Artan Grubit qysh nuk ia qiti goja asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare

Opinione

Artan Grubit qysh nuk ia qiti goja asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare

Nga: Skënder Karaçica Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 18:55
Skënder Karaçica

Artan Grupi është deputet në parlamentin e Maqedonisë që erdhi përmes (BDI-së)dhe në kuadrin e koalicionit me Zoran Zaev,shumë zyrtarë të partisë shqiptare veçse kanë marrë pozita të larta shtetërore.

Zyrtarët shqiptarë të (BDI-së)që i kemi parë tash e sa vjet nëpër agjendat e udhëtimeve dhe pjesëmarrja në forumet ndërkombëtare,ata janë paraqitur më shumë si zyrtarë të lartë të shtetit e jo si përfaqësues të popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Maqedoni.

Në institucionet e shtetit sllavo-maqedonas në Shkup,përfaqësuesit politikë shqiptarë të emëruar në zyrat qeveritare sikur na është bërë ,,rregull,, që ata në udhëtimet zyrtare duhet të flasin e të veprojnë (vetëm)ashtu si thotë shteti,pa e qel gojën për të thënë të paktën (disa)fjalë për çështjen e popullit shqiptar(me

Kushtetutën aktuale)pakicë me pakicat tjera kombëtare(!).

Po kështu,deputeti i BDI-së Artan Grupi erdhi në Uashington në ,,Lutjet e Mëngjesit,,dhe ishte krejt shend e verë që pati mundësi të takoj përsonalite të larta të shtetit në Amerikë dhe të vizitojë zyrat e zyrtarëve të lartë në Senat dhe Kongres,ndonëse Amerika është vendi i lirë dhe pa asnjë kompleks për vizitorët sikurse Artan Grupi u lejohet të shohin nga afër se si punojnë këto institucione në Amerikën mike të shqiptarëve në Ballkan.

Deputeti i BDI-së Artan Grubi erdhi në Amerikë dhe sikundër edhe të tjerët,edhe ky foli për shtetin e Maqedonisë me (referenin)e njohur të mësuar mirë nga zyrtarët shqiptarë (ashtu si thotë shteti) që nuk ia qiti goja të thotë të paktën një fjalë për  çështjen e(pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën  etnike në Maqedoni(!).

Erdhi në Amerikë dhe u kthye në Shkup,deputeti Artan Grubi e (harroi)popullin e tij shqiptar dhe nuk e ka kryer punën sipas kontratës më votuesit shqiptarë në Maqedoni,ndonëse ai foli për shtetin sipas ,,agjendës,,zytrtare dhe në parim të vlerave  të demokracisë dhe fjalës së lirë,kësaj radhe ai e la të kuptohet së shqiptarët kanë mbetur në margjinat e kohës të politikës e të rregullave të pashkruara se zyrtarët shqiptarë duhen të sillen  (fol e puno si thotë shteti)!

Deputeti Artan Grubi në Amerikë i mbeti borxh popullit shqiptar në Maqedoni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat