Akoma nuk u mjaftuat me të gjitha këto trillime

Opinione

Akoma nuk u mjaftuat me të gjitha këto trillime

Nga: Islam Fejzullahu Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Presidentit, Kryeministrit, Kryekuvendarit dhe të gjithë liderëve politik e institucional të Republikës së Kosovës!

Të nderuar të sipër apostrofuar të shtetit të Kosovës, po ju drejtohem me ketë kërkesë dhe pyetje duke shpresuar se ma ne fund do të mendoni sado pak ne këto qaste të rënda ekonomike të vendit; Papunësi, pa ekonomi, me shëndetësi, arsim të kriminalizuar qe përfundimisht të mendoni për popullin dhe vendin dhe të hiqni dorë nga personalizimi, individualizmi, kolltuku ete gjitha perspektivat vetanake-personale vetëm kësaj radhe për hir të zotit dhe popullit.

A ka mundësi qe vetëm kësaj radhe ti leni anash gënjeshtrat, mashtrimet, te mirat për te tjerët dhe agjencitë e huaja argat te te cilave jeni e vetëm kësaj radhe te mendoni për popullin dhe vendin tonë?

Ti leni kësaj radhe anash edhe kolltuqet e buta ne mënyrë qe përfundimisht populli dhe zoti tua falë te këqijat qe i sollët vendit dhe popullit deri me tani. Përfundimisht e kam humbur besimin sepse kësaj radhe e dëshmuat se asgjë për juve nuk ka rendësi vete karriera juaj dhe lëkura e juaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat