Çdo premtim i Hashimit ishte mashtrim

Opinione

Çdo premtim i Hashimit ishte mashtrim

Nga: Sinan Kastrati Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 11:24
Sinan Kastrati

Kanë mbetur edhe më pakë se tri ditë e net që të 10 vjetorit të pavarësisë ku Hashim Thaqi “shpalli” Kosovën “të varur” e “demokratike”.

Po a kemi shtet apo "shtet" me pushtet pushtues e diktatorial?

I kemi fshi durt

Po shkoj me radhë.

 Kosova brenda këtyre 10 viteve, në vend të ecjes përpara, në shumë fusha ka stagnua ose ka ecur si gaforrja. Ajo nuk ka ushtri, liberalizm të vizave, nuk ka integrietet e sovranitet, nuk ka pare (monedhë) të veten. Nuk është antare e OKB-së e as nuk ka ymyd që mund të bëhet antare e BE (Bashkimit Evropian) e as e NATO-s për shkak se nuk e kanë njohur 5 shtete të Evropes, Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qipro, ndërsa si antare e OKB-së, Kina dhe Rusia, si antare të përhershme të Këshilit të Sigurimit të OKB-së, janë pengesë sepse mund ta përdorin VETON.

Çdo premtim i Hashimit ishte mashtrim

Çdo premtim i Hashimit ishte mashtrim e RRENË. Ai edhe atherë kur deklaronte publikisht në TV-e, në paraqitjet e tija publike, nuk e mbante fjalën. Hashimi ishte shkelësi më i mdhë i rregulloreve, ligjeve e “kushtetutës” së Kosovës.

Hashimi ishte njeri i fjalëve të shumta e punëve të kota. Ai në çdo “paraqitje” do të thoshte: unë i priva luftës, unë e çlirova vendin, unë e shpalla Kosovën të pavarur etj. 

Cilës luftë i priu Hashimi?

Ajo luftë (1999) ishte luftë që e bëri NATO kundër Jugosllavisë së mbetur, Unionit Serbi, Mali i Zi. Ndërsa sa i përket i çlirimit të Kosovës, mjerisht një pjesë të Kosovës e kontrollon Serbia, jo vetëm Veriun e Kosovës, që nga Mitrovica Veriore por edhe shumë komuna në brendësi të Kosovës. Kryeqytetin e dytë, pas Beogradit, serbët e Kosovës e kanë Graqanicën që kanë Postë, Banke, Spitale, Monedhën serbe, gjuhën dhe shkrimi serb etj.

Për “Shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 10 shkurt 2008, shumë njohës mendojnë se Hashimi e ka shkelur rregulloren e Kuvendit të Kosovës. Hashimit, nuk i ka takua ta lexoj letrën por atë gjë duhej ta bënte ish kryetari i Kuvendit të Kosovës në atë kohë, Jakup Krasniqi, që s`ishte hiç më i mirë se Hashimi, një M... “mollë e kalb`t me da për gjys”.

 “Hashim Thaçit  patjetër qe nuk i takonte ta lexonte atë deklaratë, patjetër qe ai ka tentuar t’i marrë meritat e të tjerëve duke dashtë të hyjë në histori me zor si kalorës”, theksoi Shahu, njohësi më i mirë i kësaj perudhe, nga ish gazet. i Radio Kuksit.

Mirëpo sipas Shahut, historia e ka derën shumë të ngushtë që t’i zë njerëzit kaq të “mëdhenj” si Hashim Thaçi, mbaron citati.

Edhe pakëz për VIZAT ose liberalizimin e vizave. Hashimi pat premtua më 2010. “Brenda 13 muajve do të udhëtoni në të gjitha vendet e Evropës pa pasur nevojë për viza”, kështu i pat mashtrua  Hashimi qytetarët me 29 dhjetor të vitit 2010, në fushatën parazgjedhore, kur Hashimi përsëri u “zgjodh” kryeministër.

Këtë “premtim, mashtrim e rrenë, hashimi e ka përsërit edhe viteve tjera, më 2011, 2012 ... e deri më sot , “Viti 2012 është vit i procesit të liberalizimit të vizave. Në vitin 2011, institucionet qendrore dhe lokale, kanë shënuar progres të konsiderueshëm në fushën e riintegrimit të personave të riatdhesuar. Kjo është konfirmuar edhe në Raportin e Progresit 2011 për Kosovën, dhe Strategjinë e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”, kishte thënë ai në nëntor  të vitit 2011, në takimin e nëntë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian” do ti rrente Hashimi Kosovarët e mjerë.

Pasi që liberalizmi i vizave nuk ndodhi gjatë 2012-së, ai nuk hezitoi që 2013-tën ta shpall si vit të liberalizmit të vizave. Ai përveç që s`e mbajti fjalën e nuk i përbushi obligimet që i kishte, tash bëri yrysh edhe te “ushtria”. Fundin e vitit 2017, Hashimi tha se Kosova do të ketë ushtrinë ose unë do të jap dorëheqje.

Pra, kemi të bëjmë me një mashtrues e rrenc profesional.

E keqja tjetë është se ai i filloi “Bisedimet teknike” me Serbinë dhe ato “bisedime” na dualën “kapuq me mangë” e nuk dihet kur do të përfundojnë po edhe edhe këtu Hashimi arsyetohej “së shpejti do të kemi njohje reciproke” e në krye të “ekipit” e vuri Edita Tahirin, një nga gratë deputete më jo serioze e të pavendosur. Se si hyri ajo nën sqetullat e pdk-së dhe të Hashimit, besoj se e dijmë të gjithë.

Dhe të kqijat s`kishin të ndalur, si pasojë e rrenëve të Hashimit. Ai sa herë që donte, mbante zgjedhje dhe menjëherë, kur nuk i dilte çka  donte ose kur ia arrinte qëllimit, ai e prishte Koalicionin. Kështu bëri edhe me LDK-në e Isa Mustafës. Hashimi i premoi Isës vendin e kryeministrit me kusht që LDK-ja e Isës me ia dhënë “kokrrat” e Hashimi me u bë “president”. Dhe kur u ul Hashimi ne skemlinë e Atifetes, Kadrisë, Fatmirit, Ramushit  e ... iu bâni me sy “rrxone isën”!  

Dhe prap prej fillimit, Hashimi, Kadria e Ramushi, u bënë tre “udhëheqësit e institucioneve të Kosovës që Kosova është në këmbë të qelqit.

Por së pakut kjo po dihet. Kushneri do të thoshte, po e parafrazoj “Hashimi është një dinak i cili gjithë natën ngreh kurtha e në mëngjes më thot mua, unë mund të ndihmoj... “

Kësi udhëheqësish nuk ka Ballkani. Këta janë supermen, atlet, bokserë e çka jo tjetër që lindin njëhë në një shekull. Një miku im do të thoshte kështu për Hashimin, Kadriun e Ramushin “Njerezit si Hashimi, Kadriu e Ramushi u lindkan shumë rrallë! Njëherë në njëqind vjet po thonë!
Nuk di çfarë të them lidhur me këtë, pos që është e vërtetë se njerëzit normalë lindin më shpesh.

Monstrumët më rrallë!” (l. Loshi)

Është e vërtetë e vërtetë se më tepër se njëherë kam thënë se njer¨z si Metush Krasniqi i Dajkovcit e profesor Anton Çetta lindin njëherë në 100 vjet por “njerëz” si Hashimi, Kadriu e Ramushi edhe në 1000 vjet nëse nuk lindin do të ishte fat ose mos të lindin fare.  

Aferat e krimit e të korrupcuonit; lidhjet me shërbimet e huaja dhe me vrasjet e dyshuara në Kosovë, e bëjnë Kosovën si vendin më të dyshimtë në Evrope e më gjerë.

Kosova i ka la durat

Kosova i ka la durat ka mbetur veç me i fshi duart me murriz.

Të paktën por më të mirën që do të mund dhe duhet ta bënin Hashimi, Kadriu e Ramushi është që të largohen nga pushteti që kanë dhe ti blejnë nga një tufë me dele e ti ruajnë ato, si Rasfagjani i Iranit. Edhe ai ishte kryeministër (te na Kadriu ende nuk është bërë kryeministër).

Këta tre kanë bërë aq shumë  punë të kqija e të ulta, çka nuk është në traditën e shqiptarit me vra me MOHË, me kidnapua ... e me haraq e haram me e mbajtur pushtetin, 10 vjetë pas “pavarësisë”

Ramushi bashkë me Dautin e “Magjupin” ... akuzohen se kanë kryer vrasje në Dukagjin.

Dua të pyes vetvehten: A e kishin shpallur Deputetët e Kuvendit të Kosovës Pavarësinë e Kosovës më 2 Korrik 1990?

Po Kushtetuta e Kaqanikut, a ishte miratua po nga ai Kuvend më 7 Shtator 1990?

Po paraqes disa të dhëna për miqt e mi e lexuesit e ndershëm.

A nuk kemi “Politikanë Abdalla, Budallenjë, Analfabeta, Qurrana, Kurvarë E Mjerana. Hajna! (Kimete  Berisha)

Ky soj sorollop iu hapi gojën edhe të  huajve e fqinjëve tanë të flasin me plotë gojën ”Rada Trajkoviq: Thaçi është bartësi kryesor i idesë së ndarjes së Kosovës” e cila thot: “Bartësi kryesor i idesë së ndarjes së Kosovës është Hashim Thaçi, konsideron politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, e cila “nuk mendon” se autoritetet në Beograd “nuk janë në njëfarë marrëveshjeje me Thaçin”, dhe pohon se Beogradi “është një prej mbështetësve kryesorë” të Thaçit dhe Kadri Veselit, shkruan sot Koha Ditore. “Ndërsa jeta e njeriu nuk vlen më shumë se disa monedha “Si u vra biznesmeni nga Peja pak ditë pasi refuzoi të jepte 500 mijë euro haraç truprojës së Haradinajt”, 14 SHKURT 2018 NË ORA: 16:28. Ndërsa për vrasjet tjera, Famila Musa, flet Flamuri: “Flamur Musaj godet Ramush Haradinajn: Populli nuk harron se si hyre më 50 ushtarë kriminelë në familjen Musaj

Më: 14 shkurt 2016 nga V.R.

Edhe Fatos Lubonja, analist dhe njohës I mire, shkruan për  Ramushin : “Fatos Lubonja mbi “krimet” e Ramush Haradinaj”, 17 Korrik 2013, Gazeta TemA.

Për Hashimin ka më shumë fakte por ato nuk po i sheh Aleksandër Lumezi. Qe disa, të tjerat i kanë thënë të tjerët. Unë vetëm e kam luajtur rrolin e artisit të riprodhuar. “Ish–shefi i shërbimit sekret francez: Hashim Thaçi është agjent i yni e rekrutuam në Rambuje (VIDEO), GazetaExpress E hënë, 25 Janar 2016 12:13 dhe linku: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ish-shefi-i-sherbimit-sekret-francez-hashim-thaci-eshte-agjent-i-yni-e-rekrutuam-ne-rambuje-video-162565/?archive=1  

Një tjetër, jo më pakë i rëndësishëm është “Kush është Hashim Thaçi – presidenti i ri i Kosovës [video] • KOHA archive.koha.net/

Çuditërisht, në po të njëjtën vit, emri i Thaçit përmendet në lidhje me vrasjen e gazetarit Ali Uka në Tiranë, vrasje kjo që kurrë nuk është zbardhur publikisht. Në atë kohë, Thaçi kishte qenë shok dhome me Ukën. I njohur për dinakërinë e tij, gjatë luftës, Hashim Thaçi do të mbante nofkën “Gjarpëri”. Por …  dhe

“Ku keni qenë ti Hashim dhe Kadri kur është vrarë Ali Uka?” Bota Sot | 13.11.2012

Të “fundit” por kësaj radhe po e paraes një shkrim në një gjuhë tjetër “Hashim Thaçi förnekar mord och kidnappningar”, Amnesy Press, linku.

http://www.amnestypress.se/notiser/12409/hashim-thaci-fornekar-mord-och-kidnappningar

 P.S. Unë kam shkruajt për Hashim Thaqin disa dhjetëra herë se si ai ka kidnapua dhe rrahur por kanë folur e kanë shkruajtur edhe Gjergj Dedaj, ish zv. Ministër i Hashimit dhe tash së fundit, edhe Veli Bytyqi, “këshillar”.

Unë kam me shkruajt për Hashimin deri sa ta shoh para gjykatëve ndërkombëtarë e grillave të burgut, sikur ... Gor. ... në Kafaz.

Ndërsa një ish komunist me emrin Xhafer Shatri për Hashim Thaqin shkruan: “Mbi kufoma deri në kolltukun e presidentit”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat