Sofizma greke për detin

Opinione

Sofizma greke për detin

Nga: Kolec Traboini Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 08:07
Kolec Traboini

Ama lajme nga Athina që po na sjellin "Panorama" dhe televizioni “Top Channel”. Kalin e Trojës po sjellin. Shkruajne tituj shkrimesh të fryra si tollumbace pranvere "Zbulohet marrëveshja me Greqinë, Shqipëria rifiton hapësirën që humbi ne 2009". 

Shqipëria more myteberrët e medias së shkruar dhe vizive, në 2009 nuk humbi asgjë sepse marrëveshja u anulua. U prish. Zyrtarisht konsiderohet inekzistente. Pikërisht për këtë nuk ka bazë krahasimi aq më tepër të që konsiderohet fitim. Nuk bëhet krahasimi me një objekt që nuk ekziston sepse ajo Marrëveshje e 2009 nuk u zbatua kurrë dhe nuk merret në evidence siç përrallis Athina dhe kasnecët saj në Tiranë "Panorama" dhe "Top Channel" .

Atë marrëveshje e asgjësoi, pra e bëri të paqenë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. I lumtë asaj se mbrojti të drejtën e shqiptarëve që po cënoheshin nga dinakëria e grekëve dhe qorrollisje mediokre e diplomacisë shqiptare. Si gjithherë. 

Por nuk ka bazë krahasimi. Ajo është një marrëveshje e vdekur. Dhe i vdekuri nuk mund te konsiderohet i gjallë pa qenë diplomacia nekrofage. Mirëpo grekëve u intereson të thonë se në çdo marrëveshje Greqi -Shqipëri fitojnë shqiptarët. Madje edhe kur humbin (si në rastin e varrezave të ushtarëve pushtues greke në trojet tona) shqiptarët na qënkan të  fituar. Fitore si e Pirros. 

Problemi more mediatikët tanë që na sillni broçkulla greke për ti shitur në Tiranë është se, fitoi apo humbi Shqipëria nga ato që kishim deri në 1990 kur dhisë greke që mbante lart bishtin e vet të zgjebosur, shqiptarët i treguan shkopin tek thana. Në të drejtën zakonore ndërkombëtare nuk bëhet krahasimi me një objekt që nuk ekziston sepse e përsërisim ajo Marrëveshje e 2009 nuk u zbatua kurrë dhe nuk merret në evidencë siç po na përrallisin dhe zografisin Athina dhe përcjellësit e dinakërive të saj në Tiranë, gazeta "Panorama" dhe televizioni “Top Channel”.  O po kjo logjike absurde tregon më shumë se dinakëri. Të ngop me lugë zbrazur.

Pa le, të thotë edhe  "të bëfte mirë o lal, o lol, o kaqol". Shqiptarët pra na fituakan gjysmën e asaj që humbasin. Fitimtarë u thënçin! Me një fjalë fitojnë lesh me qimet e çiftit diplomatik Koçia – Bushati në kulisat e Kretës. Tradite e partisë postkomuniste socialiste. Edhe Fatos Nano me Sllobodan Millosheviçin në Kretë u takuan. Dhe shiti çfarë kish për të shitur Nano në një takim tet a tet me krye kasapin e Ballkanit. Pra vetëm për vetëm. Fytyrë për fytyrë si dy faqezinj e aventuriere ballkanikë.  

Kësaj që bëjnë edhe kësaj herë këta shitblerës të interesave kombëtare i thonë sofizëm i kulluar dhe buron si nocion filozofik nga greqishtja e lashtë. Mos e hani sapunin grek për djathë feta, o shqiptarë."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat