Është Kosova, “kurvë, apo prostitutë” politike e Evropës?

Opinione

Është Kosova, “kurvë, apo prostitutë” politike e Evropës?

Nga: Fadil Maloku Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:18
Fadil Maloku

1. BRUKSELI, me Projektin e Strategjisë së Zgjërimit të Ballkanit Perëndimor, në favor të sigurisë në Evropën Juglindore, në fakt është duke e vonuar demokratizimin e Ballkanit Perëndimor. E në veçanti demokratizimin e Kosovës!

2. BRUKSELI, duke favorizuar lider "karizmatik" e me tipare oligarkike, është duke e rritur paragjykimin dhe zhgënjimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. E në veçanti, atyre Kosovar!

3. BRUKSELI, duke mos përmendur asnjë germë afatizimi për Kosovën (përkundër prezencës së saj për dy dekada të tëra/UNMIK-u, EULEKS, KFOR,etj./!) në Strategjinë e Zgjërimit.., po e dëshmon vetëm paaftësinë e saj vendimarrëse, për të ardhmen e saj. E në veçanti, të qytetarëve të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat