Kemi pas thënë njëherë për Kosovën...

Opinione

Kemi pas thënë njëherë për Kosovën...

Nga: Skënder Karaçica Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 17:26
Skënder Karaçica

...Veçsa të çlirohemi nga Serbia,me një lugë do të hanim bashkë dhe në sofrën e jetës...!

...Veçsa të bëjmë Kosovën shtet,do të punojmë e do të ndërtojmë trajtat e jetës për ty Kosovë!

...Veçsa të lind Dielli,do të nisemi për punë e zhvillim për ty Kosovë!

...Veçsa të bjen zilja e shkollës,fatosat tanë me libra në dorë dhe me Mësuesit e Popullit!

...Veçsa të del pranvera do të mbjellim të gjitha arat e bukës së re!

...Vesa do të ndërtojmë institucionet e shtetit të Kosovës,do të jemi në ballë të vlerave të demokracisë dhe të kaheve tona kombëtare shqiptare!

...Veçsa të thonë fjalën e vet ligjet e miratuara në parlament në Prishitnë,ne do të bëhemi vertetë ligjvënës për të ardhmen e vendit!

...Veçsa të takohemi njeri me tjetrin do të kultivojmë mirësjelljen tardicionale se jemi shqiptar të Kosovës!

...Veçsa të dëgjohet fjala e dijes në Universitet dhe në Akademinë e Shkencave,ne do të bëhemi gati për të shpërndarë vlerat tona kombëtare me popujt në Evropë dhe botë!

...Veçsa kur vjen koha e zgjedhjeve ne sovrani i lirë do të votojmë më të mirët për insitutcionet e shtetit të Kosovës!

...Veçsa kur flasin ligjet ne do të themi se jemi shteti ligjor i Kosovës!

...Veçsa me përmasën e kohës do të themi:Ligji për të gjithë,askush mbi Ligjin në Kosovë!

...Veçsa të shkoi në redaksinë e mjeteve të informimit,do të respektojmë rregullat e drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe!

...Veçsa të me jepet fjala do të them Kosova për të gjithë,ne për Kosovën!

...Veçsa të me jepet fjala do të them zëshëm,të shpalojmë vlerat dhe të bëjmë trajta të reja të qytetërimit për sot e nesër për ty Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat