Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e joshqiptarëve, as e tradhëtisë dhe as e korrupsionit (1)

Opinione

Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e joshqiptarëve, as e tradhëtisë dhe as e korrupsionit (1)

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 14:12
Skënder S.Kapiti

Po filloj pjesën e parë të këtij shkrimi,  këtë hyrje të shkurtër në formë pyetjesh sepse lexuesi shqiptar nuk lexon gjatë dhe nuk studion thellë, dhe si pasojë edhe mashtrohet lehtë.  Politikës së Tiranës gjithnjë  nuk i ka interesuar interesi kombëtar por vetëm ai personal dhe pushteti.

Çdo veprim e sjellje e kujdoqoftë, shqiptar apo joshqiptar, si dhe çdo indiferentizëm dhe neglizhencë, krim e korrupsion  prej  politikës, politikanëve  dhe e pushtetit të cilat sjellin pasoja të rënda për  individin, për kombin  dhe për  shtetin shqiptar janë njëlloj si veprimet e armiqve shoviniste joshqiptarë si dhe të tradhëtarëve të shqiptarëve.

 Shqipëria dhe Kosova janë të  shqiptarëve dhe nuk janë të joshqiptarëve dhe as të tradhëtarëve.

Shqipërinë që prej 100 vitesh realisht e kanë sunduar  dhe e kanë keqqeverisur joshqiptarët dhe shqiptarët injorantë dhe të pa shpirt shqiptari.

Ka ardhur koha që të ndahemi  nga egoizmi dhe tradhëtia të cilat  po na shoqërojnë prej shekujsh.

Politika dhe regjimet politike  të pushtetit në Tiranë  gjithnjë si rrezik dhe si “armik” të tyre më shumë kanë konsideruar  nacionalizmin, kombëtarizmin dhe intelektualizmin patriotik shqiptar se sa shovinizmin dhe antishqiptarizmin sllavo-grek.

A nuk ishte regjimi i Mbretit Zog i cili erdhi në pushtet pasi vrau dhe përndoqi patriotët shqiptarë, si  dhe erdhi edhe me ndihmën e Beogradit , dhe si shpërblim ai  regjim i fali Serbisë troje të Shqipërisë në një kohë  që Serbia  e mbante  Kosovën të  pushtuar nën terror dhe nën genocid?

 A nuk ishte regjim antishqipar, politika dhe ideologjizma e komunizmit enverist, regjim i cili  shkatërroi nacionalizmin dhe patriotizmin shqiptar, e proletarizoi atë, dhe i shërbeu nacionalkomunizmit sllav, serb dhe rus, regjim i cili  i varferoi tejskajshem  shqiptarët,e  izoloi dhe e rrënoi Shqipërinë, si një regjim antishqiptar pasi ishte thellësisht edhe një regjim antiamerikan?

A nuk vazhdoi edhe pas rënies së komunizmit në Shqipëri vazhdimësia antishqiptare e regjimit të Berishës ,Nanos dhe Ramës; a nuk janë regjimet e tyre antishqiptare kur kërkuan dhe vazhdojnë e  kërkojnë ndihmë dhe mbështetje nga Greqia për të marrë  pushtetin kur janë në opozitë, ashtu si dhe për të vazhduar  dhe mbajtur pushtetin kur janë në pozitë , ku si ishregjimi i Berishës ashtu edhe sot Rama i japin, falin apo i shesin  për këtë qëllim  si shpërblim Greqisë edhe detin edhe token, në një kohë kur Greqia ka kryer pastrimin etnik të Çamërisë dhe genocid mbi popullin shqiptar të saj?

Nuk ka pasur Shqipëria vetëm një Esad Toptan, sepse a nuk është për Kosovën Fatos Nano si Esadi kur deklaroi se Kryeqyteti i Kosovës është Beogradi, po ashtu si në prag të shpalljes së Pavarësisë kur ministri i jashtëm i qeverisë së Partisë Demokratike kërkonte Pavarësi të kushtëzuar për Kosovën; dhe kur kryetari i saj  deklaronte se e kishte mik armikun më të madh të shqiptarëve ,Presidentin e Maqedonisë ,Gligorovin dhe atë të Greqisë Micotaqis; po  Enver Hoxha si miku dhe vëllai i Miladin Popoviqit ,Mugoshës e Stojniqit  dhe i Stalinit; po Mbreti Zog miku dhe mercenari  i Pashiqit dhe së fundi sot ,Kryeministri Rama ,miku i Vuçiçit, si dhe  “vizioni” i tij për neoJugosllavinë e tregut të përbashkët ballkanik dhe i pajtimit të shqiptarëve me serbët pa pyetur dhe duke injoruar vullnetin dhe autoritetin e shtetit shqiptar të Kosovës. (Shumë shpejt do të dalë studimi 60 vëllimësh i studiuesit Ilir Malindi me titull “United States of Albania”ku publiku mes të tjerash  do te mësojnë  edhe shumë të vërteta mbi  bëmat e politikanëve dhe të pseudoheronjve shqiptarë.)

A keni dëgjuar ndonjëherë që Athina dhe Beogradi politik , si opozita dhe pozita politike atje,  të kenë kërkuar ndihmë e mbeshtetje nga Tirana përveçse në të kundërt, kanë bërë gjithnjë propagandë, diversionizëm, veprimtari  dhe  retorikë politike të egër antishqiptare dhe shoviniste, dhe se atje votuesi grek dhe serb e voton atë politikë e cila është më shumë agresive antishqiptare, ndërsa  PD dhe PS në  Shqipëri integrimin e Shqipërisë për në BE e shikojnë se rruga  atyre u kalon nga Athina dhe me pazaret e marrëveshjet e nëntokës me Beogradin  në dëm të Kosovës.

A nuk ishte antishqiptarizëm dhe antikombëtarizëm furnizimi dhe shkelja e embargos së naftës nga regjimi i Berishës për makinerinë vrastare dhe genocidiste të Millosheviçit?

A nuk janë antishqitarizëm  edhe qëndrimet dhe veprimtaria mosmirënjohëse, e pabesë , e hapur por edhe djallëzore  edhe sot kundër SHBA-ve, kur SHBA –të janë ato të cilat kanë garantuar dhe e kanë mbrojtur shtetin shqiptar të Shqipërisë kundër synimeve serbo-greke për coptimin e saj, dhe po prej SHBA-ve shqiptarët kanë sot shtetin shqiptar të Kosovës?

A nuk është antishqiptarizëm  edhe antiamerikanizmi i politikës së Tiranës  SOT kundër Reformes ne Drejtësi dhe kunder VETTING-ut  të ndërmarrë nga SHBA- të cilat i hapin rrugën integrimit të Shqipërisë në BE?

A nuk është antishqiptarizëm politika e politikanëve të Tiranës që pengojne ndertimin e shtetit ligjor, demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë?

A nuk është antishqiptarizëm fakti se prej këtyre politikanëve joshqiptarë dhe të politikanëve shqiptarë por pa shpirt shqiptari, përderisa prej krimit, korrupsionit dhe të tradhëtisë së tyre  shqiptarët marrin arratinë dhe largohen nga Shqipëria si dje ashtu edhe sot? 

Kur këto regjime politike në  Shqipëri u kanë bërë gjithë këto të këqija e të zeza vetë Shqipërisë dhe shqiptarëve në Shqipëri,  prandaj,  dhe për më tepër akoma, kurrë dhe asnjë regjim politik në Shqipëri nuk është interesuar për gjëndjen dhe për mbrojtjen e të drejtve kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre në Kosovë, Maqedoni,Mal të Zi dhe as për Çamërinë, dhe jo vetëm kaq por shqiptarët të cilët  të përndjekur, të persekutuar dhe të dëbuar prej trojeve të tyre të cilët  lanë trojet dhe shtëpitë e tyre dhe u strehuan në Shqipëri,në Shqipëri ata janë parë si refugjatë dhe janë penguar në çdo formë me qëllim që ata të mos integrohen në pushtet, në politikë, në diplomaci, në akademi , ushtri,polici etj.

 Në këto kushte prandaj edhe shqiptarët e Çamërisë  krijuan Partinë e tyre ,atë të Integrimit , me qëllim që të integrohen edhe ata në politikë në Shqipëri, në shtetin Amë.

Këtë duhet ta bëjnë edhe shqiptarët me origjinë nga Kosova të cilët janë mbi 300 mijë në Shqipëri , por që partitë kryesore politike të Shqipërisë gjithnjë tregohen  shumë të kujdesshme dhe “vigjilente” që të mos lejojnë integrimin politik të shqiptarëve me origjinë nga Kosova të cilët jetojnë në Shqipëri, as  në partitë e tyre dhe pastaj as në strukturat shtetërore , ku sidomos si më antikosovare në këtë drejtim dallohet  Partia Socialiste e Shqipërisë, aktualisht kjo “Rilindja” socialiste e sotme dhe E.Rama, kreu i saj.

Këto  kanë  ndodhur dhe vazhdojnë akoma  të ndodhin  pasi politikën në Shqipëri e kanë sunduar  dhe vazhdojnë ta sundojnë prej 100 vitesh joshqiptarët dhe shqiptarët  injorantë dhe pa shpirt shqiptari.

Politika dhe regjimet politike në Tiranë gjithnjë  kanë përdorur tradhetinë dhe retorikën patriotike  për në favor të interesave te pushtetit, ata kane manipuluar me substancën kombëtare shqiptare, kanë spekuluar dhe manipuluar me Kosovën sidomos për  imazh personal politik  dhe sa për t’u dukur  dhe për t’u paraqitur te nderkombetarët si faktorë, aktorë  dhe  persona politik kinse kanë respekt dhe influencë te të gjithë shqiptarët në Ballkan në trojet e tyre. Pra politika e Tiranës e ka përdorur dhe e ka trajtuar Çështjen kombëtare  shqiptare deri aty  dhe ashtu siç ia ka deshiruar interesi dhe qëllimi i ngushte personal politik dhe i pushtetit të tyre.Po kështu politika e Tiranës ka vepruar edhe me diasporen shqiptare.

Vetëm këto fakte të cilat dihen do të ishin të mjaftueshme për ta argumentuar titullin e ketij shkrimi,apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat