Vuqiqi deklarohet së nuk është Çetnik- çka është?

Opinione

Vuqiqi deklarohet së nuk është Çetnik- çka është?

Nga: Milazim Maraj Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 19:56
Milazim Maraj

Në një prononcim për pritjen  që i kanë bërë kroatet në Zagreb, Vuqi është shprehur së familja e tij gjatë luftës paska qenë e vuajtur. Madje gjatë dy luftërave të fundit. Nuk ka qenë çetnik askush nga familja e tij. Kjo mundë të jetë e besueshme nga se sipas disa gjasave dhe shkrimeve baba i Vuqiqit është shqiptar. Me origjinë shqiptare është edhe Karagjorgji ikana në të cilën thirren serbet. Ky pra është djali i nipi i Gjin Marash Klementit.

Që i bije më fis është Kelmend. Por kjo nuk e shkarkon nga krimet para, gjatë dhe pas luftës Vuqiqin, i cili bënë garë më Daciqin cili është më antishqiptar. Daciqi poashtu mundë të jetë shka, ky vlerësim i imi del nga urrejtja që ky e ka ndaj shqiptarëve. Këta janë shkij, kështu në gjuhën shqipe quhen njerëzit që ndërrojnë kombin shqiptarë më një komb tjetër. Ka edhe shkij tjerë që nga kombi shqiptarë kanë kaluar në atë serb. Këta janë të ligj, madje janë  shumë më antishqiptarë së çdo serbet. Këtë duket së e bëjnë nga se nuk e kanë besimin e nikoqirit. Kështu farë të përzier ka gjithëandej  në botë por kundër shqiptarë të dalluar janë shkitë, serb dhe shkietë turq. Nga tjerat kome njerëz të aftë, më arritje të larta në shkencë, artë, kulturë politikë, ose luftëra deklarojnë më krenari për origjinën e tyre shqiptare. Tani t’i kthehemi temës a është Vuqiqi Çetnik. Çka ka dallim politika e tij nga ajo e Drazha Mihaloviqit? 

Vuqiq ka thirr kriminelet serb që të vrasin sa më shumë musliman, ky ishte edhe qëllimi i çetnikut. Vuqiq në Mitrovicë përkrahu Ivanoviqin kur vrau mbi 40 shqiptarë. Ndoshta të njëjtin e vrau pasi i zbulua dhe u dënua për krime lufte në Kosovë.  Vuqiq mbanë nën kontrolle krimin e organizuar nga Beogradi në Mitrovicë mbron korrupsionin dhe krimin e organizuar në Mitrovicë dhe stimulon kriminelet për mes të policisë serbe që i ka në teren. Pra serbet në Mitrovicë të inkriminuar dhe të mbajtur në varësi nga Vuqiq janë baza e pasigurisë në Mitrovicë. Shumica e serbeve mendojnë të largohen ngas Mitrovica nga pa siguria e krijuar nga shteti serb. Politika serbe në Kosovë për të sjellë fitoren e Listës Serbe është mbështetur në kriminalitet dhe dhunë. Frika  për depërtimin e mafies serbe ka depërtuar edhe brenda në Serbi. Për të vepruar kundër duhet të i qëroj hesapet më mafien serbe dhe ruse në Mitrovicë.

Qërimi i hesapeve është i rrezikshëm nga së Rusia mundë ta ndërroj Vuqiqin për ndonjë personalitet tjetër para se ta ndërroj situatën e cila i konvenon. Më Vuqiqin kryetar mafia serbe po përparon drejt piramidës së pushtetit. Madje ato janë shumë afër për ta marrë shtyllën kryesore të shtetit institucionin informativ. Këto rrjete mafioze bëjnë politikën në Serbi dhe kanë ndikime të fuqishme në Kosovë.  Duke pasur parasysh manovrën komprometuese që e patën bërë këto rrjete në veri së bashku më partneret e tyre në Kosovë më” hapjen e urës së Ibrit”. Për këtë hapje shumë institucione të Kosovës u deklaruan rrejshëm për kontributin dhe meritën e tyre për këtë hapje; Serbet e mbyllën. Këso lojërash u provuan më patriotet dhe trimat deklarativ. Tani po flitet hapur dhe po shkruhet për projektin e ndarjes së Kosovës.

Këtë projekt e ka pasur Serbia edhe në kohën e Tadiqit i cili për Kosovën pati propozuar që të behet ndarja e Kosovës dhe për këtë të bisedohet më Shqipërinë duke e përjashtuar fare Kosovën nga bisedimet. Kuvendi i Kosovës duhet, qysh në seancën e parë të fton Presidentin e Kosovës që zyrtarisht të deklarohet për këto projekte. Kjo është e domosdoshme. Në të kundërtën çdo vonesë do të këtë për pasojë revoltën e vonuar të popullit si për rastin e demarkacionit kur shqiptaret kallnin  ndërtesën e kuvendit dhe policet  shqiptarë të Kosovës për të nënshkrimin e gabuar më të cilin nuk po pajtoheshin. Kuvendi duhet të nxjerr rezolutë të veçantë që asnjë marrëveshje kapitale të mos nënshkruhet pa u  debatuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Tani më nuk mundë të arsyetohen për mos përvojë në këtë lëmi. Të zgjedhurit e popullit kanë përgjegjësinë kushtetuese të mbrojnë interesat e vendit. Të mos vije e keqja në heshtje sikur më rastin e demarkacionit, flamurit pa asnjë shenje për mbi 90% të shqiptarëve, për Himnin e Kosovës pa tekst, për futjen e nocionit FAK në vend të FARK duke ikur nga statusi të Kosovës, Republikë  dhe shumë  lëshime tjera që po e zvogëlojnë rëndësinë dhe rrolin e shtetit tonë për çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat