Marrja dhe mbajtja e pushtetit përmes dinakërisë e mizorisë dhe shembulli tipik "Mbreti Riçard III"

Opinione

Marrja dhe mbajtja e pushtetit përmes dinakërisë e mizorisë dhe shembulli tipik "Mbreti Riçard III"

Nga: Ph.D. Prof Skender M. Hoti Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 14:31
Ph.D. Prof Skender M. Hoti

Duke e vërejtur se populli shqipëtar në tërësi, e vecanarishtë institucionet e Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, fatkeqësisht, sidomos pas luftës së fundit të Kosovës (1998/99), janë futur në një krizë të thellë kulturore-identitare, etike-morale dhe institucionale- shtetrore, vecanarisht përmes degradimit dhe degjenerimit të vlerave tona tradicionale të lakmueshme kombëtare, të njohura dhe të pranuara anë e kënd botës!

Fatkeqësisht, pushtetarët, që rrufeshëm e pamëshirëshëm gllaboruan çdo të mirë materiaje e shpirtërore dhe grabitën pushtetin përmes: premtimeve kolosale, dinakrisë, gënjeshtërave, hajnisë, shantazhit, haraqit, uzurpimit, vrasjeve, krimit të organizuar dhe kompromiseve, koncesioneve, kolaborimit e nënshtrimit total ndaj te huajve, zhvlerësuan e zvetnuan tiparet dhe karakterin specifik atëdhedashës shqiptar! Psh.: koncesionet e Shqipërisë, ndaj jo vetëm Greqisë, në njerën anë, duke falur tokë e det!, sidhe ato të Kosovës, ndaj UNMIK-ut, Serbisë, Slavo-Maqedonisë e Malit te zi, në anën tjetër, duke iu falur territore  kosovare!, deshtëm, apo jo, të pranojmë, demoralizoi çdo atëdhetar dhe veniti idealet për liri, demokraci e pavarësi të vërtetë! Këto dhe shumë anomali tjera, mundësuan përfshirjen e një pjese me përmasa të gjëra të popullit tonë, që nga lakmia e madhe për pasuri, poste, diploma, pallate e mish të gjallë, nuk lanë gjë pa corroditur, degraduar, devalvuar, bile e përmbysën tërë sistemin e vlerave dhe vlerësimit! ..e lere mos të flasim për: hajni, nepotizëm, korrupsion, tendera, shantazh, haraq, drogë, prostitucion, vrasje, krim e tradhëti te haptë...!

Vërtetë ka mbetur pak shpresë, apo hiq! Megjithëse, nëse e krahasojmë situatën tonë të rënduar me situatat e ngjashme të popujve tjerë, duhet pranuar se, shumë popuj tjerë ia kanë dalur të mbijetojnë, bile të zhvillohen e te bëhën shembull për popujt përreth e më gjërë!  Pra, popujt tjerë, edhepse kanë qenë në gjendje shumë më të pa-shpresë se sa ne, si psh.: Populli fançez, anglez, gjerman, italian, e në përgjithësi popujt e Europës perendimore, ia kanë dalur të bëhën shembuj për jetë të mirë, të lumtur; me barazi, drejtësi e vëllazëri!, zhvillim, progres e prosperitet të vazhdueshëm!...E pranuam, apo jo! Popujt e lartëcekur deri ketu arriten falë mendimtarëve, filozofëve, shkrimtarëve, gazetarëve etj., te atyre popujve,  të cilët i njehë dhe pranon e tërë bota, si psh.:

- në Francë: Dekarti, Volteri, Ruso, Montskie, Moliere, Racin, Marie e Pjerre Curie, Sartri, Kami, etj. ;
 - në Angli: Shakespear-i, Miltoni, Marlowe, Bacon, Faraday, Newton, More, Keats, Churchill, etj.  ;
- në Gjermani: Albertus, Goethe, Kant, Nietzsche, Schiller, Luxemburg, Leibniz, Lessing, Hegeli, etj. ;
- në Itali: Aquinas, Piccolomini, Bruno, Machiavelli, Campanella, Alighieri, Boccaccio, etj., Eco, etj., e kështu me rradhë, mund të vazhdojmë për secilin popull të Europës Perendimore, që njihen si popuj e shoqëri të zhvillara e të përparuara!

Rrjedhimishtë, duke qenë  dëshmitar i kësaj situate jo të lakmueshme kulturore, ekonomike, politike dhe të marrëdhënjeve shoqërore brenda kombëtare, sa për fillim, për të bërë një hap para, do të sugjeroja që, gjeneratës së re, nëpër teatrot kombëtare, t'u futet në repertoar inskenimi i ca tragjedive ose kronikave historike të William Shakespear-it, e pastaj sipas zgjedhjës së regjisorëve të vendeve përkatëse. Ndërsa, autori i këtyre rreshtave, atyre, sa për fillim, do t’iu rekomandoj:

« Makbeth-in », « Hamlet-in », « Ricard-in III » dhe « Henrin V » !

Ndërsa, lexuesit të respektuar, sa per fillim, do t'i ofroj syzheun e kronikës historike të "Mbreti Ricard III", që e kishte marrë pushtetin dhe kurorën e Anglisë, përmes dinakrisë … mizorive e krimit, duke shkelur mbi kufomat e kujtdoqoftë që ka mundur ta pengoj këtë! Përndryshe, ky mbret i Anglise,  kishte jetuar mu ne kohen kur, heroi ynë kombëtar, Skenderbeu, e kishte arritur moshën e shtyrë! Pra, ishte koha kur verifikohej ne vepër proverbi popullor:

 Ai që e merr dhe e mbanë pushtetin me mizori e krim, me mizori e krim do t’a humbë!                                                                     

Sëkëndejmi, ja një shembull tipik i marrëjës së pushtetit me dinakri, ...mizori e krim,siç vijon :

MBRETI  RIÇARDI  I  III-të (1452-1485)

Kjo tragjedi, sipas të dhënave faktike dokumentare ishte shfaqur për herë të parë diku mes viteve1592-93,kurse ishte shtypur në 1597 dhe rishtypur, pesë herë tjera, para se të ket hyrë në Folion e parë të vitit 1623.Burimi kryesor i shfrytëzuar dhe përdorur nga Shekspiri për këtë tragjedi fantastike ishte: “History of King Richard III”, e shkruar nga Sir Thomas More, e që ishte përfshirë në kronikat historike të Edward Hall-it (1542) dhe të Raphael Holinshedit. Përndryshe, Mbreti Riçardi III ishte mbreti i fundit i Anglisë, që rrjedhëte prej familjes se famëshëme York !

Kjo tragjedi, padyshim, është vazhdimsi e ngjarjeve që pasojnë pas grabitjës së kurorës mbretrore të Henrit VI nga Edward Plantaganeti, me ndihmën e vllazërve të tij, në vecanti të vëllaut të vogël, Dukës së Gllosterit, me vonë Riçardit III, i cili kishte shfaqur luftë të pakomprimis. Sidoqoftë, Ricardi, pas një kohe të sundimit të vëllaut të tij, mbretit Eduardi IV, ka filluar të përpiloj plane djallëzore, për të marrë pushtetin e Anglisë, qoftë edhe duke shkelur mbi cilëndo viktimë-kufomë, vetëm për t’a rrëmbyer kurorën dhe qeverisur sipas masës dhe lakmisë së tij, jo vetëm makiavelliste, por edhe kriminele e  qoftë edhe pa qytetarë! Kështu, Duka i Gllosterit, Riçardi III, pra vëllau i mbretit Edward IV, që në skenën e parë të aktit të parë te kesaj kronike historike, shprehë ambicjen për marrjën e kurorës mbretrore te vëllaut te tij mbret, apo kujdoqoftë që mund t’i pengoë, me c'rast, derisa është i vetmuar, ai  shpalos planet e tij diabolike, sic vijon:

Richard: ..I am determinèd to prove a villain            / Jam përcaktuar t’bëhem mizor

And hate the idle pleasures of these days.                /   E t’urrej kenaqesite e ketyre dembelave.

Plots have I laid, inductions dangerous,                     /  Planet-kurtha që kam vendosur, sjellin rreziqe,

By drunken prophecies, libels, and dreams,              /  Posi profeci të dehura, e gënjeshtëra, 

To set my brother Clarence and the King                    /  Që vëllaun tim Kllarensin e Mbretin

In deadly hate, the one against the other;                  / T’i fus në grindje e inate vrastare mes veti ;

And if King Edward be as true and just                        /  E nese Mbreti Eduard eshte ai i besës e i drejte,

As I am subtle, false, and treacherous,                        /  Po aq sa unë jam i pabesë, lojës, e dinak,

This day should Clarence closely be mewed up         /Sot do t’a shpije Kllarensin në burg

About a prophecy which says that “G”                       / E të përmbushë profecinë q’ thoshte se « G »Of Edward’s heirs the murderer shall be…                 / do t’jet vrasës i trashigimtarëve te Eduardit…

                                                              ..    (Act I, sc. i) 

Megjithëkëtë, kurrsesi nuk duhët haruar faktin se, Duka i Gllosterit, pra Ricardi III, shumë më qartazi se në këtë mënyrë, planet e tija dinake, djallëzore e kriminele, i kishte shprehur shumë më herët, qyshë në  pjesën  e  tretë, aktin III, scenën e dytë të  kronikës  historike “Henri  VI”, ku, përveç tjerash, anash kishte deklaruar se, do të mund t,ia kalojë Makiavellit vrastar, sic vijon:

-Why, I can smile, and murder whiles I smile,              /Pse, mund t'buzëqesh, e t'vras kur buzëqeshem,

 And cry “Content!” to that which grieves my heart,  /E t'shtirrem "I kënaqur!",para atij q'mjeron zemreën time!

 And wet my cheeks with artificial tears                        /E t'i lagu faqet me lotë krokodili,

 And frame my face to all occasions.                              /E t'bëjë fytyrën sipas çdo situate.

 I’ll drown more sailors than the mermaid shall;         /Do t'përmbys më shumë marinarë sesa lugatja e detit;

 I’ll slay more gazers than the basilisk;                           /Do  t’therr me shumë dëshmitarë sesa gjarpinjët;

 I’ll play the orator as well as Nestor,                     /Do t'shtirrem orator sa Nestori,

 Deceive more slyly than Ulysses could,                 /Do t'mashtroj më dinakrisht se Uliksi q'mundi,

  And, like a Sinon, take another Troy.                             /E, sikurse Sinoni, t'pushtoj një tjetër Troje.

  I can add colours to the chameleon,                             /Unë mund' t'ndërroj ngjyrat si kamelioni,

  Change shapes with Proteus for advantages,             /E t'ndërroj format me Proteza për t’u maskuar,

   set the murderous Machiavel to school.                     /E t'ia kaloj Makiavellit vrasetar me aftësi.

  Can I do this, and cannot get a crown?                         /Këtë mund t'bëjë, e a s'mund t'marr kurorën?

   Tut, were it farther off, I’ll pluck it down …                   /Eh, edhe me larg po t'ishte, unë do ta gabisja….

                                                                    . (Pj.3,akt.III.ii).

Dhe se do të jëtë mjaftë i aftë, si kamelioni të ndërrojë ngjyrate, dinak, orator, e i zdërvjellt t'i përshtatet çdo situate, aq sa me lehtësi do të mund ta "grabisë, çnukë" kurorën mbretrore të Anglisë!

Keshtu, pra, Ricardi, së pari, përmes intrigave dhe gënjeshtrave dinake, ia kurdisë vllaut të vetë Kllarensit, të cilin përmes mbretit Edward IV e arreston dhe e dërgon në Tower, aty, ku më vonë, i angazhon dy kriminelë dhe i porositë ta vrasin të vllain e tij, Kllarensin! Menjëherë, pas pak, Riçardi, për mos të lenë kurrfarë dëshmije a dyshimi pa u hamendur e pa kurrfarë mëshire i mbytë që të dy këta vrasës.                                             . (Pj.3,akt.III.ii).

Pastaj, Riçardi, pa kurrfarë sekleti a pengese, e ndalë kortezhin që po e përcjellte trupin e mbretit Henri VI dhe të birit të tij, pra mbretit trashigues Edwardit IV, për t'i varrosur në varre, dhe fillon t'i vardiset gruas së Eduardit IV te vdekur, Anës, pra kunatës së tij.

Sidoqofte, edhe pse Ana pandërpre, që nga fillimi, disi e kundershton e bile dhe e mallkon Riçardin, përshkak se ky ia kishte vrarë të burrin e saj dhe vjehrrin, pra mbretin Henri VI, ajo, fatkeqësishtë, vetëm pas pesë-gjashtë minutash, përmes shumë lajkash e gënjeshtrash dhe dhurimit te një unazë nga Riçardi, pranon të martohët me te, pra me Riçardin, “e shëmtuar shpirtërisht dhe fizikisht!”, sic ajo e quante ate, pak kohë me pare!

Në anën tjetër, duhët pranuar se, intrigat e Riçardit ishin helmi kryesor që e kishin lodhur e mbytur mbretin Edwadi i IV, i cili, përderisa  ishte i sëmur, çdogjë, pra edhe informatat me elementare i duhej t'i merrte prej rrethit më të ngushtë të obortarëve, e veçanarisht prej mbretreshës Elizabetë, pra prej nënës së tyre, prandaj, Riçardi, duke e shfrytëzuar këtë hendikep të Eduardit, pandërprer i bënte akuza të gjithëve, vecmas miqeve te Mbretit, ngase ata ishin avansuar brenda natës ne pozita të larta shtetërore dhe ishin bërë "fisnikë" pa merita, vetëm duke e dezinformuar mbretin! Sëkëndejmi, Mbreti Eduard, duke qenë thellësisht i dermuar dhe dëshpruar, pasa dëgjon edhe për vrasjen e te vëllait te vetë, pra Kllarensit, që ishte mbytur në burg, nga pikllimi e dëshprimi i thelle vdes!

Megjithese, shumica e këtyre akuzave ishin të vërteta, Riçardit, ne realitet, nuk i dhimbeëte nihelizmi e korrupsioni, por ai e kishte mendjen e përqendruar tek marrja e kurorës se Anglise. Pra, ai gjithë ato akuza i kishte bërë vetëm sa për t'ia hapur vehtës shtegun e sigurtë për t’u bërë mbret i  "devotshëm" i Anglisë.

Rrjedhimishtë, ai, sëpari, i akuzon për tradhëti dhe i vret anetaret e fisit te mbreteshës Elizabetë: fillon me vrasjen e Lordëve Grej, Vogen e Rivers, e pastaj vret edhe Hastingsin, përmes Ratklifit dhe Lovellit. Kështu, Duka i Gllosterit,pra Riçardi, përmes dinakrise, premtimeve, intrigave dhe gënjeshtrave aktivizon edhe Buchinghamin, që t’i mashtrojë qytetarët se kense vetëm Riçardi është  me meritori, për ta marrë kurorën mbretrore, por që ate kense duhej lutur, sepse Ai nuk po pranonte të bëhej mbret i Anglisë, pasi që ai shtirej se kense ishte tejet i zënë me angazhimin e tij pas fesë dhe lutjeve të tij fetare!!! Megjithëse, ai, në anën tjetër, derisa dy nipat e tij, Princat e vegjel, prisnin që Princi Jork të shpallej mbret, Riçardi III shpallë vehtën mbret i’ Anglisë, pasi që ky ( vete Riçardi), paraprakishtë, përmes Tirrelit, i kishte vrarë  që të dy princat, pra nipat e tij! Kështu, pra Mbreti Ricardi III, me një goditje, bënë dy te vrame, dhe automatikisht ia merr pushtetin,  edhe kunatës së vetë, me c'rast mbretëresha Elizabetë i humbë të gjitha kompetencat shtetrore, që i kishte trashëguar dhe gëzuar gjërë atëherë, në cilësinë e mbretëreshës së Anglise, pas vdekjës së bashkëshortit të saj, Mbretit Henri i VI.

Keshtu, pasi që i humbë te gjitha shpresat, Elizabeta, e mbetur pa pushtet e mbeshtetje, e këshillon Dorsetin të ikën në Riçmond, për mos ta pësuar të njejtin fat, si anetarët tjerët te familjes.

Ndërkohë, Riçardi i III, edhepse një kohë sundon, sipas tekeve të tija, posa e nuhatë rrezikun sidhe për të siguruar njëfarë qetësie të brendshme, brenda fronit të tij mbretëror, ai e kërkon për nuse Elizabetën, mbesën e vete, bijën e vëllaut të tij, mbretit Edward, e cila që moti ishte e dashuruar në Princin e Riçmondit. Megjithatë, qetësija, tanimë dukej se  ishte larg, përshkak se Backinghami po kërkonte nga Riçardi III kompensimin për detyrat e kryera, e që ky, ende nuk ia kishte përmbushur premtimet!

Rrjedhimishtë, meqë mbreti Riçard nuk ia përmbush premtimet  Backinghamit, ky ikën prej tij dhe i bashkangjitet Riçmondit, që sa vije e gjithnjë më tepër po fuqizohej dhe mbështetej nga të gjithë, pra edhe nga populli. Sidoqofte, tradhëtinë më të madhe, Riçardit III do t'ia bëjë vehtës, sepse forcën e tij ushtarake dhe fitoren më sigurtë e bazon në ushtrinë e tjetërkujtë, pra në ushtrinë e Stenlit, babës së Riçmondit, i cili i kishte vendosur taboret luftarake në fushën e Bosforthit. Megjithëkëtë, përkundër këtij gabimi fatal dhe luhatjës së parë të karakterit dhe unit të tij, nga ëndrra që e kishte parë Riçardi III, se do të humbas luftën kundër Ricmondit të ri, ai, edhepse në luftën e tij reale finale do të shfaqë një trimeri të llojit të tij, vecmas kur ai do t’luftoj  kundër “atyre pesë Riçmondave!”, te imagjinuar, e që i kishte "vrarë" , por jo edhe atëherë kur mbetët i plagosur, para se te vritej nga Princi i Riçmondit, me c' raast do të tregojë ligështine e tij të pabesueshme, sic vijon :

Alarum. Enter KING RICHARD III.                                       / Poterrë. Hyn Mbreti Riçard

R. III : A horse! a horse! my kingdom for a horse!          /Një kali, një kali! Mbretërinë time për një kali!

CATESBY Withdraw, my lord; I'll help you to a horse.    /Zbrapsu, imzot; unë Ju'a gjejë kalin.

KING RICHARD III Slave, I have set my life upon a cast,  /O skllav, jetën time e kam hedhur n'lojë,

And I will stand the hazard of the die:                               /E do t'qëndëroj derisa e do rasti t'vdes:

I think there be six Richmonds in the field;                      /Mendoj se janë gjashtë Riçmonda këtu në fushë;

Five have I slain to-day, instead of him.                             / Se pesë sot i mbyta, n'vend t'atij t'vërtetit.

Si rrjedhojë e kësaj lufte të ashpër e përplotë trimëri, Princi Riçmond, trim e fitimtar, pasi që e vret Riçardin III, mizor e dinak, e merr mbretrinë dhe kurorën e Anglisë dhe martohet me Elizabetën, bijën e mbretit Edward IV, me ç’rast,  përmes të kësaj martes,pajtohën dhe bashkohën Lankasterët  dhe Yorkët, dy familjet armiqësor, dhe mbyllët, njehere e pergjithnje, lufta e tmershme vëllavrasëse  njëqind vjeqare, mes trandafilave të kuq dhe te bardhë !, që i kishte sjellur shumë dëme jo vetëm Anglisë. Famirësishtë, një luftë e tillë egabueshme për pushtet më kurrë nuk i është përsëritur Anglisë. Bile, gjatë shekujve që kanë pasuar, Anglia dhe Mretëria e bashkuar, falë ksaj peërvoje të hidhur e të demshme njerezore, gjithnjë ka kontribuar në parandalimin e luftërave vëllavrasëse brenda popujve dhe shteteve të ndryshme anë e kënd botës !

, prof.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat