A duhet apo jo ta votojnë Demarkacionin, deputetët e LDK-së?

Opinione

A duhet apo jo ta votojnë Demarkacionin, deputetët e LDK-së?

Nga: Selim Kryeziu Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 17:05
Selim Kryeziu

Dje isha në Prishtinë, por nuk arrita t’ju takojë të gjithëve. Jam i brengosur dhe besoj se jo vetëm unë. Pas tri viteve, sërish  përpara kemi Demarkacionin.  Po të ishte votuar atëhere, sot do të ishin harruar vizat e ndoshta ndoshta, do kishim ende atë Qeveri që patem, Qeveri padyshim më të mirën që ka pas Kosova deri tani.  Partitë opozitare në atë kohë jo vetëm që nuk e votuan demarkacionin, por bënë edhe “luftë” në Parlament e jasht Parlamentit. Gaz lotësjës, koktej molotovi, sulm në shtëpinë  e Kryeministrit  Mustafa, sulm ndaj kryetarit të Komisionit, etj, etj…

Kryeministri aktual ja gjuajti për fytyrë hartat këtij të fundit. E quajti edhe “peder”. Fjalor i zakonshëm ky për  Kryeodatarin e Kosovës.  Tani, sa qel e mshel sytë, demarkacioni del se është në rregull, apo “ aneksë marrëveshje” e bën të rregullt?! Hi syve domethënë! Demarkacion pritet të votohet, pra të ratifikohet sot a nesër, apo më së largu javën që vjen. U rinënshkrua marrvjeshja e nënshkruar vite më parë dhe Krueodatari i Kosovës bashk me odatar të tjerë të tij, japin lajmin “e madh”: Në verë udhëtojmë pa viza! Ja dolëm, fituam, izolimi mori fund!  Do ta korrigjojmë në të ardhmën nëse gjenden fakte e dëshmi. Ky është triumf!  Për tri vite nuk u gjeten fakte, nuk gjeten dëshmi.  Po mundësia e korrigjimit ishte pjesë e marrveshjes edhe tri vite më parë more. Kë e gënjejnë këta?!                 Se demarkacioni, lufta për territor, ka qenë vetem farsë e Kryeodatarit, këtë e ka kuptuar çdo njeri që ka dy gram tru.

Të gjitha këto,  të gjithë i dim. Po çka tani? Çfare do të bëjnë deputetet e LDK-së?

Një numër prej tyre nuk pranuan ta votojnë as kur Kryeministri Mustafa ua kërkoi. Disa prej tyre janë prap deputet. Personalisht, nuk besoj se do ta votojnë as tani. Do të ishte absurde bile ta votonin. Po çfarë do të bënë LDK-ja, çfarë do të bëjnë deputet tjerë të LDK-së? Cili është qendrini zyrtar i LDK-së? Mungesen e Kryetarit Mustafa po e ndinë jo vetëm LDK-ja, por edhe vet Shteti.

Varianti 1

Nëse LDK-ja nuk e voton demarkacionin, atëhere ajo prish raportet me faktorin ndërkombëtar. Ajo më nuk mund të lavdrohet se është parti shtetformuese që interesat e shtetit i vë para interesave të partisë.

Do t’i linte qytetarët e Kosovës edhe më tutje të izoluar. Do të binte në kundërshtim me vetveten, me parimet dhe qendrimet e veta sikurse vet Kryeodatari i Kosovës. Ata e din, ne e dim, të gjithë e dim,  se kufiri nuk mund të ndryshohet as sot, as nesër, as kurrë. Është çështje që duhet patjetët të bëhet. Vetëm kohë mund të humbim por asgjë, asbsolutisht asgjë tjetër nuk arrihet. S’ka zgjidhje tjetër. U pa puna.

Varianti 2

LDK-ja voton demarkacionin. Kështu ajo zhbllokon vendin por njëkohësisht ja zgjat jeten kësaj Qeverie të gërditshme. Paraja publike do të vazhdon të keqpërdorët. Do të kemi falje borgjesh për klientelen e Kryeodatarit, sikurse ajo për “prodhuesit” e ujit. “M’u ka tek”, ky ishte arsyetimi i Tij. Kush e di edhe çka do t’i “teket” në vazhdim Atij, ndoshta i teket zhbërja e Speciales prap, ndoshta i teket të rrit numrin e Ministrive në pesëdhjetë. Ndoshta emron pesëqind zëvendësminista, se ashtu i teket. S’ka asgjë të keqe këtu! Prandja është Rambo, për t’i plotësuar teket e veta. Pastaj, më e keqja është se me votimin e demarkacionit LDK- ja do të vërtetonte atë që Kadria i PDK-së, Ranushi i AAK-së, e Fatmiri i NISMA-së e kënë thënë vazhdimisht: LDK-ja nuk është në gjendje të shtyjë proceset përpara, nuk është në gjedje të merr vendime të mëdha. Kjo ishte zatën edhe “arsyeja” pse bashk ata dhe VV dhe Lista serbska rrëzuan Qeverinë e drejtuar nga LDK-ja. “Behana e qervishit me pre pulën”.

Miq të mi të nderuar, drejtues të lartë të LDK-së, nënkryeterë Haki Rugova, Agim Veliu e Lutfi Haziri; sekretar Ismet Beqiri; Shef i grupit parlamentar Avdullah Hoti, Nënkryetar i Parlamentit Kujtim Shala; ËSHTË KOHA TË MBLIDHUNI BASHK, dhe të merrni një vendim, të keni një qëndrim të oërbashkët. Të deklaroheni për vendinin e qendrimin,  dhe t’ua sçaroni edhe t’ua arsyetoni qendrimin tuaj, dmth, qendrimin TONË, qytetarëve të Kosovës, votuesve besnik të LDK-së, por edhe Neve, drejtuesve tjerë të Partisë nëpër qytete e provinca.  A duhet prap LDK-ja të sakrifikohet për të mirën e vendit, gjë që e ka bërë shpesh dhe e ka bërë vetëm Ajo.  Nuk mjafton vetëm me një deklarat të thjesht: “Do ta votojmë”! Duhet më shumë, shumë më shumë. Më besoni!

Bashk ja dalim! Paçi shëndet!

Autori është kryetar i degës së LDK-së në Dragash

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat