Vogëlushja nga Kosova në Vlorë

Opinione

Vogëlushja nga Kosova në Vlorë

Nga: Gëzim Llojdia Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 09:52
Gëzim Llojdia

1.

Në varrezat civile të Vlorës një gurë varri i trishtuar. Sipër me bojë të zezë shkruar:kosovare. Në faqen ballore j:Ferjale Spasoli 1990-1999.

-Vogëlushe ti ike nga vatra jote në atë  orë e trishtuar. Në të kobshme orë. Orë e fjalë kambanash binin në erë. Morte.Plagë. Gjak ende kullonin krahët e prerë të kombit kirurgjikisht nga trupi  amë. Shenjë të thella në trupin e Shqipërisë,c’praj 1912.

-Të përzunë cetnikët,ushtarët e një  shteti agresor. Të përzunë me dhunë me armë  kallashë,bomba,krisma,zjarre,sharje,ulurima. Le trojet ,shtëpinë,avllinë,djepin që të përkundi,kopshtajat gjithçka ngase ora e hasmit ishte në lëvizje. Ndërkaq ky mot i zi mbrinte. Ikën fshatra të tërë me vargan,ngarkuar mjeteve të punës.Pas era e flakës.pishës dhe xixës së hasmit. Ndonëse i tillë, nga thellësia e kraharorit nxore  mallkimin.Nga iridet e syve:solli lotin. Nga buzët dëshpërimi. Nga zemra: rruzuj mallkimi.

-Ti ardhe në shtetin amë . Ti u nise dhe erdhe në qytetin e Flamurit .Ti ardhe atëherë kur shteti amë kishte dalë vetë nga ëndrra e keqe’ 97.

Vështirë se më parë në Shqipërinë e një tranzicioni të mundimshëm, mund të gjeje kushte. Qytetet e shtetit amë sapo kishin dalë nga luftërat  e tyre. Fshatrat si në mesjetë.

-Çfarë ishte lufta e 97 në shtetin amë?

Burokratët, ziliqarët, pushtetmbajtësit  , burracakët me një fjalë përvijonin fytyrën e  një shteti,që po gremisej çdo ditë në humnerë,madje për ta shpejtuar këtë ata i dhanë dorën e fundit drejt honit më të thellë. Kundërshtarët të vendosur në rrugën e tyre.U dha,për në pushtet shkonte  nëpër një pyllishteje më flakë e armë. Kjo ishte vogëlushe ‘97.

Ti ardhe në shtetin amë kur tiparet e tyre  ishin :ngjyra e verdhë e syve të ngrirë.Pra sapo kishin dalë nga lufta e çuditshme .Diagrami i rrahjeve të zemrës ishte tregues i një lufte ,që s’merrej vesh kush luftonte,me kë luftonte.

Jo pak qytetarët e qytetit të Flamurit kishin mbushur varrezat civile të Babicës me arkëmorti.Si rrallë shqiptarët nuk vdisnin nga Zoti,që u kishte dhënë jetën,por vriteshin ditën me diell në qytetin historik,nga kallashët e plumbave rrëmintar. Mirëpo cilado qoftë e vërteta,shkaqet e saj për ju o politikanë të kësaj kohe dhe të gjithë krahëve,për ju projektues të zinj. Për ju ndërtues e zbatues varrezash. U shtrembërofshi këmbë e kurriz,djall e bijë djallësh.Bukë,o Zot i madh ,mos u dhënçin në pleqëri të thellë. Strehë,mos gjeçi në ditë të zezë.

2.

Kështu ti ardhe në qytetin e Flamurit.Ti erdhe në shtetin amë aty ku dielli muzgjeve tè shumèpritura qielli pèrflaket.Vogëlushe ti ardhe në qytetin tonë pèrpara njè sinfoni të  brishtè,aty  ditènetèt e gjata,me zèrin e dridhur tingujve pèrhumben. Ishujve tè vecuar pèrhapet largèsia,duke u tretur dalèngadalè heshtjes sè saj,krahève tè zgjatur mbetet njè shpresè.Ti ardhe pikërishtë për këtë shpresë vogëlushe!Dhe një ditë befasisht ti  u sëmure ,pra cfarë të ngjau?Si ndodhi që jeta jote upërmbys. Vogëlushe  ike për ti shpëtuar një tmerri pa fund. Shpresoje dhe ëndërroje  të ishe larg plumbave. Shpresoje dhe  ëndërroje që një ditë ,që tmerri të mbetej pas. Ëndërroje të riktheheshe në vatrën tënde .Ëndërroje të ishe e qeshur,  lumturisht.

Ardhja jote ,qiellin e pastër brenda vetes shpalosje. Ti solle pranë çdo cicërimë dhe fëshfërime gjethesh,erën e ngrohté shpërndaje kudo,té ndërroj fushëpamjen e  muzgut zbehur. Pranverat e ikura klithin njëzëri,duke marré me vete çdo ankim,té gjitha ngjyrat kërkojnë koloret e tyre. Brenda teje buronin  ujëvarë,rrjedhshmërinë e saj duket se diçka e ndali, ,ndërfutur mes  një hapësire e zbrazét,ti u ende  drejtimesh qé si kupton as vet.      Dhe një ditë të vitit 1999 defitnitivisht ,sytë i mbylle. Karvani i mortorëve u ngjit  te kodrina,përjetësisht aty flenë të ikurit nga kjo botë. Dhe rapsodi një miku im Nertesi Asllani këndonte dhimbshëm me vargje plumbi:"Eh, Babice, Babice,/C’dhimbje mba mbi vete,/ Sa pak jete të plote! Sa shume copra jete!Karvanë me lule, /Krushq të qetë, pa zhurmë, /Tabutet mbi supe,/ Dhendurret në gjumë".......

-Një lutje prano ti udhëtar te dërrasa e këtij varri të vetmuar ,aty hidh një lule mbi dheun e  butë.

-Vogëlushe, hasmi iku detyrimisht nga toka dhe vatra?Po ti pamundësish nuk u ktheve në trojet e tua. Stacioni i fundit i jetës ishte këtu në tokën amë .Perëndia të dha jetë,hasmi ta ndërpreu në 9 vite.Mbetur përjetësisht në këtë  qytet vogëlushe,si kohë  dhe tregues i një lufte, që  shkau ka bërë me shqiptarët .Nëse në folklor thuhet:Ku ka rrjedhur do pikojë do vej soji më soj...që dmth shqiptarët do kenë trojet e tyre, që u ka dhënë Perëndia, si një lindje që pas perëndimit vjen.Për  ardhacakët udhët dihen ,nga sytë këmbët drejt muzgjeve  ,ngricave pa fund  nga ku  nisën  me taborët dhe ulërimë .Le të kthehen në ditënetët  e tyre .Atje të  luten për mëkatet  e tyre .Perëndia gjithsesi  i mëshiroftë për krimet  e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat