Politikani që dikur kërkonte seksin e limuzinave

Opinione

Politikani që dikur kërkonte seksin e limuzinave

Nga: Sulejman Mehazi Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 14:14
Sulejman Mehazi

Edhe halli yt është bërë të na shesë mend, deri dje askushi e sot të duket vetja se je bërë dikushi. I njëjti je, s'ka hair as gruaja, fëmijët, as familja e rrethi më i ngushtë farefisnorë prej teje, e ku të tjerët. Të kishte mbetur populli në duartë tua, vaj halli, dreqi e kishte marrë, e kishe përmbytur në detë.

Ti politikan, o politikën e nënës, kush merret me te!, deri dje bukë s'kishte të hante sot në menze e ahenge. Po ku di ti të bësh qejfet e ahengeve kur s'ia di rendin, shiko si i hap sytë tetë, veshët dymbëdhjetë e mendjen tetëmbëdhjetë pas zonjës së edukuar e të moralshme, turpi madh, mendon se çdo gjë hahet pa karar.

Ngadal o karakteri qenit të tërbuar që vrapon pas çdo femre, ti mendon se posti yt politik do t'i gllabëronte të gjitha gratë shqiptare! A se sheh veten në pasqyrë, dukesh si ato qentë e zgjebosur pa qime leshi.

Të kujtohet kur për së  pari herë ke parë makinë (limuzinë)  në fshatin tënd, prej habisë që ke pe, je afruar makinës, ke ulur kokën nën makinë të rrotave të mbasme, nën auspug për të parë seksin e makinës  e cilës gjini është: mashkullore apo femërore. E sot na lavdërohesh me makinat e shtrejta shtetërore. Oooooffff!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat