Pse ashtu z. Kryetar i Kuvendit!

Opinione

Pse ashtu z. Kryetar i Kuvendit!

Nga: Riza Smaka Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 15:45
Riza Smaka

Dje, në datën 15 shkurt 2018, nga një zyrtare, të cilën e  nderoj, u ftova  për të vajtur e për të marrë Mirënjohjen për rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës referuar  Deklaratës së Pavarësisë  së shtetit tonë.

Në datën 16  shkurt 2018,  për shkakun e  metodës së papërshtatshme të  dorëzim – pranimit të saj,pas  hezitimit për të vajtur apo jo , duke e vlerësuar më lartë  rëndësinë e Mirënjohjes së  sipërthënë, vajta dhe e mora të njëjtën.

Në këtë rast,  me indinjatë dhe zhgënjim i adresohem z Kadri Veselit, kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës me pyetjen, pse, nuk e ka organizuar një  moment   enkas  në vend dhe atmosferë solemne për dorëzim-  pranimin e mirënjohjeve për  kontributin në  Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës të  të gjithë  personave meritorë  (ku do të isha edhe unë)  në vendin e dorëzim –pranimit të tyre  nëpërmjet   administratës sikunder ato të ishin  letra postale të zakonshme!

Aq më parë  kur, Mirënjohja për rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës  për meritat në  miratimin dhe shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë   së vendit tonë ,nuk është as nuk mund të jetë   letër   postare e rëndomtë , përkundrazi ,është dhe mbetet  dokument publik  me autoritet dhe   me  vlera   të traditave  historike  dhe parlamentare  të veçanta.

Së andejmi, edhe sipas  standardeve dhe   rregullave    zyrtare si dhe praktikave parlamentare të mira , e aq më parë, sipas  rëndësisë   politike e historike të aktit të   shpalljes së pavarësisë politike të vendit tonë, dorëzim – pranimi i  Mirënjohjes në fjalë si dhe e mirënjohjeve të tilla në përgjithësi, domosdo është dashtë  të   bëhej  solemnisht dhe zyrtarisht sipas protokolit  parlamentar e kurrsesi jo  nëpërmjet  procedurave teknike , të rëndomta e për aq papërfillëse sa për vetë mirënjohjet aq për  personat e nderuar me të njëjtat.

Në këtë kontekst e krahasoj  trajtën e dorëzimit   dhe pranimit  teknoburokratik  të Marrëveshjes në fjalë  ,në një anë dhe ,të   dorëzim – pranimeve  solemne e zyrtare të  çmimeve për drejtësi për kontribut të jashtëzakonshëm  në hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës !

Çmimet  për drejtësi  për kontribute të jashtëzakonshme në hartimin e Kushtetutës së parë  të Republikës së Kosovës dhe   për vënien e themeleve të shtetit modern e demokratik,ndër të tjerë, e kam pasë marrë edhe unë, në vendin, kohën  dhe mënyrën  solemne të dinjitetshme e të veçantë  personalisht nga ish Kryeministri  z . Hashim Thaçi dhe  nga  ish zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Drejtësis z. Prof dr Hajredin Kuçi!

Ndaj, edhe Kryetari  i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z Kadri Veseli është dashtë të vepronte ngjashëm sikundër ish Kryeministri z Hashim Thaçi dhe ish z Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë z Hajredin Kuçi duke i dorëzuar mirënjohjet për Deklaratën e pavarësisë - në rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Aq më parë kur , Kuvendi i Republikës së  Kosovës ka salla të mjaftueshme dhe të përshtatshme në një anë si dhe autorizime funksionale reprezentative për të ofruar e paguar sëpakut nga një kafe për të mirënjohurit meritorë, në anën tjetër!

Gjithsesi , Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veselit  dhe stafit të tij edhe në këtë rast, ju uroj  dhjetë vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat