Ata kanë ende frikë nga martirët e regjimit komunist

Opinione

Ata kanë ende frikë nga martirët e regjimit komunist

Nga: Ilir Vata Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 12:51
Ilir Vata

20 shkurti, dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist dhe në këtë 27 vjetor të rrëzimit të simbolit të diktatorit, ata do na kujtojnë ditën e kujtesës pa menduar se ne nuk kemi ende varret e martirëve të egzekutuar nga regjimi, natën fshehurazi dhe në mizori të plotë.

Ata do na kujtojnë ditën e kujtesës së martirëve, pa menduar se kanë dekoruar persekutorët.

Ata do na kjutojnë ditën, pa menduar përjashtimin nga politika, adminiatrat, pa meduar se vazhdojnë të na urrejnë, ndërsa të përndjekurit i kanë falur për krimet që kanë bërë, pra ne i falëm ata na urrejnë si më parë?!

Ç’farë ditë, sa bukur tingëllon, dita e kujtesës në nderim të martirëve, një rrenqethje, një momet pauze, heshtje, një qëndrim në këmbë për të gjithë ata që u egzekutuarn nga diktatura komuniste, intelektualë, klerikë, qytetarë që mendonin ndryshe nga regjimi i flijuan në diktaturën komuniste, mijëra të tejerë u burgosën, u interrnunë u përndjekën dhe një komb i tërë i izoluar, në varfëri dhe përplitje për jetën!!!.

Po, ku janë martirët dhe të viktimizuarit e regjimit komunist, pyesin sot të rinjtë, trashëgimtarët e tyre, ata që nesër do ndërtojmë të ardhme?

Dhe tabloja është në karbon, e skicuar e zeza mbi të bardhë, një kopozim që as fantazia e djallit nuk mund ta kishte diallosur më keq, të qendër një hon i madh me varret e të pushkatuarve që janë afro 7200 persona të fshehur përenjëve të Shqipërisë dhe ende nuk kanë një varr, sepse regjimi kishte synim t’ua zhdukte dhe varrin dhe ashtu ndodhi, pas 27 vitesh ata nuk kanë një vend prehje.

Trashëgimtarët e tyre, nuk munden ende të pushojnë vajn, nuk kanë mundësi të hedhin lule apo ti qajnë me nderim sepse ata jo vetëm janë martirë të lirisë dhe të demokracicë por mbi të gjitha janë gjyshrit, prindërit e dikuj, pra kuja vazhdon dhe pas 27 vitesh.

Afro tri dekada ende nuk është berë traspsarenca me të shkuarën, ende jemi në përplitmën mes të vjetrës dhe të resë, pasi e shkuara tërheqen zhak politikën shqiptare sepse brenda saj janë ata që ishin dje, janë mëkatarët e regjimit të shkuar në parlament, në politikë, në organet e drejtësisë në krye të institucioneve në vend.

Asgjë nuk u bë për të nisur një hetim të drejtë për krimet e regjimit komunist, dhe një hetim i tillë nuk nisi kurrë ndonse Kodi Penal Kodi Penal në Pjesën e Posaçme, kreu I, ku flet për krimet kundër njerëzimit, pikërisht, Neni 73, Genocidi (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79) citon se: “Zbatimi i një plani të paramenduar që synon shkatërrimin tërësisht apo pjesërisht të një grupi nacional, etnik, racial apo fetar i drejtuar kundër anëtarëve të grupit dhe i shoqëruar me veprat që vijojnë, si: vrasje me dashje të anëtarëve të grupit, dëmtime të rënda fizike dhe psikike, vendosja në kushte jetese të rënda që shkaktojnë shkatërrimin fizik, zbatimi i masave që synojnë pengimin e lindjeve, si dhe transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup tjetër, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”.

Dhe në Nenin 74, Krime kundër njerëzimit (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 8; ndryshuar me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 13) ku citon se: “Vrasjet, zhdukja me forcë, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër njerëzore, të kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, ose në mënyrë sistematike, kundër një grupi të popullsisë civile, për motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”.

Ndërsa në vijim, neni 75, Krimet e luftës (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79), “Veprat e kryera nga persona të ndryshëm në kohë lufte, si vrasja, keqtrajtimi ose dëbimi për punë skllavëruese, si dhe për çdo lloj shfrytëzimi tjetër çnjerëzor në dëm të popullsisë civile ose në territor të pushtuar, vrasja ose keqtrajtimi i robërve të luftës, vrasja e pengjeve, shkatërrimi i pasurisë private ose publike, shkatërrimi i qyteteve, komunave ose fshatrave, jo të diktuara nga nevoja ushtarake, dënohet me heqje të lirisë jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”.

E të gjithë këtij cikli i vjen në ndihmë pikërisht neni, Neni 67, “Mosparashkrimi i ndjekjes penale, ku thuhet se: “Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit” i cili i hap rrugë një hetimi, pasi ekzekutorët janë ende gjallë dhe provat janë të pakontestueshme.

Nndërsa kuja vazhdon dhe thëret për morden kombëtare që shkatoi regjimi komunist, pra një morde e lënë hapur, me lotë e dhimbje dhe s’po mbyllen afro tri dekada sepse politika e vjetër është nihiliste, e dyshimt, mosbesuese dhe ende ka urrejtje për të martirizuarit e diktaturës, ndërsa ata vetë, trashëgimtarët kanë falur dhe nuk kanë kurfarë urrjetje, përkundrazi kanë demostrua paqe duke falur.

Ne i falëm ata hakmerren?!

Ata kanë ende frikë nga armiq e regjimit, sepse diktatori i fundit para se të shkonte në atë botë ua la amanet që “ne regjimin do e ndryshojmë, por pushtetin nuk ua japim armiqve të pushtetit”!

Dhe trashëgimtarët e regjimit komunist, ata që përndiqnin qytetarë, ata më të zellshimt e diktaturës u përkthyen në demokrat, madje lajthima shkoi deri aty sa disa nga mëkatarët u bënë dhe të përndjekur, duke ju vjedhur edhe vuajtjen të vetmë dëshmi që regjimi komunist ua farktoi me urrejtjen më mizori.

Që atë të ditë kur u shëmb bustit të diktatorit Enver Hoxha kanë rrjedhur 27 vite të plotë dhe që atherë reminishencat e diktaturës na janë shfaqur në forma të ndryeshme, madje ende vazhdojnë të përshfaqen herë pas here.

Atëherë, para 27 vitesh më 20 shkurt 1991, dhjetëra mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që ishte në ditët e tij të fundit, kishte lejuar pluralizmin politik.

Partia e parë opozitare Partia Demokratike kishte pak muaj që ishte krijuar, ndërsa 700 studentë ndodheshin në grevë urie, duke kërkuar ndër të tjera edhe heqjen e emrit të diktatorit Enver Hoxha nga Universiteti i Tiranës.

Ngjarjen e bënë qytetarë, ata ishin protoganizt të vërtetë dhe ishin mijëra qytetarë që u mblodhën në sheshin kryesor të Tiranës dhe rrëzuan monumentin e diktatorit Enver Hoxha, duke shënuar një prej momenteve më të rëndësishme të rrëzimit të komunizmit në Shqipëri.

Në konceptin historik dhe politik, rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha, shënoi ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, por në të vërtetë vetëm busti është rrëzuar, diktatura qëndron në këmbë me forma te tjera, që e bëjnë atë karikatinë të shpërftyruar të regjimit e quajtur tranzicion!

20 shkurti përkujtohet si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist, dhe fundin e diktaturës në Shqipëri, por reminishencat e diktaturës na kanë lënduar, prekur dhe provokuar dhe politika i ka përjashtuas sepse në vend të dekorimit të martirëve janë dekoruar persekutorët, në vend të përfaqësimit në politikë të të përndjekurve është ndjekur politika e përjashtimit dhe sot nuk kemi asgje vetëm vuajtjen mbi supe.

Kemi vranga e regjimit ngjedhur kuto, shenjat e prangave, semundjet profesionale madje dhe traumën dhe postramën dhe më keq akoma, urrejtjen e tyre që shfaqet e shpërshfaqet si një duf i dalë nga djalli.

Kurimi i së shkuarës është domosdoshmëri, është detyrim është garanci për pajtimin kombëtar dhe stardi ku demokracia fillon të funksionojë kur të gjithë bashkë vlerësojmë vlerat dhe i vemë ato në vendin e duhur, kurse martirët që kujtohën si ditë ende nuk kanë një varr ku ne ti qajmë?!

Kjo nuk është demokracia që u sakrifikuam, por përcudnimi i saj një shtojcë e diktaturës ku e vjetra arrnohet me politikën e re, duke na paraqitur përcudnimin e demokracisë që vizualizohet në një dordolec arrnuar kudo,  si simbol të tranzocioni që tashmë ka marrë fizionominë e shtetit të pa hasur në asnjë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat