Kryetari Fatmir Limaj, zhbllokon ngërçin politik me Malin e Zi!

Opinione

Kryetari Fatmir Limaj, zhbllokon ngërçin politik me Malin e Zi!

Nga: Dr. Nijazi Halili Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 14:27
Dr. Nijazi Halili

Kryetari i Nismës Socialdemokrate për Kosovën,z.Limaj, po jep kontributin e tij të pakontestueshëm  në  zgjidhjen  e problemit të Demarkacionit, me Malin e Zit, që mbetet  nder kushtet themelore për liberalizim të vizave dhe rrugëtimit në familjen evropiane.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate për Kosovën, qysh nga muaji tetor ka qenë i angazhuar në gjetjen e një zgjedhje për demarkacionin. Madje, ai këtë propozim ia kishte paraqitur Malit të Zi në vizitën e tij të realizuar në këtë shtet.

Pas një përpjekje dhe angazhimi serioz disa mujor në kërkim të gjetjes se një zgjidhje për marrëveshjen e demarkacionit, e cila do të zhbllokonte rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane, më në fund kemi marrëveshje mes dy shteteve tona.

Arritja e kësaj marrëveshje do të thellojë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shumanshëm me shtetin fqinjë, Malin e Zi. Ftoj, të gjitha Grupet Parlamentare dhe Kryesinë e Kuvendit që urgjentisht të thërrasin seancën për të ratifikuar marrëveshjen për demarkacion.

Ky veprim i Kuvendit të Kosovës do të ishte dhurata më e mirë që mund t’ia ofrojmë qytetarëve të Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë. Ratifikimi i kësaj marrëveshje përfundimisht i hap rrugë të liberalizimi të vizave dhe konfirmon rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Krejt, për fund mund të konkludojë se ndër politikanët dhe reformatorët më të suksesshme në Qeverinë Haradinaj,  mbetet Zëvendëskryeministri   i Qeverise se Kosovës, z.Fatmir Limaj, i cili gjeti rrugën dhe modalitetin më të mirë të mundshëm për zhbllokimin e situatës së krijuar politike në mes të malit Zi dhe Kosovës, për muaj të tëre, e cila i ka kushtuar vendin në ngecjen e procese integruese drejt familjes evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat