Realiteti i “Rilindjes” Socialiste në Shqipëri si te melodramat e Raxh Kapurit

Opinione

Realiteti i “Rilindjes” Socialiste në Shqipëri si te melodramat e Raxh Kapurit

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 09:47
Skënder S.Kapiti

Sot po ta shohim nga afër realitetin shqiptar  kudo, dhe jo vetëm  në periferi të kryeqytetit dhe në zonat e thella rurale, realiteti  të sjellë  në mëndje melodramat e Raxh Kapurit të Indisë si varfëria, papunësia,strehimi, pislleku e ndotja,mjerimi, numri i madh i lypsarëve, hajnia, mashtrimi ,krimi e korrupsioni.

 Në Shqipëri, si shqiptare ka mbetur toka e shqiptarëve dhe shpirti i tyre shqiptar, dhe të tjerat janë nga europistani dhe i pazarit të gabit. Gjithçka vjen nga jashtë, edhe rrobat, edhe këpucët, pantollonat, ngrëna, buka, drithrat, mishi, ushqimi, por edhe melodia e muzika e tallavaistanit; por  edhe  të këqijat si: bixhozi, filmi, divorci, droga, moda, pornografia dhe lakuriqësia e perendimistanit.

Shiko a nuk është sot më keq se dikurshëm pasi një pakicë njerëzish të cilët e kanë në dorë pushtetin , paranë,ekonominë, gjyqin, median, reklamën , autoritetin e VIP-it dhe drejtësinë dhe të gjitha të mirat e tjera si arsimimin ,shëndëtësinë, strehimin dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë me pasurinë dhe me luksin e shfrenuar  dhe mendojnë vetëm për pangopësinë për të zhvatur e grabitur para e pasuri, ndërsa shumë shqiptarë e kanë problem  punën, ushqimin, ujin, shkollimin e strehimin, pra mbijetesën.  Në Shqipëri është thelluar pabarazia, polarizimi dhe sidomos padrejtësia.

Fshati shqiptar i braktisur, tokat dhe oborret punohen me bel e me  parmenda akoma; ne oborr të shtëpisë fshatarët kanë kasollen , mullarin e barit, kotecin e pulave dhe grumbullin e plehut; pa ujë të pishëm dhe me dritë elekrike si kandili. Një shi apo stuhi dhe gjithçka përmbytet se del lumi  dhe ua përmbyt tokën dhe shtëpitë, ua rrëmben orenditë e bagëtitë, pra simos më keq apo si thote edhe nje fjalë: i merr lumi.  

Shqiperia nuk ka ku t‘i çojë mbeturinat e plehrat e veta, por herë me ligj e herë pa ligj importon edhe plehra e mbeturina nga europistani (nga vendet europiane), dhe është bere si nje vend grumbullimi me gropa e me grumbuj  mbeturinash qe duken e digjen kudo rreth e përqark qyteteve.

Hajdutët dhe grabitqaret e pushtetit vjedhin e grabisin miliona dollarë  të taksapaguesve shqiptarë dhe pasuritë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve  dhe i fshehin paratë jashtë Shqipërisë nëpër parajsat fiskale si Ali Baba me hajnat e tij dikur thesaret e floririt nëpër shpella, ndërsa pensionistët dhe  fukarenjtë të cilët nuk kanë mundësinë për të paguar as ujin dhe as dritat gjobiten dhe burgosen.  Kryehajdutët therrasin qe të ndëshkohet hajduti, pushteti i te fortit ndeshkon te pafuqishmin dhe të dobtin; fukarejtë, të papunët janë më të braktisurit dhe të harruarit të cilët nuk gjejnë as strehe, as mbrotje e as përkujdesje as nga pushteti, as nga shteti, as nga spitali dhe as nga drejtësia.

Në ndonjë rast festash dhe për Vitin e Ri  vjen “bujaria”,“zemërgjërësia”  e “bamiresave” e  kryetarëve si e kryebashkiakut të Tiranës i cili “jep” falas ndonji vakt supe për fukarejte  dhe vjen edhe “mirësia” ajo e kryeministrave  të Shqipërisë që “shpërblejnë” pensionistët me nga një gjysëmgjeldeti nga buxheti i shtetit. A nuk është ky realiteti “modern“ në Shqipërinë e “kanabistanit” si te melodramat e R.Kapoor-it të Industanit?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat