HEC-et grabitje legale kriminale e pasurisë publike natyrore

Opinione

HEC-et grabitje legale kriminale e pasurisë publike natyrore

Nga: Gëzim Allaraj Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 14:05
Gëzim Allaraj

Shoqëria njerëzore dhe historia qe ka përshkruar shoqërinë njerëzore ne ekzistencën e saj ka patur karakter kontradiktor deri ne luftëra te mëdha e gjakderdhje Pa përmendur faktorët e tjerë një nga faktorët kryesore patjetër është pasuria natyrore dhe shfrytëzimi e përvetësimi pasuror i burimeve natyrore. Për te mos çuar ne konflikte te mëdha e gjakderdhje shoqëria njerëzore është orientuar nga e drejta nga drejtësia si brenda një komuniteti, një shteti, por dhe mes vete shteteve për zgjidhjen e kontradiktave mbi shfrytëzimin e pasurisë natyrore. Kështu padyshim themelet dhe lulëzimin me te plote mbi te drejtën e arriti Shoqëria Romake, e cila arriti te  vendose arsyen e shëndoshe mbi fuqinë numerikë apo ushtarake, apo fuqinë e pushtetit .Ne lidhje me drejtësinë u sanksionuan ato norma te cilat u garantonin barazi dhe drejtësi individëve, familjeve dhe komunitetit dhe çdo subjekt i se drejtës ndjehej i realizuar nga përfitimet e saj. E drejta realizohej nga akte dhe gjykime te drejta te bazuara mbi kriteret e drejtësisë te formuluara nga te mençurit nga te urtët nga juriste te tille kryesisht. Ajo qe ishte ne kundërshtim me vullnetin hyjnor , me rregullat e sanksionuara nga te urtët konsiderohej e kobshme fatale dhe çonte ne gjakderdhje si dhunimi i varrezave, lëvizja e kufijve te pronave etj.

Ndërsa ne shoqërinë tone aktuale po ndodh krejt e kundërta edhe pse jetojmë ne një kohe ku njerëzit janë mirëinformuar  dhe ligjet dhe normat janë te sanksionuara. Ne këtë pikëpamje pra nga pikëpamja e se drejtës mbi pasuritë natyrore te cilat sipas legjislacionit dhe te drejtës ne fuqi quhen prona publike nga njerëz me funksione ekzekutive ka kapërcime te mëdha te kufijve te se drejtës jo vetëm si parime por dhe te se drejtës ne fuqi te garantuar ne kushtetute , konventa te ratifikuara dhe ligjet ne fuqi. Vetëm ne këtë aspekt pa iu futur fare legjislacionit dhe te drejtës mbi mjedisin por vetëm nga e drejta e pronësisë mbi HEC-et vërehet kapërcim dhe shkelje e rende e parimeve te drejtësisë dhe ligjeve ne fuqi Pa u thelluar ne detaje mbi te drejtën e pronësisë por vetëm ne mënyrë sipërfaqësore vërehet lehtësisht se nga pushteti ekzekutiv ka funksione administrative pra te administrimit dhe përmirësimit te pasurive publike e sidomos natyrore detyrimisht ne dobi te publikut por ne fakt ne kundërshtim me kushtetutën dhe te drejtën ka kryer akte qe u takojnë pushteteve te tjera dhe institucioneve te tjera .Kështu kryetaret e fshatit, kryeadministratorët dhe pushteti qendror ekzekutiv ne  kundërshtim me te drejtën ne fuqi sillet si pronar i pasurive publike natyrore qe janë lumenjtë dhe bëjnë disponime ne favor te individëve te caktuar Format dhe mënyrat e kalimit dhe fitimit te pronësisë  te pasurive janë te përcaktuara ne kushtetute dhe sipas se drejtës ne fuqi.

Pyetja juridike qe shtrohet është a mund te disponosh një prone kur nuk je pronar i saj? Absolutisht. Sipas se drejtës ne fuqi dhe nëse ke kryer akte te tilla këto janë ne kundërshtim me te drejtën ne fuqi janë ne kapërcim te kompetencave dhe abuzime te renda penale. Kështu kryetaret e fshatit administratoret e njësive nuk kane asnjë te drejte mbi pasuritë publike natyrore përveç administrimit dhe përmirësimit te saj ne dobi te komunitetit, pra te publikut. Por deformimet e te drejtës dhe shkeljet janë te mëdha. Ketë nuk mund te beje as   pushteti qendror pra te sillet si pronar i një pasurie publike natyrore te përhershme kur ekzekutivi ka karakter te përkohshëm kalimtar. Tjetër gjë është me pronat publike jo natyrore si ndërtesat etj. Kur vjen puna tek pasuria publike natyrore si lumenjtë, detet  ne rastin konkret ekzekutivi i përkohshëm nuk mund te sillet si pronar dhe te disponoje një pasuri te tille ne favor te një apo disa individëve, apo një shteti tjetër. Sipas te drejtës ne fuqi janë te përcaktuara qarte format  kalimit  te pronësisë dhe VKM apo aktet e tjera te KM pavarësisht deformimeve ligjore dhe korruptive nuk mund te jene dhe nuk përbejnë akte te kalimit te pronësisë.

Nëse nuk je pronar i një prone nuk mund te disponosh atë dhe forma e kalimit te pronësisë është e pambështetur ne nenin 41 te Kushtetutës, dhe ne aspektin tjetër askush nuk mund te diskriminohet te përfitojë nga burimet natyrore te përbashkëta. Pushteti administrativ ka detyrimin ligjor sipas te drejtës te administroje e përmirësojë pasuritë publike natyrore ne dobi te publikut. Akte te tilla mbi HEC-et etj., janë akte absolutisht te pavlefshme dhe duhet te trajtohen me shume seriozitet dhe konform ligjeve ne fuqi nga gjykatat e Republikës. Pavarësisht  formës administrative te këtyre akteve ne thelb këta akte shkelin marrëdhënie juridike shoqërore civile dhe bien ne kundërshtim me te drejtën civile te Republikës se Shqipërisë , pasi është ajo qe rregullon formën dhe kalimin e pronësisë mbi te cilët mbështetet dhe veprimtaria e pushtetit gjyqësor ku hyjnë noterët dhe pushteti gjyqësor. Akte te tilla te pushtetit administrativ  te çfarëdo niveli janë ne kundërshtim me kushtetutën dhe te drejtën ne fuqi te cilat burojnë nga aktet ndërkombëtare  te detyrueshme për zbatim nga vendet anëtare te OKB. Nje akt i tille është Rezoluta 1803 e datës 14 Dhjetor 1962 miratuar nga  Asambleja e Përgjithshëm e OKB “Sovraniteti i Përhershëm i Popullit mbi burimet natyrore”.

Ne piken 4 te kësaj Rezolute parashikohet se shtetëzimi ose rekuizimi i burimeve natyrore si pasuri publike duhet te bazohet ne arsye ose motive te dobisë publike dhe përfitues i drejtpërdrejtë i përhershëm. duhet te jete publiku. por nëse kjo e mirë kjo pasuri publike natyrore pra burimet natyrore i kalon një publiku tjetër apo ne dobi te një komuniteti me te madh psh. ujë i pijshëm nga një zone fshatare , qytetit, komuniteti qe i merret kjo pasuri natyrore duhet te shpërblehet me një shpërblim te drejte e te përhershëm. Rezoluta nuk lejon ne asnjë mënyre privatizimin e burimeve natyrore publike individëve dhe privateve por ato mund ta përmirësojnë ate vetëm ne dobi te publikut si përfitues i përhershëm. Ndërsa ne piken 7 te kësaj Rezolute, parashikohet se shkelja e te drejtave sovrane te popullit dhe te kombeve mbi pasuritë dhe burime natyrore bie ndesh me këtë Rezolute dhe parimet e Kartës se Kombeve te Bashkuara dhe ne asnjë rast nuk mund te shkelet barazia sovrane e individëve , komuniteteve dhe popullit ne shfrytëzimin e burimeve natyrore. Nga interpretimi i kësaj Rezolute del qarte se e drejta e pronësisë se burimeve natyrore është ne kahun e banoreve qe kane gëzimin dhe posedimin e tyre dhe shtetëzimi apo disponimi i kësaj pasurie kërkon vendimin e këtij komuniteti pra referendum domosdoshmërisht dhe pasi te jete marre vendimi me shumice nga këta banore shtetëzimi apo rekuizimi nuk mund te behet përsëri nga pushteti ekzekutiv pra autoritetet qeveritare , por kërkon vendimin me shumice absolute te përfaqësuesve  te  sovranit.

Kjo rezolute garanton te drejtën hyjnore dhe natyrore te popullit mbi burimet natyrore duke përjashtuar çdo mundësi te autoriteteve qeveritarë për te vepruar mbi to pa respektuar detyrimisht te drejtën sovrane te popullit ku ndodhen këto burime.

Nëse akte te tilla janë bere ne shkelje te Rezolutës, Kushtetutës te vendit dhe te drejtës ne fuqi janë akte absolutisht te pavlefshme sipas se drejtës civile ne te cilën rregullohen marrëdhëniet e pronësisë ndërsa ne aspektin e te drejtës penale autoret qe kane bere akte te tilla janë ne shpërdorim flagrant te kompetencave pra akte kriminale qe vijnë ne kundërshtim me te drejtën ne fuqi duke abuzuar me pushtetin dhe duke favorizuar individë apo klane te tyre te cilët pastrojnë paratë qe kane përfituar nga korrupsioni , trafikimi apo abuzimi me pushtetin. Të dy kategoritë si ata qe bëjnë këto akte edhe ata qe përfitojnë dhe qe ne thelb janë bashkëpunëtore e përfitues te kësaj grabitje legale kriminale detyrimisht duhet te hetohen nga organet e reja te drejtësisë  qe do te krijohen dhe Prokuroria e Përgjithshme menjëherë duhet te nise hetimet ndaj këtyre akteve  kriminale qe te pengojnë e ndërpresë urgjent shkeljen e rende te se drejtës sovrane për burimet natyrore pasi gjate këtyre shkelen rende te drejta mbi pronësinë , sovranitetin dhe barazinë duke u kaluar ne mënyrë kriminale te drejtën mbi burimet natyrore individëve private kjo e ndaluar rreptësishtë dhe gjithashtu është cenuar e shkelur rende rendi juridik ne fuqi, legjislacioni penal i Republikës se Shqipërisë.

Autori është Kryetar i Unionit të Juristeve të Pavarur të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat