Çfarë t’i thuhet kësaj...dështim, manipulim, mashtrim apo tradhëti?!

Opinione

Çfarë t’i thuhet kësaj...dështim, manipulim, mashtrim apo tradhëti?!

Nga: Prof.dr Binak Maxharraj Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 06:16
Prof.dr Binak Maxharraj

Sot dua të shkruaj diçka të veçantë.Të shkruaj diçka për mrekullin e të premteve,sepse unë nuk e di së pse ne shtetin tim vetëm te premteve po bahën disa "punë"të mëdha.Nuk e di,apo ndoshta pse e premtja është si një ditë e veçantë e zotit e cila konsiderohet si dië më fat.Ndoshta mu për këtë arësye edhe pushtetarët tanë e zgjodhën të premten.

Edhe atë ditë më 22 dhjetor 2017 ishte ditë e premte.Ditë e premte si çdo ditë tjetër dhjetori me ngrica dhe te ftoftë.Po në këtë të premte ndodhi diçka e tmerrshme,diçka e cila përpak që nuk e përmbysi shtetin.Ishin qu peshë disa hije të rënda pushtetarësh për ta përmbysë shtetin.Po,po bash për ta përmbysur shtetin e vetë.Ishin mbledhë natën në errësirë të plotë,askush tjetër pos Kryetari i shtetit Hashim Thaqi,Kryeministri Ramush Harajdinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli.Derisa Parlamenti i Kosovës hala ishte tu e kry punën e vete te rregullte,ne sall u futën disa njerz si hijena dhe mbledhnin nënshkrime nga deputetet.Kur kjo mori fund deputetet nuk u lane të shkojnë ne shtëpi u thanë:rrini edhe pak këtu së e kemi edhe një pune shumë me rendësi me Ju.

Deputetet e ngratë te habitur po presin,ndersa atje naltë ne msheftesinë më te madhe nga pushtetarët tanë po zihej diçka.Ajo së çka atje po zihej ishte tu u përgatit një komplot ndaj shtetit,donin mjeranat ti mashtronin deputetet që te votonin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale,e cila ishte vu kryesishtë për fajin e tyre,por tani duket së kishin marrë erë se kjo Gjykatë do tu trokiste në derë,donin gjithësesi ta hiqnin qafe.Jo pse pushtetarët tanë patën mëshirë,sepse edhe ashtu janë të pamshirshem,por ndodhi qe nuk u ba kuarumi ne Kryesin e Kuvendit për ta procedu këtë punë të fliqet me tej ne Kuvend sepse puna e tyre ishte dekonspiru,kishte marr erë.Shpejtë reaguan edhe ambasadoret e sidomos ai i SHBA-ve Delavie dhe ai i Brinanisë O'neli të cilët e penguan këtë marri,këtë puç ne tentativë nga pushtetarët tanë dhe Kosova shpëtoi falë miqeve tanë.

Edhe me 16 shkurt 2018 ishte ditë e premte kur Kosova po bënte përgatitje për ta festu 10 vjetorin e pavarësisë.Por për çfarë rezultatesh duhet te krenohet Kosova për këto 10 vjete.Jo,për ndonjë investim të madh nga investitorët e jashtëm,sepse  askush nuk dëshironte të të bëjë investime te mëdha aty nuk nuk ka siguri,aty ku rrushfeti dhe korrupcini kishin mbrri kulmin dhe mafia ekonomike dhe politike e bënte punën e vetë pa u pengu nga askush.Apo të krenohen për atë së si populli po mjerohet për çdo ditë e më shumë e cila tentonë për çdo ditë të ikë nga Kosova,sepse këtu në shtetin tonë papunësia ishte  mbi 40% më e madhja ne rajon,apo aty ku pushtetarët i rrisin pagat e tyre ne pakufi,ndersa gjysma e popullsisë jetonë e kufinjët e ekzistencës,apo të krenohen me njohjet e Kosovës si shtet nga shtetet tjera ku menzi nga një po ju vjen ne vit,apo të krenohet me geton qe e ka nguju popullin e vete si ne vathë pa kurrfarë lirije për te livizë lirëshëm, apo te mburret për ate se ne 30% te territorit të saj nuk ka qasje,atje në veri ku jetojn kryesisht serbet e zhvillojnë jetën e vete sikur mos të ishin mbrenda Kosovës,atje ku nuk vlejnë ligjet e Kosovës,atje ku asgjë nuk frymon shqip,as nuk shihn simbole dhe as që ndegjohet ndonjë këngë shqip,atje sundon krimi dhe mafia e drejtuar nga një shtet tjetër,e cila qe 18 vite është ulë atje si ne bashqe te babës me Car Llazarin e vete dhe askush nuk guxon te ua prish tymin e cigarës.Apo,apo...për çka tjetër duhet të krenohet Kosova për këtë 10 vjetor lirie dhe pavarësie të brishët,për çfarë,te krenohet për Demarkacionin dhe Asociacionin të cilat i erdhën Kosovës si prej qiellit për shkak  pa aftësisë te pushtetarëve tanë të shantazhuar dhe te korruptuar,apo për luftën me flamuj që po i shtin, bash si tareqet, te kapën ndër vete Flamuri i shenjët kombëtar i cili ishte simbol dhe u printe me krenari betejave te atedhetarëve tanë për çlirim kombëtarë, me atë tjetrin që u piku si nga qielli i cili as që dine te valoj, siç duhet,etj.etj...

Por,po në këtë të premte me 16 shkurt 2o18-tën ndodhi diçka e jashtëzakonshme.Pushtetarët tanë donin që me çdo kushti t'i gëzonin qytetarët tanë më diçka në këtë 10 vjetor të pavarësisë dhe zgjodhën që te merren me çështjen e demarkacionit e cila edhe për shkak te presionit ndërkombëtar po u rrinte si shpatë mbi krye tash e sa vite pa pas kurrfarë mundësie që ta zgjidhin sepse ishte lidhë e ba nyje.Pse i hynë këta tanët çështjes së demarkacionit kur kjo çështe ishte demarkue qe ne vitin 1946,bile në krye te këtij komisioni ishte vetë njeriu më i autoritëtshëm i Malit të ZI Millovan Gjillasi pa asnjë shqiptar ne komision, ku kifiri ishte caktu ne Çakorr dhe ne Kullë të Zhlepit.Si mund të këtë Mali i Zi pretëntime teritoriale ndaj Kosovës kur demarkomi i kufirit ishte ba kryesisht nga ana e tyre dhe asnjëherë nuk kishte pretendu ta bejë një gjë të këtill.Po pse kishte nevojë,apo, pse Kosova nuk rezistoj fuqishën dhe te thoshte së nuk ka nevojë te bahet nje vije e re kufitare midis këtyre dy shteteve mike kur ajo ekziston dhe Mali i Zi nuk ka ndonjë pretendim territorial?.

Por ndodhi çka ndodhi,unë nuk e di së çfarë zori pati,por Kosova i hyri kësaj avanture, kësaj pune te flliqët rreth demarkacionit.Formoi komisionin në krye me Murat Mehën(i cili shumë vite me parë,bile edhe para lufte ne shkrimet e tij thoshte se Çakorri dhe Kulla janë kufinjë me Malin e Zi).Punoi si punojë ky komision,nepër mjegull dhe errësirë të plotë,më shumë spekulime dhe lajdhitje,nuk e di së për interesa te kujtë,por u përcaktu mjë vijë e re(anipse nuk kishte autorizim te bënte nje demarkim te ri pasi qe ai ekzistonte)dhe lëshoi"bombën" ku doli së Kosova po humb hiq më pak se 8200 hektar tokë.Këtë vijë të re,nuk e di se për çfarë qëllimesh,nuk hetizoi,por as të pyeste së si ndodhi kjo,por shpejtë e shpejte (me 2015 vit) shkoj ne Vienë dhe e nënshkroi Mareveshjen nderkombëtare për vijën e re me Malin e ZI.Kjo mori jehon të madhe ne popull sepse askush nuk priste e,as që kishte paramemdu që do të ndodhë një gje e tillë.U nisën prtotesat se pari nga popullsia e Zones te cilët as qe paramendonin se pronat dhe varret e tyre do jesin andej kufirit.U neshkruan edhe peticioni me mbi 200 mijë nenshkrime ne kundërshtim të kësaj.

U bane edhe proteste ne rrugë por plasi shqrri edhe ne Parlament me protesta dhe pamje jo te mira si shenjë për mos lejimin e miratimit te kësaj vije,qe për shkak të kësaj proteste ne Parlamet edhe sot e kësaj dite po gjykohen deputetët pa të drejtë. Nga ana tjetër Mali i Zi as qe bëzante,i kishte futë vesht ne lesh sepse atij de facto iu ishin falë 8200 hektar toke.U rrebelu edhe Kryeministri i tashëm Ramush Harajdinaj i cili ishte për tri vite ne krye te kësaj pune.Një gjë te tillë e vërtetoi edhe shkenca në krye me Doktorin Shpejtim Bulliqin i cili ne gjetjet e Komisionit te tij vertetoi se de facto Kosova po i humbë 8200 hektar tokë.Por puna nuk levizte u ba nyje u blloku e tere jeta politike për tri vite më radhe,bile për ketë u gjete edhe fajtori,askush tjetër pos Kryeministri Isa Mustafa.i cili e pranonte këtë vije te re te kufinit,por faji mbetet jetem dhe ate pa dijen e tij e shkarkuan të mjerin Isa Mustafa anipse ai me futjen e tij ne Kryeministri u ba vazal i Hashim Thaqit.

Pra,te premten si për çudi nisi "zhbllokimi" i kësaj çështje.Dolen ne sqenë prap ata të moqmit,ata te të premtes se 22 dhjetorit të 2017.te cilët për pak që nuk e përmbysën shtetin, të cilët po donë qe tashti ne këtë përvjetor te bajnë diçka,ti gëzojnë qytetarët e Kosovës, thue se nuk kishin pasë kohë të mjaftueshme deri me tashti,pra qe ta zgjidhin këtë çështjen e demarkacionit bile edhe brenda natës nëse është nevoja.Si për çudi këto ditë,më porosi te ndokujtë apo më deshirë papritmas u gjendë ne vizitë Kosovës, hiq më pak se Kryeministri i Malit të Zi Dushan Markoviq,ndoshta për të ia lidhe fijen disi kësaj punës së Demarkacionit,anipse Mali i Zi deri me tani as që donte te di për këtë sepse e konsideronte si punë të kryeme,të marrun fund.

Unë nuk e di së çfarë"qorbe" u zi,por papritmas,msheftas ne erresirë,bash si në të premtën e 22 dhjetorit të 2017,Presidenti i Kosovës pa i kallxu askujt fluturoi ne Mal të Zi,ku e solli nje letër deklaratë(jo marrëveshje)te nënshkruar edhe nga Presidenti i Malit te Zi Filip Vujanoviq, në te cilën thuhet se Mali i Zi paska pranuar qe kjo çështja e kufirit(sic) të diskutohet pas miratimit të Demarkacionit edhe nga ana e Parlamentit të Kosovës,anipse qe tri vite Mali i Zi e konsideronte të kryeme këtë punë dhe nuk donte të di asgjë  për këtë çështje.Intuziazmi i pushtetarëve tanë për këtë "punë të kryeme" nuk kishte kufij.Menjehërë u thirre Kryesia e Kuvendit qe demarkacionin,pra sipas versionit Meha(ku Kosova humbë 8200 hektarë tokë)te dërgohet sa më shpejt ne Kuvend për miratim.Çuditërishtë për këte ishte pajtu edhe refuzuesi me i madh i demarkacionit Ramush Harajdinaj,qe tashti si kryeministër nuk po i dhembë fortë për humbjen e territorit,kryesore për të është së më në fund u ba kryeministër.
Për në fund,hajde të thomi diçka së çka është kjo letër-deklaratë,se çfarë fuqie dhe efekti juridik prodhonë  kjo deklaratë?.

Në këtë rrafsh sikur mendimet janë te ndara.në njërën anë i kemi mendimet dhe zotimet e pushtetarëve tanë të cilët me plotë gojën thonë së kjo çështje tanimë është e kryeme por duhet të miratohet ne Kuvend,së pasë kësaj pa përcaktu kurrfarë termini do të ulën më palën Malazeze,se do te formohen komisione të reja,për siç thuhet,korrigjimin e vijës së kufirit në Çakorr dhe Kullë nëse eventualishtë është ba ndonjë habim,etj.etj.

Nga ana tjetër kemi te flasin njerëzit e dijës dhe shkencës duke theksuar se kjo deklaratë është vetëm një deklaratëe vullnetit të mirë nga ana e Palës Malazeze që të "përbiron" Kosova diqysh këtë punë në të cilën më vetëdije eshtë nguju qe tri e më shumë vite.Thuhet më pastaj së kjo deklarat e nënshkruar nga të dy Presidentet nuk prodhonë kurrfarë efekti juridikë sepse deklaratat e këtilla sepse Mareveshjete ndërkomvetare nuk rregullohen me deklarime e me letra pa vlerë.Marëveshjet e nënshkruara ndërkombetare nuk mund të rinegocohën,por ato duhet vetëm të zbatohën,sepse po te  kështu antehere bota do te bëhëj fish-mash.

Thanë shul e shqip,pra kjo deklaratë është e pa vlerë,është një punë në te cilën pushtetarët tanë i kanë hy  pa hanxhi.Është një lajthitje,është një rrenë e kullueme,është një mashtrim,është një manipulim është një dështim i rradhës,është një lojë më ndjenjat e qytetarëve,është diçka çka nuk mund te ndodhë për një punë të kryeme nderkombetarisht,aq më parë kur dihet së pse Mali i Zi nuk çprushte,nuk çpurdhtë,siç thotë populli,gjatë këtyte tri vjetëve,nuk hetizonte për asgjë,por vazhdimishtë thoshte se këty ma nuk ka negocim se kjo është një pune e kryeme e cila nuk mund ë qe edhe njëherë te negociohet,por u deshtë qe te priste një të premte qe tua bane qejfin dhe vetëm qejfin pushtetarëve tanë,e për te mashtruar popullin.

Pra është e udhës që pasi puna ka ardhë deri këtu,qe deputetët e Kuvendit të Kosovës të mendojnë mire,së çka po votojnë,ne votim është pra versioni e Murat Mehes ku Kosova po humbë 8200 hektar tokë.Të vlerësaojnë mire rendësin e kësaj deklarate qe ska kurrfarë efetkti juridik ndërkombëtar,dhe te votojnë më kokën e tyre qe nesër mos të kenë ndërgjegjen e thyemë.Ketu,pra.deputet gjerat janë te qarta,te kristalta,mos bini pre e askujt dhe për asken sepse ju jeni të dinjitetshem së për çka jeni aty,për çka ju ka zgjedhë populli.Ndërgjëgjëja dhe fytyra e njeriut janë më te rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat