Hamshorët e shtetit të Kosovës

Opinione

Hamshorët e shtetit të Kosovës

Nga: Prof.dr Binak Maxharraj Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 19:28
Prof.dr Binak Maxharraj

Homeri Shqiptar,shkrimtari i famshëm Gjergj Fishta,po të ishte sot gjallë situatën rreth Strategjisë për përfshirjen e Shteteve te Ballkanit Përendimor  por edhe të Shqipërisë deri ne vitin 2025.të cilën dje e bëri publike në të cilën ishin të përfshier Mali i Zi dhe Sërbia,por jo edhe Kosova dhe Shqiperia,do ta kishte parafrazu kështu:

"Uh,Evropë,ti kurva e motit,
Që i re mohit Besës e Zotit,
Po, a ky është sheji i qytetnisë

--------------------------------
Më e nda Kosovën e Shqipërinë
nga e  "jotja" Strategji...."

Pra,dje Bashkësia Evropiane e bëri publike një si bombë lajmin që askush nuk e ka pritur as ne Kosovë e as në Shqiperi që në Strategjinë e saj të Integrimit ne BE deri ne vitin 2025 ishin të përfshiera Mali i Zi dhe Sërbia,por jo edhe Kosova dhe Shqiperia.Kjo,do te thotë se tani për tani,negociatat janë duke u zhvilluar vetëm me Serbinë dhe Malin e Zi.Ky është një lajmë befasues,jo i mire,siç thotë Fishat nga "Kurva e motit"qe së mbajti as "Besën e Zotit". Shikuar historikishtë kjo nuk është hera e pare që Evropa sillet kështu ndaj Shqiptareve qe nga Konferenca e Londrës e këndej,qe ne ate Konference po te mos ishte Presidenti i SHBA Vilson Evropa nuk  do ta lejonte që te formohej as kjo copë Shqiperi që sot e kemi.Pra po kjo Evropë  e sakatoi dhe e syrgjerosi shtetin Shqiptar duke e ndarë padrejtësishtë,duke e bërë pikë e pesë ne pesë shtete,qe do te thotë së sot Shteti Shqiptare është i vetmi shtet ne Botë i cili kufizohet nga te gjitha anët më popullin e vet.Pra,Evropa historikishtë asnjëherë nuk ka qenë sinqerisht ne anën e Shqiptarëve dhe te çështjes Shqiptare ne përgjithësi.Kjo Evropë e sodit nuk është aspak e sinqertë edhe ne dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.Po te ishte e sinqertë Evropa nuk do te lejonte qe çështja e Veriut te Kosovës të negocohëj më një shtet tjetër siq është Sërbia te cilën më vetëdije te plote e lejoj Serbin te përzihet e në punët e mbrendshme te shtetit më te ri Kosovës,e cila e pruni Veriun e Kosovës ne situatën ne të cilën është sot,ku mbizotëron"përendimi i egër",krimi dhe mafia e organizuar mire nga vete shteti Serb,por Evropa do te duhej qe negociatat ti zhvillontet vetëm më popullin e saj ne veri,pra vetëm me Sërbët e veriut.

Tashti shtrohet pyetja pse ndodhi kështu që Sërbia te përfshihet ne starategjin e BE e Kosova jo?!.

Pas të bërit publik të kësaj Strategjie të BE u dhezën fitilat e disa pushtetarëve,por edhe te mediave dhe portaleve, të cilët as qe e kanë pritë një gjë te tillë, të cilat u banë hallakamë rreth kësaj çështje aspak te mirë për Kosovën,por si për çudi pati edhe fjale miradije,përkrahje të kësaj strategjie.Këtu vlenë të veçohet deklarata e Ministres për Integrime Evropina, e cila më shumë kujdesët për look-un e saj së sa për punëte e shtetit,e cila tha se kjo Strategji është e mireseardhun për ne pasiqe është hera e pare qe BE e nadau si te veçantë Kosovën dhe Serbin,qe do ti bije sipas sajë se BE kompletë me ne fund e njohu pavarësin e Kosovës.Por,e gjora ministre e look-ut kishte harruar së pikërishtë ishte Spanja ajo e cila e bani veto që Kosova te mos përfshihet në këtë Strategji.

Të gjendet psehi i kësaj pune është shumë vështirë dhe mjaftë kompleks e cila kërkon nje studim më te thellë së sa ne një shkrim rasti.Më dukët së këtu shkurtimishtë duhet te ndalemi te negociatat dhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.Siç dihet ajo ajo"kurva e mohit" apo siç këndohet edhe në këngët popullore ajo "Kurva Evropë",kishe për ta rregullu çështjen e Veriut te Kosovës, e cila nje nate me shi dhe ne te ftoftë posa hyjnë trupat e NATO-s ne Kosovë , atje ishte instalu korpusi pro serb Franqez,paramilitarër serb  i vunë "Rojet e Urës" të cilat i udheheqete Kryeqetniku Oliver Ivanoviq,duke mos i lane Shqiptaret të këthehen ne shtepit e tyre.Por jo vetëm që si lane te këthen por rojet e urës ate natë bane edhe krime dhe masakra duke u hyre shqiptarëve te mbetur nepër shtëpia dhe banesa,duke i nxjerrë me zor dhe duke i deportu ne Jug te Mitrovicës.Ata qe e refuzuan kete u vranë mizorishtë nga uredhat e Oliver Ivanoviqit i cili edhe u gjyku për këte pune,por edhe te cilin vete serbet me ndihmën e shtetit serb këto dite edhe e lukujdun ne mjedis te Mitrovicës.Por,është shumë interesant te dihet,të hetohet së ate natë me shi,me mjegull e tymnajë së çka kërkuan Hashim Thaqi dhe Kadri Veseli qe po ate natë rastesishtë apo ishte koinçidencë u gjenden në biseda me KVORI-n Franqez.Pse ata shkuan atje,kush i thirri,për çfarë biseduan ata me KVORI-n Françez,kjo mbetet te shihet,me suguri një dite do ta zbardhe historia.

Por t'i këthehim dialogut midis Kosovës dhe Serbisë te cilin ua imponoi padrejtesishtë Brukseli.Që shtatë vjete që negociohet midis këtyre dy shteteve pa ndonjë rezultat për Kosovën,por me rezultate konkrete për Serbin e cila ishte me diplomate ne këto biseda se sa Hamshoret e shtetit tone.Pse po e themë këtë?.Sepse qe shtatë vite në këtë dialog Serbia shkonte më strategji te caktuar,shkonte atje dhe propozonte temat e saja për te cilat duhet te negociohej për ndonjë Mareveshje eventuale.Dhe ia ka arijtë qëllimit te saje,u ba më kambëngulse ne kërkesat e saja,nuk lështonte pe për kërkesat e sajë.

Ndërsa këta qyqanat tanë,këta hamshorët tanë,jo që ishin te pa shkollë,pa dije dhe kulturë diplomatike,por për shtatë vite rreshtë Hashim Thaqi me Edita Tahirin të së cilës i shkonin pas edhe shtatë shkurtabiqat e saj,shkonin në Bruksl në dialog me Serbin me duar n'xhepa,pa ndonjë koncept,pa ndonjë strategji së cilat janë kërkesat imediate të Kosovës.Ata,pra shkonin e vinin nga Bruseli ne stilin "shko e eja si Adem Peja",pa ndonjë rezultat konkrete në te mire te Kosovës,por  shume shërbime ia banë Serbisë duke ia plotesu te gjitha kërkesat e tyre.Kështu sot e kësaj dite,pra qe shtate vite jemi duke u ballafaqu me Mareveshjet e damshme për Kosovën siq janë:Demarkacioni ku Kosova me plotëvetëdije po humbë territor,Aspciacioni i Komunave me shumice Serbe,ku sipas Mareveshjes Veriu i Kosovës do te fitonte njëfarë mini shtet ne shtetin e Kosovës,që për këtë arësye Serbia me vonë të kërkoj edhe ndarjen e Veriut nga Kosova.Ky ishte dhe mbeti qëllimi kurcial i Serbisë karshi Kosovës.Te gjitha këto të mira gjate këtyre shtatë viteve Serbis ia mundësoi askush tjetër pos Hashim Thaqi me dorën duke nënshkruar çdo gje që propozonte Serbia,spese kata tanët atje "shkonin me duar në xhepa"pa ndonjë kërkes konkrete,me ç'rast ne fitam "fluskën" e Edita Tahirit e cila shoshte së do te shkrihet si fluska e bores apo e sapunit,por që shtete vite ate fluskë nuk zot qe e hjek nga aty,ajo Edita Tahiri e cila shkonte ne Bruksel me shtatë shkurtabiqat e saj krenohet për do tabela te veturave prej letre,te silat duhej te ndrrojeshin këndej e andek kufirit.

Pra,me kete krehohet Kosova,kurse Serbia krenohet me Mareveshjet konkrete qe ia nënshkroi me dorën e vetë Hashim Thaqi.Ajo kërkonë tani,por edhe BE qe këto Marëveshje te damshme për Kosovën te zbatohen te funksionojn,për çka edhe u krijuan probleme të paparashikueshme për Verin tonë,sepse atje tani Serbia po luan koqe me ne si te dojë.Atje çdo gje frymon Serbishte e asgjë Shqiptare,artje nuk mund ta gjejsh nje mbishkrim ne gjuën shqip,atje këmbëkryq është ulë Car Llazar të cilit askush nuk mund të ia luan këmbën, atje Veriu është mbush me kriminel,me mafi,atje nuk funksionon asgjë,atje nuk zbatohet as ligjet,atje ligjin e bane mafia Dhe ja ky është realiteti ne veri të Kosovës i pëlqej dikujt apo jo

Mu për këtë arsye Kosova nuk u përfshijë ne Strategjinë BE,sepse ajo tani kërkon qe te zbatohen ato Mareveshjet e damshme për Kosovën te cilat ia solli vete Hashim Thaqi,por qe Kosova ka ngecë qe tri vite ne mos zbatimin e tyre.Në vend qe Presidenti i Kosovës me hamshorët tjerë shtetëror je jepe llogari bile morale për veprimet e tij te damshme,ai gjate tere vitit te kaluem ia hidhëte fajin BE duke e kritikue mas e pa mas për fajet e tij ne vend te japë llogari,por nuk japin llogari askujt,bile as popullit qe i kane zgjedhë,qe do te thot së janë mbi popullin.Hashim Thaqi me hamshorët e tij bane edhe një gabim strategjik te pafalshëm kur natë e 22 dhjetorit 2017.tentuan më plote vetëdije te bëjnë grushtet ne shtetin e vete,duke manipulauar me deputet,për çfuqizimit te Gjykatës Speciale.Po te mod ishte regagimi i ambasadorit Delawi i cili këtë tendim e konsideroi si thikë pas shpine ndaj Amerikës,reagoj edhe Departmemti i Stetit Amerikan miku i jone i madh pa te cilin nuk do te ishim këtu ku jemi,se nëse vazhdohet edhe me tutje më kete do ta lene Kosovën ne "gojën e ujqeve"nga e cila është e rrethuar nga te gjitha anët.Reagoi ashpër edhe e gjithë Evropa,reago ashpër edhe krejte kori i ambasadorëve ne Kosovë,me ç'rast nga presioni ik madh ata u detyruan me zor,e jo me deshirë qe te tërhiqen turpshëm nga nje iniciative e till e cila edhe e turpëroi Kosovën ne sytë e botës.

Dhe ja marifeti i fundit i Hamshorve te Kosovës.Ata qe sa muaj u shtyheshin midis vedi se kush do te shkoj të"falet"ne Amerike,jo ty të kanë thirre,kurse ty jo,e matshin,pra vrelën e tyre "të pavlerë" më këte thirrje.Por,ata dje ikën ne Amerike kundërligjshëm duke e lane Shtetin ne duar te askujt.Shikoni se sa te mençur qe janë,se sa vlere kanë,se sa te pandërgjegjshëm janë.Në vend së te rrijnë këtu dhe ta menaxhojnë situatën pas kësaj qe solli Startegjia e BE ata ikën atje.Ata duhet te ishin këtu dhe ta thirrnin popullin ne proteste masive,të qete kundër një padrejtësie qe iu ba nga BE.Ata po heshtin,bile as qe ua ndinë për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj.Kane vetëm nje qellim:pasurimin e vetevehtes dhe mjerimin e popullit.Shikoni se çka ndodhi ne Greqi,pse këta tanët nuk e morën si shembull Greqin kur Shteti i Greqis para dy tri ditësh nxori ne rrugë mbi 200 mije protestues të cilët protestuan ne menyrë paqesore pa asnjë incident,për shkakun e emrit te Maqedonis se Veriut si do te quhej ne te ardhmen.Sjellja e hamshorve dhe harambashave tanë nuk do koment.Komentin duhet ta jepe vete populli i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat