Mësuesi im më detyronte të them: "Unë jam serb me fe muslimane!"

Opinione

Mësuesi im më detyronte të them: "Unë jam serb me fe muslimane!"

Nga: Ramë Mekuli Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Mbaj mend, si sot më kujtohet, mësuesi im serbomalaez, Radulloviq, atje në vendlindjen time në Nokshiq, sot Mali i Zi. E shof në ëndërra Nokshiqin tim, rrugicat me baltë, shkollën time 4 vjeçare në Nokshiq e kam parasyshë, ja po e shof, po më duket këtu fare pranë e kam.

Image
Nokshiq 2017: Ramë Mekuli tek gërmadhat e shtëpizës në Nokshiq. Në sfond lumi, "Lim".

Në atë shkollë të vockël mësonim veç në gjuhën serbo-kroate. Ishte viti 1946/47. Si fëmi 6 vjeçar që isha, ndoshta edhe nuk i kisha mbushur plot 6 vjet, dridhesha të tregohesha se jam shqiptar. Vëretë, unë dukesha se jam shqiptar: I pakrahë, në mes të shkijeve, dathë e deshur, me rrobat-zhele. Pa kurfarë mbështetje, pa bukë, pa libra e pa lapsa.

Babanë tim, Xhemë Mekuli, bashkë me 9 shqiptarë të tjerë malësorë, ma kishin pushkatuar malazezët, që në vitin 1943. Isha veç 3 vjec; shtalb. Pa babë...! E me qenë pa babë në atë kohë e në atë rreth, ishte sikur mos me pa ditë me sy.
 
Deshta të them krejt diçka tjetër sot: Në atë shkollë, në klasën e parë, në Nokshiq, mësuesi apo mësuesja Jelena Knezeviq, çdo ditë na detyronte të thonim me zë të lartë: "Unë jam serb me fe muslimane!". Çdo ditë - çdo mëngjes duhej të përsëritja fjalinë: "Unë jam serb me fe muslimane!".

Edhe sot, pas 74 viteve, dridhem, e guxoj t'a pranoj, se përherë tutem kur më kujtohen "mësuesit" im malazez, Radulloviq dhe Jelena Knezheviq. E tash? Tashti shkolla në Nokshiq e kreu misionin e sajë politik: Atje sot mund të gjeni vetëm varret e t'parëve tanë. E rëndë, idhnim, pikëllim, ndjenja e revoltë. Nokshiq, të shoh në ëndërra, shtëpiza ime përnatë jamë te ti. Eh, sa kënaqem me Nokshiqin e sa frikësohem prej mësuesit tim, edhe sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat