"Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar"

Opinione

"Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar"

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 14:30
Shefqet Avdimetaj

"Unë jamë për të vërtetën,pa marrë parasysh se kush e thotë atë. Unë jamë për drejtësi pa marrë parasysh se kush është për ose kundër" thoshte Malcolm-i.

Edhe unë jamë për drejtësi,jamë për Gjykatën Speciale, dhe këtë, sa më shpejtë ,aq më mirë do të jetë, për Kosovën,popullin e sajë dhe familjarët e dëmtuar.

Unë, dua të besoj, që kjo gjykatë do të zbardhë, shumë nga vrasjet politike të kryera në Kosovë, dhe të lirohemi nga kjo agoni që është duke na përcjellur si fantazmë që njëzet vite.

Kush tentoi të vriste Presidentin Historik Dr Ibrahim Rugovën?

Kush e vrau Xhemajl Mustafën?

Kush e vrau Enver Malokun?

Kushë e vrau Ahmet Krasniqin? Kush e vrau Tahir Zemën,kushëririn dhe djalin e ti?

Kush e vrau Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn, e shum e shum të tjerë, janë shum, fatëkeqësisht...!

A nuk është mirë ,që të zbulohet dora gjakatare e atyre kriminelëve, që shtinë në bijët dhe bijat e dëshmuar të kombit tonë?

Shumë herë kam dëgjuar krerë të SHIKU-t dhe antarë të kësaj organizate famëkeqe,duke deklaruar, se jemi krenarë që i kemi shërbyer?

C`far shërbimi bëri SHIKU? Ishte,për zbulimin apo fshehjen e krimeve?

Po të ishte për zbulimin e krimeve, ne sot nuk do të kishim nevojë për kurrfar Gjyakte Speciale.

Po të funksiononte shteti i së drejtës,nuk do të kishim nevojë për Gjykatë Speciale.

Po të kishim gjykata të pavarura nga politika,nuk do të kishim nevojë per Gjykatë Speciale.

Gjykatat tona, dhe prokurorët tanë, ishin dhe ende janë të kapur nga politika dhe politikanët e kriminalizuar.

"Kur nga dera e drejtësisë hyn politika, drejtësia del nga dritarja" thoshte Peiero C, dhe fatëkeqësisht, në vendin tonë, politika ka ndërhyrë në të gjitha institucionet, c`do gjë është e politizuar!

Pranadaj,pse të jemi kundër kësaj gjykate? Pse?Personalisht nuk i kuptoj ata zëra, që janë kundër kësaj gjykate, por, megjithatë disa i kuptoj. Ata që janë të përlyer dhe kanë bër krime...! Shpresojë, dhe dua të besojë, që më në fund drejtësia do të triumfoj...!

Shum familjarëve, në Kosovë, ju është bër padrejtësi,të cilët që njëzet vite janë duke pritur në ankth, që të dijnë,se c`ka ndodhi me më të dashurit e tyre? Kërkuan drejtësi me vite të tëra,por nga kush? Nga, ata që i kryen,vet?

Familjarët, kundër tyre, ishin të pafuqishëm.

Drejtësia pa fuqi është e dobët,fuqia pa drejtësi është despotike"sipas Paskali-t.

A pritet,drejtësi nga despotët?Jo,nuk pritet.

Askush nuk ka të drejtë të mohon padrejtësinë.

Unë mendoj,që Ambasadori Amerikan në Kosovë,Greg Delawie, kishte plotësisht të drejtë,kur deklaroi se populli i Kosovës,është për Gjykaten Speciale.

Populli është gjallë,populli jeton ,dhe do të jetojë,do të kërkojë drejtësi.

"Të vdekurit nuk mund të kërkojnë drejtësi.Është detyrë-obligim i të gjallëve për të bër këtë për ta"(C.Darrow)

Pse,disa të gjallë(të vdekur për së gjalli) janë kundër drejtësisë?

Pse i frikohen përgjegjësisë?

"Ikja nga përgjegjësia, është ikje nga liria"

Pse tregohen kaq të pamoralshëm?Po të kishin moral, do të sakrifikoheshin."Morali con njeriun drejtë sakrifikimit"

A,mos kemi të bëjmë me persona me personalitet të crregulluar?"Personat e tillë nuk mbajnë pergjegjësi për zgjidhjen e problemeve"thotë Scott Peck-u në librin e tij The Road Lees Travelled. Nëse po,vajë hallit për neve.

Motivet e politikanëve tanë, për shfuqizimine Gjyaktës Speciale,ishin motive jo të sinqerta.Politikanët tanë provuan ta ruajnë "integritetin"e pjesës së sëmurë të qenies së tyre. Nga politikanët tanë, e keqja u provua si aplikim i pushtetit politik,si imponim ndaj disa deputetëve,duke marrë nënshkrimet e tyre(43).

Pse lejuan këta deputetët,një nënshtrim të tillë? Deputetët,nuk duhet të ju nënshtrohen udhëzimeve të askujt,si duket ata kan harruar që përfaqësojnë popullin, pa detyrime dhe pa kushtëzime ndajë askujtë.

Si do që të jetë,populli,dhe familjarët shpresojnë, në zbardhjen e këtyre vrasjeve...!

Të shpesojmë,që kësaj radhe peshqit e mëdhenjë nuk do të hanë,peshqit e vegjël- Piscem vorat maior minorem,thonin latinët.

Për disa ,që kan kryer krime, Trendafilova do të ju duket si kaktus- Kaktusova...!

Deri sa ka jetë,ka shpresë...!Dum anima est,spes est...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat