Çka kemi pritur për këtë dekadë?

Opinione

Çka kemi pritur për këtë dekadë?

Nga: Milazim Maraj Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 09:22
Milazim Maraj

Urime për ditën e pavarësisë!

Në këtë dhjet vitesh kur përkujtojmë shpalljen e pavarësisë  apo më mirë të themi ri shpalljen e pavarësisë së shpallur më 2 korrik  te vitit 1990 nga deputetet shqiptare dhe jo serb të kuvendit të atëhershëm të Kosovës nga kryeministri i Kosovës. Pritem të kemi më shumë mirëkuptim në mes të shqiptarëve. Më shumë transparencë për vendime kapitale të vendit. Më shumë përkushtim për shtetin e sa po formuar. Më shumë përkujdesje  për shqiptarët e shumëvuajtur. Më shumë respekt për ligjin. Më shumë devotshmëri dhe sakrificë për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës. Më shumë përkujdesje dhe këmbëngulje për shqiptaret e mbetur jashtë territorit të Kosovës. Pritem më shumë zhvillim ekonomik. Pritem kthimin e trurit shqiptarë të Kosovës ne vend. Pritem ecje më hapa të shpejtuar drejt perëndimit që të zëmë kohen e humbur nën robërinë turke dhe serbe. Pritem ngritje të vetëdijes kombëtare, mendim kritik në shërbim të ndërtimit të së ardhmes së ndritur dhe përparuar. Cilësi në edukim dhe arsimim, që të kompensojmë humbjet e mësimit në shtëpitë-shkolla. Kemi pritur më shumë përgjegjësi në punë, dhe veçantë në zgjedhje të prijëseve tonë në nivele lokale dhe qendrore. Më shumë dashuri për vendin dhe njeriun tonë të lirë. Kemi pritur që të behën Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës më logon FARK që tregon shenjen kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Nuk kemi pritur që në mesin tonë të kemi kaq armiqësi dhe urrejtje. Që tëmos ketë fare transparencë për vendime kapitale që filluan keq dhe tani mbajnë pengë proceset e zhvillimit të vendit. Nuk kemi pritur që në vend të përkushtimit për vendin të gllabërohet Kosova deri na atë masë sa njerëzit të ikin edhe pas lufte nga ky vend i larë më gjakun ton sa e sa herë. Nuk pritem që ligjin ta shkelin ligjvënësit, te rritin paga për vete, në kohën kur të tjerët nuk kanë bukë dhe para për barna. Nuk kemi pritur që vet shqiptare të këmbe ngulin të mos ketë FARK, por FAK duke i ikur logos që përcakton shenjen kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Nuk kemi prit që SBASHK të organizojë greva në dëm të nxënësve vet për paga më të mëdha.

Nuk kemi pritur që ju do ta ndërroni drejtimin e ecjes nga perëndimi drejt lindjes. Nuk kemi pritur që ata që duhet të ishin në burg për krime dhe tradhti, shërbëtor të pushtetit kriminel serb deri në qershor të vitit 1999, te jenë udhëheqësit tonë dhe përfituesit më të mëdhenj në këtë Kosovën e lirë. Nuk kemi pritur që mafia shqiptare e Kosovës të ngritët në këtë nivel dhe bashkë më at serbe të rrezikojnë tërësinë territoriale të Kosovës dhe pavarësinë e saj. Nuk kemi prit degradimin e personalitetit të njerëzve që dikur sakrifikuan shumë tani të prijnë në vallen e turpshme të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nuk kemi pritur të kemi drejtësi kaq të pa aftë, të brishte dhe të ngarkuar më peshën e korrupsionit dhe pjesëmarrjes në mbrojtje të krimit në vend të mbrojtjes së ligjit. Nuk kemi pritur kështu heshtje mortore në Kosovë para krejt kësaj ngjarje tragjike dhe më pasoja për brezat që po vijnë. Nuk kemi pritur kurthe në vend të bashkëpunimit të mirëfilltë si në luftë dhe pas sajë. Nuk kemi prit kaq shumë vrasje dhe mos zbulimin e tyre edhe pas dhjet vitesh të shpalljes së pavarësisë. Nuk kemi pritë që Kosovën do ta bllokoni në këtë situatë të dhembeshe pa integrim. Nuk kemi pritur në institucionet tona  të kemi zyrtar kaq të pa aftë në bisedime, që në vend të prezantimit të viktimës të akuzohen për krime lufte nga kriminelet serb dhe këtë një herë ta pranoni, e  më pas ta refuzoni duke krijuar konfuzione diplomatike në dëme të vendit.  Nuk kemi prit që shqiptaret të kërkojnë pajtim më Serbinë pa u dënua Serbia për krime lufte në Kosovë. Nuk kemi pritë që arsimi i  Kosovës te degradohet deri në këtë masë. Nuk kemi pritur që ta rrënoni miqësinë e Kosovës të  krijuar nga Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova. Nuk kemi pritur që nuk do të realizoni premtimet që i keni dhënë vet. 

Presim të tillët të largohen nga vendet udhëheqëse dhe të u lirohet rruga brezave të rinj, që kanë vizion, guxim, kondicion intelektual dhe më shumë dashuri për vendin dhe popullin e vet. Ky është shërbimi më i madh që ju do të kishit bërë për Kosovën. Uroj që  gjitha subjektet politike shqiptare në Kosovë të bëjnë zgjedhje të matura mirë për të pasur institucione efikase dhe efektive.

Shumë Urimet,  besoj këto janë urimet më të mira për ditën e pavarësisë së Kosovës. Uroj që në institucionet tona të inkuadrohet gjenerata e re plot entuziazëm për punë dhe shtet formim, plotë përgjegjësi, ndërgjegjeje, aftësi për udhëheqje dhe gatishmëri për të dhënë maksimumin për Kosovën shtet ligjor, demokratik dhe simpatik të inkuadruar në NATO dhe BE në miqësi të përhershme më SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat