te shkoj në Vjenë per ta nënshkruar Marveshejn ne gusht te vitit 2o15.Për këtë  bane protesta se pari nga banorët e zonës,pastaj edhe nga tërë Kosovas ku morën pjesë mbi 100 mijë protestues,u mblodhën mbi 200 mijë nënshkrime drejtuar Parlamentit të Kosovës,por Kadri Veseli me Hashim Thaqin dhe Isa Mustafën kurr së panë të arsyeshme që te qitet ne rend dite ne Parlament.
Por këto dite ndodhi diçka e papritur ne vigjlie te festës së 10 vjetort të pavarësisë të Kosovës e cila sa mshelë e qelë syt u ba temë e ditës.

2.Trambulencat e Hashim Thaqit, Kadri Veselit dhe Ramush Harajdinaj.

Një herë pata shkruar së të premteve në Kosovë ngjajnë gjëra të mëdha.Të premten me 22 dhjetor të vitit 2017.përpak së nuk ndodhi njëfarë grushtështeti i butë nga vete pushtetarët e shtetit,për ta rrexu Gjykatën Speciale,çfarë ishte një grusht i fortë ndaj miqeve tanë,qe vetëm falë atyre një nisjativë dështoi

Por, këtë të premte që shkoj, poashtu, u ba një ngjarje e madhe.Dërisa kryeministri i Malit të ZI Dushan Markoviq po qëndronte në Kosovë për vizitë,Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi,papritmas,ne msheftësi, pa i kallxu askujt ,fluturoi ne Podgoricë u takue me homologun e tij Filip Vujanoviq.Ata papritmas nënshkruan një deklaratë në te cilën thuhet se vija e demarkacionit është e mundshme te rishqyrtohet ne pikat kontestuese ne Çakorr dhe Kullë.U këthye dhe këtë deklaratë e bëri publike në Kosovë.Shumë skeptikë këtë deklarat e shohin më dyshim,sepse kjo deklaratë nuk e obligon askënd,eshte e pa vlerë,nuk e ka fuqi ligjore dhe ndërkombëtarisht e paqëndrueshme dhe së këtë deklaratë e shohin si një floskul politike sa për mashtrim të deputetve që ta votojnë demarkacionin.

Ja pse e thëmë këtë, ja argumenti që askush nuk mund ta rrezojë?!

1.Presdidenti Hashim Thaqi me 2015 e neshshkoj Demarkacionin më Malin e zi ne Vjenë,sipas të cilit Kosovës i ishte levizë kufiri për 5 kilometra ne mbendesi dhe se po humbaste mbi 8200 territor.Ku ishte Presidenti gjatë gjihtë kësaj kohe prej tri vjetësh që nuk reagoi,por thoshte më plotëbindje së Kosova nuk po humbë tokë.Pse Presidenti i jonë nuk reagoi dhe te ia banë më dije Malit të Zi së këtu diçka nuk është në rregull me vijën e demarkacionit?Pse Hashim Thaqi tashti po e pranon se po u deshka me u korigju vija e kufirit sepse nuk paska qenë diçka ne rregull,që do të thotë së Komisioni Meha ia "fali" Malit të Zi rrafsh 8200 hektar tok ose 82 kilometra katror ne vij ajrore sa distanca Pejë-Prishtinë, dhe

2.Ku ishte Mali i Zi dhe Presidenti Filip Vujanoviq që heshti që tri vite dhe nuk donte,bile të ndëgjoj për ndonjë korrigjim të mundshëm të kufirit? Ku ishte Presidenti Vujanoviq që nuk ju ndëgju zani qe tri vite kur e gjithë popullata e Kosovës u quen në kambë për të mbrojte trollin e vet?.Ku ishte Presidenti Vujanoviq kur ne shenjë proteste për vijën e padrejtë të demarkascionit u mblodhën mbi 200 mijë nënshkrime për te rishikuar këtë çështje,anipse ky peticion i qytetarëve tanë nuk u lejue as te futet ne rend dite në Parlamentin tonë.Ku ishte Presidenti Vujanoviq gjate këtyre tre viteve proteste në Kosovë kur mbi 100 mijë vete protestuan rrugëve të Kosovës?:Ku ishte Presidenti i Malit të Zi Vujanoviq kur po kallej Kosova për këtë çështje,kur Parlamenti i Kosovës për tri vite villte tym dhe bile gjuhej edhe më granata,vetem e vetëm për ta kundërshtuar vijën e re te demarkacionit por gjate gjihtë kësaj kohe thoshte për neve kjo punë është e kryer,ka marrë fund është përfunduar.

Çka ndodhi tashti,rrafsh pas tri vjeteve, pikërishtë këtë të premte kur Presidenti i Malit të Zi bëri brenda natës salto mortale dhe pranoi ta nënshkruante një deklatat që së obligon askënd,por që thot vetëm se ka mbetur mundësia,pra vetëm mundësia,(jo domosdoshmëria) për korrigjimin eventual,(por jo të domosdoshëm),te vijës se kufirtit?.Çfarë zori pati qe pas tri vitesh bash këtë të premte që Mali i Zi ta nënshkruaj këtë deklaratë,pse ai nuk e bënte këte gjë gjatë ktyre tri viteve të kaluara?A mos është kjo një lojë jo korrekte, një lojë e kamufluar,apo një mashtrim i kordnuar me krerët e shtetit tone për ti nxjerr ata nga pusi dhe për te ua la fytyrën e nximë.Për te gjitha këto koha qe vjen do te dëshmoj dhe ne fund.

Koalicioni aktual(PDK me nja 23 parti qe skanë me shumë së një autobus anëtarë)bashkë me AAK e Ramush Harajdinaj i cili për tre vite me radh e bani rrmuaj çështjen e demarkacionit iu ra në gjunjë Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit i cili pa pritë e kujtue vetëm kur e bane Kryeminister ia thyen mendjen,ia thyen tourrin,e përkuën e lanë te paftyrë dhe e pranoi verzioni e Komisionit Meha që dikur ia pate perplase harta për fytyre,por këtij koalicioni i ndihmoj edhe AKR e Pacollit si satelit i këtij koalicioni.Që të gjithë këta ranë ne ujdi qç demrakacioni të procedohet më tutje.Por,çfarë ndodhi me LDK-në?

3.Amaneti i Ibrahim Rugovës në bisht të sorrës.

Sa ishte gjallë Ibrahim Rugova LDK ishte një forcë e madhe politike në vend.Ajo ia patë dhenë grushtin më te madhe pushtetit akupues te Millosheviqit,sepse LDK e ndau fizikisht dhe shpirterishtë pushtetin nga regjimi Serb duke formu pushtet paralel te shqiptareve.Autoriteti dhe qëndresa e sajë ne mbrojtjen e kombit ishte e madhe e pakrahasueshme dhe kështu vazhdoi vite më radhe deri sa një dite ai dha shpirte.Pas vdekjes së tij LDK e versulën deshtakët e LDK dhe filluan ta rrjepin nga te gjitha anët deris u nda në dysh.Ajo filloj ta humbë orijetimin në horizont gadi se po rrinte në këmbë. E rrëmbyen Llapjanet së pari Fatmir Sejdiu i cili posa e mori bani turr e vrapë kah PDK,nuk shkoj shumë e ja thane shkelmin.Keshtu bedri edhe Llapjani i dytë Isa Mustafa i cili,poashtu,e rrëmbeu LDK pa merit,bile për shume kohe ne diaspor edhe ishte kundetrshtari i Rugovës.GJatë fushatës elektoral nuk la gur pa lujt kundërt PDK dhe SHIK-ut.E mashtoi anëtarësin dhe elektoratin e LDK,pa pritë e pa kujtu mbrenda natës e la VLAN-in dhe iu rras PDK,e cila edhe e beri Kryeministër,por njësoi si para ardhësi i tij Fatmir Sejdiu edhe këtij ia futen kungjin e rrexuan hund e n'buzë.

LDK këto dite doli hapta se perkrahë Koalicionin e pozite dhe deklaroi hapra pa fije turpi së do ta votoj demarkacionin.Por,turpi nuk ka fytyrë. LDK sikur e harroi amanetin e Ibrahim Rugovës i cili qysh ne vitin 2003 u ngjitë naltë bjeshkëve dhe shkojë ne Rugovë, atje pra nga i kishte rranjët dhe u premtoi dhe ua dha besën rugovasëve, ashtu siç e kishte te fortë besën Levizja "besa-besë"e Haxhi Zekës duke shtuar së përderis unë të jemë gjallë s'ka zot qee luan kuririn. Pra, siç po shihet amaneti i Presidentit Rugova shkoj në bisht të sorrës, të cilën se mbajtën këto sorrat e zeza të LDK, ashtu siç nuk kanë ruajte asgjë nga trashëgimia dhe filozofia e Presidnetit Ibrahim Rugova.

4.Deputet nesër mos lejoni qe te kalojë Demarkacioni, mos e votoni sepse mbi ju dhe familjet e jusaja do te bie mallkimi i historisë dhe i gjeneratave te reja.
Qeveria e Ramush Hrajdinaj me turrë e vrapë mori jurish qe ketë Deklaratë leckë,si anaeks te te gjeturave te Kososionit Murat Meha,pa e përmend fare te gjeturat e Komisionit Bulliqi te cilin e formoi vete ku u vërtetu së Kosova po humbë territor,shpejtë e shpejtë si aneks te Projektligjin ta procedoi ne Parlament miratim.OK.

Por, Kryeministri Ramush Harajdinaj po e harron një gjë,apo nuk ja kanë përkujtu,së miratimi i këtij demarkacioni ne Parlamentin e Kosovës do te ishte krejtë i pa vlere,nese edhe Parlamenti i Malit të Zi nuk e miraton këtë aneks te cilin e nënshkruan te dy Presidentët.

Pra është e udhës që pasi puna ka ardhë deri këtu,qe deputetët e Kuvendit të Kosovës të mendojnë mire,së çka po votojnë,ne votim është pra versioni e Murat Mehes ku Kosova po humbë 8200 hektar tokë.Të vlerësaojnë mire rendësin e kësaj deklarate qe ska kurrfarë efetkti juridik ndërkombëtar,dhe te votojnë më kokën e tyre qe nesër mos të kenë ndërgjegjen e thyemë.Ketu,pra.deputet gjerat janë te qarta,te kristalta,mos bini pre e askujt dhe për asken sepse ju jeni të dinjitetshem së për çka jeni aty,për çka ju ka zgjedhë populli. Ndërgjëgjëja dhe fytyra e njeriut janë më te rëndësishme. Mos lejoni që nesër te votohet vedrsioni Meha, mos lejoni të bie mbi ju dhe familjet e juaja mallkimi i historisë. Ruane fytyrën dhe krenarin e deputetit, mos u përulu ndaj askujt, sepse toka e Kosovës është e shenjët, me e shenjtë së çdo gjë tjetër, ruajuni qe te mos u mallkojn gjeneratat e reja. Pra,kësaj radhe jeni në provim historik,e histori vetëm një herë bahet. Dhe në fund gritne zërin e arsyes mos:

E VOTONI NESER DEMARKACIONIN ,THUANI JO,THUANI NO PASSES,NO PASARN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat