Shqipëria dhe Kosova, dy motra apo?

Opinione

Shqipëria dhe Kosova, dy motra apo?

Nga: Edvina Ramo Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 15:08
Edvina Ramo

Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës mund të përshkruhet si: dashuri kur udhëzohen nga fuqitë e mëdha; indiference dhe kriticizëm negativ kur u lëshohet peri të veprojnë me vullnetin e tyre të lirë.  

Nuk po futem në të thellën e politikës të asnjë shteti përderisa ato kanë zgjedhur me ose pa detyrim rrugët e tyre të ndara apo personale. Ato ngërçe populli shikon nga të dyja shtetet dhe mundohet t’i analizojë pak a shumë nëpër kafene ose tryeza familjare apo shoqërore. 

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të vogla në Ballkanin Perëndimor dhe të dyja kanë një politikë jashtëzakonisht të komplikuar korruptive, mediokër sa edhe me njëra-tjerën si dy motrat e Hirushesh nuk i ndajnë “të mirat” së bashku.  Mbi të gjitha, Kosova e mban disi pak kokën ulur dhe kërkon ndihmën dhe mbështetjen e Shqipërisë sikur ta konsideronte nënë e jo motër.  Por herë- pas- here “nëna/motër” “pa dashje” del kryelartë dhe e bën rolin e marionetës.   

Kosova mbi shumë probleme kyce si: papunësia e lartë, paga të ulta, niveli i dobët arsimor, infrastruktura e pazhvilluar, dhe problemi i njohjes nga shumë vënde të tjera si kryesisht ato Arabe të cilat nuk po shterojnë së ndërtuari vetëm xhami. Për më tepër, ka edhe disa probleme akoma më madhore të cilat janë: Demarkacionin si problem të vjetër dhe Gjykatën Speciale si problem të ri.

Si rrjedhojë e këtyre problemeve të fundit politike nuk aprovohet edhe liberalizimi i vizave për qytetarët.   

Tani për tani, ky është problem më i madh sesa pranimi në Bashkimin Europian, sepse Serbia dhe disa ndërkombëtarë tashmë e kanë injoruar gjenocidin e Kosovës, por pretendojnë që Kosova ta kalojë atë endek me diplomaci dhe bashkëbisedim.

Shqipëria gjithashtu nga ana tjetër ka problem papunësie, paga te ulta, shkolla të prishura por me nivel arsimor më të respektueshëm,  greva që zgjatin pafund të cilat janë bërë për popullin si loje ping-pongu dhe populli është tej mase i lodhur aq sa nuk i interson më kush pellet më shumë apo më pak.  Populli aktualisht ja ka lënë monarkine Partisë Socialiste. PS e fitoi monarkinë me vota dhe aktualisht nuk e lodh më mendjen me gërthitjet e opozitës të cilat mund të jenë të drejta ose të gabuara. 

E pra, këto dy shtete të bukura nga e njëjta nënë nuk vuajnë për ide ligjore, por vuajnë për zbatime ligjore, vuajnë nga premtimet e tepërta të cilat nuk arrijnë ti bëjnë realitet dhe ti venë në funksion për të mirën e shteteve dhe popujve të tyre. 

Shqipëria herë tregon dashuri herë mëndjemadhësi për Kosoven.  Herë ja nderon flamurin Serbisë, herë i thotë liderëve të Kosoves “mjaft e patët nje armik dhe mos u beni femija i padëshiruar për fqinjët që ju kanë përkrahur”.

Pse shqetesohet vallë Shqipëria nëse Kosova e zgjat më tepër Demarkacionin? Mos vallë po bën lojë të dyfishtë? Sepse nuk e shoh përkrahjen e Shqipërisë në përpjekjen e Kosovës për të mos humbur territor më tepër se ka humbur.

Mos keqkuptohemi, Demarkacioni e ka kaluar tej-mase limitin e durimit të popullit!

Por pazaret e territorit kanë kaq shumë vlerë sa askush nuk pyet për popullin e mjerë me rroga mesasatare të cilat nuk mjaftojnë as për gjëra elementare si energji dhe ngrohje kur vjen sezoni i dimrit. Për të ngrënë profesioni i lypjes është kthyer në trend në kryeqytein e Prishtinës. 

Si ka mundesi këto dy “motra” nuk mundën të gjenë një bashkëpunim të përbashkët me njëra-tjetrën duke nisur nga një strategji e përbashkët ekonomike deri tek një strategji e përbashkët e sigurisë?  Nga ana tjetër, jo se po e kritikoj marrëdhënien e tyre pozitive, por Kosova dhe Shqipëria nuk kanë problem as me Turqinë e as me Serbinë kur vjen puna për të ekzekutuar strategji ekonomike apo sigurie!

Në një të ardhme të afërt do të dëshiroja që midis Shqipërisë dhe Kosoës të shihja një zhvillim të përbashkët ekonomik, social, infrastrukturor, arsimor, kulturor dhe një strategji sigurimi. Do të ishte një ndjenjë shumë e bukur t’i rritim fëmijët tanë me frymën e kulturën që jemi NJË, jemi Shqipëtarë, dhe jo Kosovarë dhe Shqipëtarë!

Në një të ardhme të afërt do të dëshiroja të shihja vullnet të përbashkët nga të dyja shtetet tona të punonin më tepër për të mirën e njëra-tjetrës dhe jo të jenë vetëm marioneta të ndërkombëtarëve duke menduar secili për vete dhe jo për të mirën e përbashkët!

Autorja është udhëheqëse e Organizatës Jo-Qeveritare “VOBIS Institute for International Studies”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat