Krimi i organizuar në Kosovë hetohet nga profesionistë të bujqësisë, mekanikës, tregtarisë, gjeografisë etj...

Opinione

Krimi i organizuar në Kosovë hetohet nga profesionistë të bujqësisë, mekanikës, tregtarisë, gjeografisë etj...

Nga: Besnik Gjaka Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 16:30
Besnik Gjaka

Për të aplikuar me sukses në punën penale-operative praktike të metodës klasike të kriminalistikës (p.sh. të mësuarit rreth versioneve kriminalistike, traseologjisë kriminologjike, metodave të kryerjes së bisedës informative, metodave të marrjes së njohjes, vlerësimit të besueshmërisë së dëshmisë së të dyshuarit dhe qytetarit, bazës së të mësuarit kriminalistik mbi provat, kriminalistika e punës me informatorët, vigjilentët, metodat kriminale dhe shumë të tjera), është e nevojshme të kemi njohuri të shkëlqyeshme të kriminalistikës. Duhet të kihet parasysh se kriminalistika është shkenca më dinamike e të gjithë atyre që zbatohen në fushën e parandalimit të krimit të organizuar. Të gjitha këto që përmenden më lart, kërkojnë njohuri të shkëlqyera kriminalistike dhe ligjore të personave që punojnë për të luftuar krimin e organizuar në kuadër të policisë.

Për të zbatuar metodat e cekura, janë të nevojshme njohuri të shkëlqyera teorike dhe praktike. Është e domosdoshme ngritja sistematike e shkollimit dhe ngritja praktike. Shtrohet pyetja ç’farë janë burimet tona njerëzore të punësuar në Policinë Kriminale dhe shërbimet e lidhura me to? Cili është profili i tyre profesional (arsimor)? Në kuadër të shërbimeve kriminalistike në vendin ton ka të paktën ata (apo shumë pak) të cilët kanë fituar njohuri shkollore kriminalistike. Ka shumë policë të punësuar (shumë eprorë), madje edhe në pozita udhëheqëse, të cilët kanë përfunduar shkollat e mesme dhe kolegjet ku nuk kanë dëgjuar asnjë fjalë për kriminalistikën. Realiteti i shërbimeve kriminalistike në Kosovë tregon se janë të angazhuar dhe punojnë inxhinierë bujqësorë, profesorë të edukimit fizik, profesorë të gjeografisë, persona që kanë kryer menaxhime të ndryshme, mekanikë, tregtarë etj. Pa dyshim, se ata nuk janë në gjendje të aplikojnë metodat klasike e mos të flasim për metodat moderne në luftën kundër krimit të organizuar.

(Autori është njohës i kriminalistikës dhe krimit të organizuar)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat