Lufta kundër korrupsionit? - Bota Sot
Lufta kundër korrupsionit?

Opinione

E martë, 21 gusht 2018

Lufta kundër korrupsionit?

Nga: Yll M. Lajçi Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 10:39
Yll M. Lajçi

Jemi dëshmitarë te asaj se çfarë korrupsioni shohin në Kosovë apo te krahasojmë me vendet në rajon,  duke pare shtetin e Kosovës si një vend të vogël, i dalë nga lufta dhe po sa i formua si shtet i ri themi se ka korrupsion . Ky korrupsion duhet të luftohet në shkallë të madhe të duhur. Çdo vend diskutohet për korrupsionin, si një nga problemet më të medha që ka kaluar këtë shoqërinë tonë, dhe kjo temë eshtë shendrruar në temë të ditës së çdo njeriut. Gjithashtu te shqetësuar për hapat e mëdhenj që po merr ky korrupsion . Në lagje, në fshatra, në qytete. Qytetaret shtrojn pytjen:çka është korrupsioni, në qfare përmasash eshtë përhapur ai, çfarë pasojashsjell, kujt i thojnë i korruptuar e kujt jo dhe në fund si duhet te luftohet korrupsioni? Këto janë disa pytje që u bëhën qytetarëve. Nga të gjitha këto pytje, jo të gjitha arritëm të marrim pergjigjen e duhur, disa prej këtyre çështjeve mbeten të pazgjidhura siq është lufta për korrupsionin. Në kuptimin më të gjerë korrupsioni nuk perfaqëson thjeshtë shpërdorimin e detyrës zyrtare nga nënpunësit publikë, por korrupsioni të gjithë ata persona që abozojnë me pozitën e tyre zyrtare. Korrupsioni përbën një nga sfidat më kryesore në botë. 

Lufta kundër korrupsionit nuk është aq e thjeshtë. Me gjithë përmasat e korrupsionit ai mbetet gjithmonë një dukuri negative dhe prej tij nuk mund te pritet asgjë e mirë . Korrupsioni ka tri dimenzione, sipas te cilave vërehen efektet negative mbi këta sektorë: politik, administratë e institucone, ekonomi dhe social e kulturor . Duke qënë se një gjendje e tillë është krijuar kohët e fundit në botë, lufta kundër korrupsionit është shndërruar në sfiden kryesore të njërzimit . Për ta korrupsioni konsiderohet si një sëmundje që ka prekur dhe ka infektuar gjithçka vështirsuar keshtu edhe me shumë ‘’kurimin’’ e tij . Është e qartë se me të kurrsesi nuk mund të kemi zhvillimin që kerkojmë ënderrojmë. Si një dukuri mjaft negative, korrupsioni na bën që të humbasin energjinë për përparim. Ai zbeh shpresat për të ecur përpara. Korrupsioni saboton mjedisin në të cilin jetojmë. Ai na bënë që ne të humbasim besimin ndaj asaj qeverie së cilës i kemi dhënë votën. Pikërisht ky kaos i krijuar na hedh në mendime dhe dyshime se ndoshta nuk kemi bërë zgjedhjen e duhur për të ralizuar ëndrrat dhe dëshirat në lidhje me të tashmen dhe të ardhmen tonë. Duke harruar veten, ne shpesh akuzojmë politikanët dhe qeveritarët më të lartë të shtetit si fajtorët e vetëm të korrupsionit, ndërko që korrupsioni fillon nga vetë ne. Përderisa nuk e ngremë çështjen për ta luftuar, kjo do të thotë që ne kemi pranuar atë sit ë parrezikshëm dhe po i hapim dyert atij duke e lënë të hyjë pa u shqetësuar për kostot që do të na duhet të pagujmë më vonë. Në qoftë se do të shohim mirë mund të bëjmë një krahasim të thjeshtë. 

Mund të themi se korrupsioni është si çdo gjallesë tjetër mbi tokë që merr frymë dhe ushqehet duke u rritur atje ku ajo gjen kushtet e pershtatshme. Ashtu edhe korrupsioni, me të vërtetë mund te themi se ka gjetur ‘’ushqimin e nevojshëm’’ te ne dhe ai vetë është ‘’rritur’’. Si duket, ai nuk e pati fare vështirë të përshtatej me popullin shqiptar. Përkundrazi, ai u ndie mirë aty, ashtu si çdo frymor tjetër që ndihet mirë kur gjen përkrahjen e nevojshme. Më të vërtet shqiptarët u treguan shumë ‘’të kujdesshëm’’ me korrupsionin dhe harruam ose nuk deshën ta pranonin se ai nuk ishte aspak pozitiv. Është e qartë dhe mjaft e dukshme se efektet e para të korrupsionit janë të kënaqshme për gjithsecilin dhe perballë tyre kushdo mund të tundohej. Pikërisht në luftën perballë këtij tundimi, dalin ne pah dhe bëhet diferencimi midis individëve me virtyte të larta dhe atyre individëve te paskrubullt . Mjaftë mirë ne shohim sot në vëndin tonë se sa rëndë është prekur nga korrupsioni djepi i diturisë. Trajtimi i korrupsionit është një përgjegjësi e nivelit të lartë. Elita politike e këtij vendi duhet të marrë përgjegjsinë në luftën kunder korrupsionit  në mënyrë domethënëse, jo thjeshte nepermjet fjalimeve dhe fjalëve. Kjo do të thotë që udhëheqësit politik duhet të denoncojnë aktet e korrupsionit. Korrupsioni nuk është lojë,është luftë. Me të gjitha mundesitë tona ne nuk duhet të tregohemi aspak indifirentë në përballjen me të . Nuk mund të lejojmë kurrsesi që korrupsioni të vazhdojë të brejë akoma më tepër sistemet demokratike të shteteve dhe t’i çojë ata drejt rrënimit. Duhet te tregohemi të kujdesshëm dhe të gatshëm për të mos lejuar më tej përhapjen e tij duke sjellë kështu shkatërrimin e shoqërisë ku jetojnë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test