Në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës - Festuam

Opinione

Në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës - Festuam

Nga: Milazim Maraj Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 11:11
Milazim Maraj

Në Koshare festuam bashkë; dëshmoret, veteranet, invalidët e luftës të rënët e pas luftës dhe familjet e dëshmorëve.                                                                                                                                 

Bora pati rrolin e vet të pastërtisë, nuk kishte premtime boshe sikur më parë.                                         

Dje nuk pati as gënjeshtra kush e beri luftën kjo falë borës.

Sot festën e filluam në Koshare. Më bashkëluftëtaret tonë të luftës së Koshares  filluam festën në memorialin e Koshares të pa ndërtuar, gati  të harruar. Sot na kujtoheshin të gjithë ata që na premtuan për  ndërtimin e memorialit por nuk e ndërtuan. Sot kishim festë dhe emocione të përziera. Kënaqësi , dhembje, lumturi për Kosovën e lirë  dhe të pavarur, zhgënjim për gjendjen në të cilën jemi dhe nuk e kanë merituar dëshmoret, familjet e tyre të cilat respektohen nga bashkëluftëtaret por jo sa duhet nga shteti për të cilin u sakrifikuan. Ndiheshim bashkë me heronjtë, dëshmoret dhe bashkëluftëtaret e rënë pas lufte, na kujtoheshin biseda, takime, stërvitje, aksione lufte dhe humori i luftës. Sot i nderuam me një minutë heshtje, me vendosjen e luleve pranë piramidave të tyre. Disa familje sot mungonin. Sot ndjemë  rëndë mungesën e tyre. Ata sot nuk kishin ardhur. Pse????. Ndoshta nuk kanë pasur mundësi. Ndoshta kanë qenë të sëmurë, ndoshta iu mungonte transporti. Askush nuk e ditëm pse munguan.  

Eee , Koshare vend i çuditshëm. E kuptojmë, këtë vend  e kanë nëmur Serbia dhe Rusia. Ata këto bjeshkë i quajnë të nëmura sepse kanë lënë shumë ushtarë dhe mercenar në këto bjeshkë, por nuk i kanë nënshtruar kurrë. Këto janë bjeshkë tona, janë të shenjta për shqiptaret, për këtë arsye nuk kursyen bijtë e tyre për të i mbrojtur pa vlerësuar çmimin për  to. Pse  nuk e kuptojnë këtë udhëheqësit tonë? Apo është posti vendi  ku humbin ndjenjat, një vend  ku ende nuk e kuptojmë?

Apo një vend ku çdo gjë ndryshon sa po të arrijnë aty. Apo nuk e kemi idenë e udhëheqjes. Sa të vijmë në poste, humbim ndjenjat kombëtare, humbim motivin, harrojmë si erdhën kush i solli dhe pse i solli. Harrojnë çka patën premtuar se do të bëjnë kur të vijnë në këto poste. Çka është edhe më keq  degradojnë  personalitetin e tyre që e krijuan më sakrifica dhe çmime të larta, të tyre dhe familjes së tyre.

Nëse kjo nuk u dhimbset atëherë duhet kuptojmë së njerëzit në poste sharrojnë  në një lloje gjysme kome, ku qelizat e tyre i ndërrojnë polet. Tani çdo gjë që ishte keq për ta kur ishin qytetarë të lirë në poste u duket mirë. Pasurimi i shpejt që është sa i rrezikshëm aq më turpshëm, që kështu si turp trashëgohet, tani ju duket e vetmja formë për ta shfrytëzuar deri sa janë në pushtet. Si duket nuk e mendojnë fare jetën pas pushtetit. Jeta pa nderë është shumë e gjatë dhe pa farë kuptimi. Po sot megjithatë ishte festë, bashkë me ne ishin edhe invalidët e luftës.

Disa prej tyre nuk patën mundësi të ngritën shkallëve të memorialit, por i kishin bashkëluftëtaret që nuk i lënë. Ndoshta rastisën të njëjtit shokë të luftës që i tërhoqën nga vija e zjarrit kur u plaguan dhe sot i bartnin përsëri që ti kenë pranë, të bëjnë homazhe bashkë ashtu siç ishim në luftë. Kjo ishte mirë, që nga shokët e vet nuk ndjehen të harruar. Këta nuk kanë poste.

Madje edhe janë krejtësisht të lënë pas dore nga shteti për të cilin luftuan. Këta quhen FARKISTA dhe për çudi shihen si të huaj, këtë urrejtje ua mbollën ata që luftuan kundër luftës së Koshares, ata që pengonin  këtë luftë më vonë më pamundësi ta pengonin tentuan ta përshkruajnë si projekt të tyre. Po kështu shihen nga se as deputet dhe ministra, zëvendës ministra, zyrtarë të lartë në qeveri apo presidencë  nuk e duan termin FARK, por adhurojnë termin FAK. Çka kanë këta njerëz më Republikën e Kosovës?. Pse e duan Kosovën pa emërimin kushtetues Republikë. Në këtë ditë të pavarësisë po lutim Zotin të ua falë mekatet, nga se nuk po e kuptojnë çka po bëjnë. Për ndryshe do të i dënoj Zoti  në emër  të studentëve, mësuesve, veprimtarëve patriot, që u vranë, u kalben nëpër burgje, ikën dhe jetuan të syrgjynosur nëpër Botë  dhe i dogji  zjarri i nostalgjisë për atdhe për Kosovën Republikë. Tani  jugo nostalgjikët  dhe miopët nuk mund të dalin jashtë  përcaktimit të tyre inatçorë dhe ta quajnë Kosovën Republikë.

Institucionet e Republikës së Kosovës. Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. Por prap së prap sot u festua me flamur të shtetit dhe flamur kombëtarë. Më plot shpresë për të ardhmen dhe me  vendosmëri për të prodhuar dhe kultivuar  shumë energji pozitive, shumë dashuri për njëri- tjetrin. Sot  u kënduan këngë, për heronjtë tonë vallëzuam. Uruam njëri -tjetrin, bëmë fotografi dhe harruam vuajtjet për një ditë në këtë vit. Urojmë dhe shpresojmë që viti tjetër të jetë më i mirë. Urime për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat