Ne, heronjët e durimit

Opinione

Ne, heronjët e durimit

Nga: Rexhep Shahu Më: 6 janar 2018 Në ora: 14:00
Rexhep Shahu

Bëjnë humor Stupcat dhe qortojnë komandantët zhvatës qe na kane vu lakun ne fyt qe nga viti 1944 e ne vazhdimësi, ne kënaqemi, qeshim, duartrokasim dhe biem ne qetësi sikur u krye puna, sikur u zgjidh halli ynë, sikur shpëtuam prej komandantëve qe kane marre peng vendin. Kaq.

Behet një deklarate qortuese e kundërshtuese nga ndonjë anonim i opozitës kundër veprimeve te dënueshme qeveritare dhe ne kënaqemi, shfryhemi, qetësohemi sikur u zgjidh padrejtësia, sikur e fituam te drejtën. Le me sikur te beje deklarate lideri i opozitës. Kaq.

Rritet dhe nuk njeh ulje çmimi i karburantit, te gjithë shajnë nen dhembe, te gjithë blejnë karburant, kënaqemi dhe trimërohemi kur bën ndonjë deklarate kundër qeverise ndonej opozitar anonim, mbushim serberatoret dhe i japim gaz makinës, shkojmë secili ne pune te vet. Askujt nuk i shkon mendja me thirre gjithë drejtuesit e mjeteve ne vend dhe me i fike mjetet motorike ne sheshe, ne udhe dhe mos me i ndeze e mos me i lëvize nga vendi makinat nje jave, nje muaj derisa qeveria ta ule çmimin e karburantit sa ne Maqedoni ose sa ne Kosove. Nuk i dalin policet qeverise me i hedhe kundër drejtuesve te mjeteve te vendit se edhe policet e thjeshte e blejnë karburantin me leket e tyre, ndërsa policet e "përbërë" e marrin karburantin falas per makinat e tyre. Por kete organizim nuk e bëjnë dot anonimet e opozitës, as cimcakizat e opozitës, por e bëjnë liderët e opozitës, e bëjnë dhe nuk e thonë, e bëjnë me qetësi, pa fjale, pa thirrje, pa zhurme, pa britma, thjeshte ftohen qytetaret te dalin ne sheshe me makina dhe ti fikin makinat ne sheshe, te marrin buke me vete, buke me djathë, ullinj, birra, raki, mish, sipas mundësive dhe te rrinë ne makina. Kur te kenë ftohte, ti ndezin makinat sa për tu ngrohe. Kur te mërziten, ti ndezin kasetofonat e makinave e t'i bëjnë muzike qeverise e cila punon me mire me muzike ne sfond.

Akoma nuk ka shkuar dhimbja ne palce, ne kocke se po te kishte shkuar ne kocke do te reagonin njerëzit edhe nese nuk do te kishte opozite qe ti udhehiqte. Akoma kënaqemi e mjaftohemi me lufte deklaratash shtypi, me skeçe e humor stupcash, portokallie, alpazaresh apo apartamentesh te Jul Dedës.

Opozitaret e administratës se opozitës janë te qete dhe mjaftohen me luften e deklaratave deri ne ditën kur te shndërrohen ne pozitare pas lodhjes se qeverise.

Jane ne pritje te OJQ-ve qe enderrojne te bëjnë protesta dhe te bëhen lider nga këto protesta. Por protestat e OJQ-ve mundet ti organizoje vetëm kryeministri dhe askush tjetër, ai është dirigjent i protestave te OJQ-ve, ai është "zjarrvënësi" i protestave antiqeveritare te OJQ-ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat