Do festojmë dështimet e këtij 10 vjetori të shtetit të Kosovës?!

Opinione

Do festojmë dështimet e këtij 10 vjetori të shtetit të Kosovës?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 06:53
Ragip Guraziu

Se kjo kastë politike duhet pensionuar dhe duhet ndërruar me një brez tjetër të gjeneratave të reja politike, ngase Kosova po e përmbyll një dekadë të plotë të humbur dhe të pazhvilluar, duke vendnumëruar në të gjitha fushat. Ndërkaq, për fatin tonë të keq, e tëra kjo po ndodh për shkak të klasës politike të inkriminuar, që udhëhoqi vendin për gjithë këto vite, pasi po kjo klasë është e lidhur me mafio-oligarkët, nëntokën kriminale dhe klanët politike të inkriminuara. "Kosova po mbetet, edhe 10 vjet pas shpalljës së pavarë- sisë, peng i kësaj klase të inkriminuar në pushtet, pozitë e opozitë, e cila që nga shpallja e pavarësisë ka lëvizur mbrapa, duke humbur tërësisht besimin e qytetarëve, por edhe të faktorit ndërkombëtar. Pas festimit ka mundësi, në vjeshtën e sivjetme mund  të  ketë shumë lehtë zgjedhje të reja, por edhe nëse do të mbaheshin këto zgjedhje, nuk do të sjellin asgjë të mirë, sikurse që nuk kanë sjellë deri më tani asgjë të re dhe të dobishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Po pra!? Se kjo kastë politike duhet pensionuar dhe duhet ndërruar me një brez tjetër të gjeneratave të reja politike, ngase Kosova po e përmbyll një dekadë të plotë të humbur dhe të pazhvilluar, duke vendnumëruar në të gjitha fushat. Ndërkaq, për fatin tonë të keq, e tëra kjo po ndodh për shkak të klasës politike të inkriminuar, që udhëhoqi vendin për gjithë këto vite, pasi po kjo klasë është e lidhur me mafio-oligarkët, nëntokën kriminale dhe klanët politike të inkriminuara. "Kosova po mbetet, edhe 10 vjet pas shpalljës së pavarë- sisë, peng i kësaj klase të inkriminuar në pushtet, pozitë e opozitë, e cila që nga shpallja e pavarësisë ka lëvizur mbrapa, duke humbur tërësisht besimin e qytetarëve, por edhe të faktorit ndërkombëtar. Pas festimit ka mundësi, në vjeshtën e sivjetme mund  të  ketë shumë lehtë zgjedhje të reja, por edhe nëse do të mbaheshin këto zgjedhje, nuk do të sjellin asgjë të mirë, sikurse që nuk kanë sjellë deri më tani asgjë të re dhe të dobishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Fatin e Shqipërisë do e përjetoj edhe Kosova-shtet I cungur,pa veri te Mitrovicës dhe pa Luginën e Preshevës…

 Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë,per shkak se kombi shqiptar ishte i rrëzikuar nga vendet fqinje sepse kishte nje vlerë të madhe gjografike dhe strategjike. Shqiptarët ishin po aq të interesuar sa edhe popujt e tjerë të shtypur të Ballkanit për t’u çliruar nga zgjedha osmane. Përfaqësuesit e tyre bënë përpjekje për t’u lidhur me fqinjët në luftën e përbashkët kundërosmane, por këto përpjekje dështuan për faj të krerëve të Aleancës Ballkanike, të cilët nuk dëshironin t’i kishin shqiptarët si palë me të drejta të barabarta në këtë aleancë, sepse ishin marrë vesh ndërmjet tyre për copëtimin e Shqipërisë. Prandaj, shqiptarët nuk hynë në një aleancë, krerët e së cilës synonin t’i përdornin ata si mish për qentë në luftën kundër Perandorisë Osmane. Pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë aleancë, pa u njohur zyrtarisht të drejtat e tyre, do të ishte një vetëvrasje.

Sovraniteti  elementë kyçë që Kosova të bëhej një shtet karshi shteteve tjera të botës

Edhe në këtë dhjetvjetor të pavarësisë së Kosovës,Kosova nuk ka shtrirje të sovranitetit në veri të Mitrovicës. Edhe ky dhjetvjetor po na gjenë pa shtrirjen e sovranitetit në veri të Mitrovicës,dhe në njëmbdhjtëvjetorin ka mundësi që në atë pjesë veriore,Kosovës do i del nga dora sovraniteti në veri dhe 23 përqindshi i territorit bashkë me Mitrocicën do dhurohet Serbisë,pasi po flitet,mu nëkëtë dhjetvjetor për ndarjen e Kosovës,dhe jo rastsisht.

Bashkë pavarësia dhe sovraniteti ishin elementë kyçë që Kosova të bëhej një shtet karshi shteteve tjera të botës. Prandaj, angazhimet e panumërta të aktorëve politikë për ta kurorëzuar  e finalizuar statusin e Kosovës u zhvillua me negociata  të ndërlikuara gjatë periudhës prej paslufte e deri te Dita e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008.Republika e Kosovës sovrane sfidoj planifikimin e aktit terrorist në Prishtinë si dhe parandaloj sulmin pompoz përmes vijës hekurudhore.

Sovraniteti i Republikës së Kosovës ka nevojë për secilin qytetarë sepse sicili nga ne është sovran dhe me bashkimin e sovranitetit individual kemi unifikuar sovranitetin shtetërorë. Me këtë formulë Republika e Kosovës  ka rrit fuqinë e shtetit dhe ka kontinuitet për progres për të ardhmen.

Por, pavarësia dhe sovraniteti ishin elementë kyçë që Kosova të bëhej një shtet karshi shteteve tjera të botës. Prandaj, angazhimet e panumërta të aktorëve politikë për ta kurorëzuar  e finalizuar statusin e Kosovës u zhvillua me negociata  të ndërlikuara gjatë periudhës prej paslufte e deri te Dita e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008.

Pavarësia e legjitimuar

17 shkurti 2008 ishte data për të cilën ishin sakrifikuar shumë breza dhe tani sakrifica e tyre u hynjëzua në Pavarësi. Me shikim drejtuar në këtë manifestim hynjorë lirshëm mund të konstatohet se kjo ishte Dita më madhështore që po e festonin shqiptarët që prej 1912-tës.

Gjaku i heronjëve, dëshmorëve e martirëve ishte në gurë themelin e Momentumit të ri. Pavarësia e Kosovës u bë një faktum, një realitet i ri  duke e shpallur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur e sovran. Pavarësinë e Republikës së Kosovës e mbështeten shtetet më të fuqishme Perëndimore duke e njohur si shtet të pavarur dhe sovran. Me këto njohje Republika e Kosovës fitoj legjitimitetin ndërkmbëtar.

Plani djallëzor i presidentit Thaçi

 Se Kuvendi nuk duhet ta lërë të heshtë presidentin e vendit rreth kësaj çështje, sepse bëhet fjalë për fatin historik të shtetit të Kosovës."Konsideroj që tani është koha duhur që të kërkojë Kuvendi i Kosovës me urgjencë informacione nga presidenti Thaçi rreth opsionit të rrezikshëm të ndarjes së Kosovës, të cilin Thaçi po duket se po provon ta shesë si "marrëveshje historike" - këmbim i territoreve me Serbinë, si fazë finale e dialogut, e që dihet mirëfilli se ky është propozim i kahershëm i Serbisë së Millosheviqit, madje i bërë publik qysh para 20 vjetësh, ndërkaq tani duket se vetëm sa është paksa i përpunuar, mbase për interesa të tij personale, në prapaskenë nga vetë Hashim Thaçi me ekipin e tij trafikant. Tani po shihet fare mirë që ky plan është mënyra e vetme e vazhdimit të të mbeturit në politikë e Hashim Thaçit, duke tentuar, siç e ka bërë gjithmonë, t`u bëjë presion ndërkombëtarëve se gjoja ai është faktor këtu në Kosovë, se vetëm nga ai varet stabiliteti i saj dhe i rajonit, duke menduar kështu se i frikëson edhe ndërkombëtarët dhe kjo ishte pikërisht arsyeja edhe në atë tentim të puçit për rrëzimin e Gjykatës Speciale, nga e cila po frikësohet Hashim Thaçi, pasi që prokurorët  në këtë lojë presidenti nuk është i vetëmKy është edhe një tentim i radhës, që tenton ta shpëtojë veten Thaçi, në asistencë të Baton Haxhiut si njeri i Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Ramës, duke pranuar çdo lloj zgjidhjeje që kënaq Beogradin, duke përfshirë edhe ndarjen e Kosovës, të cilën do të tentojë ta shesë si shkëmbim territoresh.

Falë pushtetarëve të nivelit të lartë dhe pushtetarëve të nivelit të ulët

Kosova dështoi  tërsisht edhe në raportin e BE-së për zgjerim

Ne nuk mund të presim asnjë përparim në raportet më BE-në me këtë krim të organizuar, korrupcion, mungesë të drejtësisë, grykësi e pasurim të pafund të një grushti njerëzish mafioze e te kriminalizuar!

 Në fakt ,ky grup në udhëheqje edhe vet nuk e do as ofrimin e madh dhe as hyrjen ne BE të Kosovës, sepse ata perfitojnë më shumë nga krimi e korrupcioni për sa kohë janë me larg ë të pa kontrolluar 100% nga institucionet e BE-se !!?

Pushtetarët prej nivelit më të ulët deri te niveli më I lartë as që lodhen t`ua shpjegojnë qytetarëve se pse Kosova deshtoi terësisht edhe në raportin e BE-së për zgjerimin, dhe pse Kosova është e paperfillshme dhe aspak e marrë në konsideratë nga BE-ja

Bile  në asnjë pjesë të Strategjisë nuk përmendet se Kosova është pjesë e zgjerimit, ashtu siç përmendet Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Mund të jetë strategjia e BE-së një dekurajim i madh edhe për qytetarët, të cilët po i vuajnë e do t’i vuajnë pasojat e këtyre pushtetarëve të inkriminuar që nuk kanë përgjegjësi dhe turp për qytetarët dhe për shtetin për lënien e Kosovës në fund të pusit për integrime evropiane dhe jo liberalizim të vizave?!

 Është kjo meritë e kësaj klase politike të tejinkriminuar në të dyja nivelet dhe krimit të organizuar qe ka kape çdo institucion ne Kosove, e te cilen gjë BE-ja po e sheh tanime shumë qarte!? Ndryshe Kosova përmendet vetem për obligimet për Dhomat e Specializuara.

 Është kjo pikerisht për shkak te “puçit të te tre lidereve të shtetit” bashke me agjentet e UDB-së,të cilet u perpoqen tinzarisht t`ia bëjnë këtë dëm të madh shtetit të Kosovës dhe qytetareve.

Ne nuk mund te presim asnjë përparim në raportet më BE-në me këtë krim të organizuar, korrupcion, mungesë të drejtësisë, grykësi e pasurim të pafund të një grushti njerëzish mafioze e te kriminalizuar!

 Në fakt ,ky grup në udhëheqje edhe vet nuk e do as ofrimin e madh dhe as hyrjen ne BE të Kosovës, sepse ata perfitojnë më shumë nga krimi e korrupcioni për sa kohë janë me larg ë të pa kontrolluar 100% nga institucionet e BE-se !!?

Pergjigjja e BE-se për klasën politike të inkriminuar ishte se Kosova as deri me 2025 nuk është kandidat! Pasi që vizat I morën për vete pushtetarët, as që pritet që ata të lodhën për turpin që mbajnë. Shi, Moldova e Ukraina kanë marrë liberalizim të vizave, e qytetarët e Kosovës mbesin të izoluar për fain e pushtetarëve të korruptuar?

A do ta denoj populli këtë klaseëpolitike, të cilet për interesa personale kanë bërë çdo gjë të zezë në këtë tokë,vetëm e vetëm për të mbajtur vetën në pushtet dhe për t’u pasuruar jashtëligjshem!?Se kjo kastë politike duhet pensionuar dhe duhet ndërruar me një brez tjetër të gjeneratave të reja politike, ngase Kosova po e përmbyll një dekadë të plotë të humbur dhe të pazhvilluar, duke vendnumëruar në të gjitha fushat. Ndërkaq, për fatin tonë të keq, e tëra kjo po ndodh për shkak të klasës politike të inkriminuar, që udhëhoqi vendin për gjithë këto vite, pasi po kjo klasë është e lidhur me mafio-oligarkët, nëntokën kriminale dhe klanët politike të inkriminuara. 

Kosova po mbetet, edhe 10 vjet pas shpalljës së pavarë- sisë, peng i kësaj klase të inkriminuar në pushtet, pozitë e opozitë, e cila që nga shpallja e pavarësisë ka lëvizur mbrapa, duke humbur tërësisht besimin e qytetarëve, por edhe të faktorit ndërkombëtar. Pas festimit ka mundësi, në vjeshtën e sivjetme mund  të  ketë shumë lehtë zgjedhje të reja, por edhe nëse do të mbaheshin këto zgjedhje, nuk do të sjellin asgjë të mirë, sikurse që nuk kanë sjellë deri më tani asgjë të re dhe të dobishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat