Tre shqiptarë në Eurovizion: Ermal Meta, Eleni Foureira, Eugent Bushpepa

Opinione

Tre shqiptarë në Eurovizion: Ermal Meta, Eleni Foureira, Eugent Bushpepa

Nga: Kolec P. Traboini Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 19:09
Kolec P. Traboini

Ermal Meta është lindur në Fier, me 20 prill 1981, në moshën 13 vjeçare ikën familjarisht emigrant në Itali. Në kujtesën e tij e mbresëlënie nga vendlindja ka mbetur ashpërsia e babait por edhe butësia e mirësia e nënës së vet shkodrane, pianistja Mira Borova. E paharruar i mbetet një këngë e kompozuar në moshën 12 vjeçare në atdhe kushtuar një vajzë bashkëmoshatare që donte.

Nëna e Ermal Metës është nga rrethi familjar i muzikantit të shquar shkodran Luan Borova. Por edhe në lidhje familjare me këngëtaren e madhe Meliha Doda që ka lind ne Shkodër dhe në moshën 22 vjeçare ka shkuar në Vlorë dhe njihet si shkodrania interpretuese e shquar e këngës qytetare vlonjate. 

Duke pas parasysh gjithë këtë rreth muzikantesh (edhe babai i tij ishte muzikant) tashmë e dimë se nga buron gjeni muzikor i artistit të madh shqiptaro-italian Ermal Meta.
Le të shpresojmë të ketë të njëjtin sukses edhe në festivalin europian - Eurovizion që zhvillohet këtë vit në Portugali ku do të kemi tre shqiptarë protagonistë; Ermal Meta i Italisë, vajza shqiptare që përfaqëson Qipron, Eleni Foureira, natyrshëm dhe Eugent Bushpepa, që përfaqëson Shqipërinë me këngën "Mall" .

Po kush është këngëtarja qe përfaqëson Qipron ne Eurovizion 2018 në Portugali?

Eleni Foureira (emri i saj i vërtetë është Entela Fureraj) ka lindur në Fier më 7 March 1987 dhe ka jetuar familjarisht si emigrante në Greqi. Ka filluar karrierën në 2007 me grupin e vajzave greke “Mistika” por me prishjen e grupit ajo filloi karrierën individuale në 2010. Eleni-Entela është aktore, balerinë dhe stiliste mode. Është vlerësuar duke u quajtur si mbretëresha e pop artit muzikor grek. Shumë kohë ajo e ka fshehur identitetin e vet si shqiptare nga frika e një diskriminimi që do ti rrezikonte karrierën muzikore në Greqi.

Që në albumin e saj të parë në 2010 ajo fitoi Çertifikatën e Platintë në Greqi.

Në 2012, dhe 20124 nxjerr nga enti diskografik “Minos EMI” dy disqe të reja "Ti poniro mou zitas (Çfarë dinakërie më kërkon)" dhe "Anemos agapis (Era e dashurisë)". Të dy albumet qarkulluan me sukses në Greqi dhe Qipro. Në 2017 në entin diskografik “Panikos Rekord” nxori albumin e saj të katërt “Vasilica”( Mbretëresha)". 

Eleni (Entela) Foureira, është sot këngëtarja më e shquar dhe e suksesshme në Greqi, por tashmë përfaqëson Qipron. Popullaritetin e saj e tregon fakti se në një nga koncert përformimet e saj është ndjekur në You Tube nga më shumë se 100 milion shikues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat