Ismet Ibishi: Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj, kishin përgatitjen e kalibrit të ushtarakëve të NATO-s

Opinione

Ismet Ibishi: Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj, kishin përgatitjen e kalibrit të ushtarakëve të NATO-s

Nga: Adem Lushaj Më: 4 janar 2018 Në ora: 17:41
Pamje nga ceremonia e përkujtimit

Në përvjetorin e 15-të të vrasjes, janë përkujtuar kolonel Tahir Zemaj, i biti i tij, Enisi, dhe kushëriri Hasani, i cili ishte edhe kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Deçan, të vrarë në Pejë, nga persona tash për tash të panjohur.

Është koha e fundit që të zbardhën gjitha rastet e vrasjeve, ndërsa akterët e krimeve të përballën me drejtësinë. Zbardhja e rasteve dhe autorëve të krimeve, do ishte lehtësim edhe për familjarët, por edhe rritje e besimit në institucionet e drejtësisë. Përgatitja profesionale dhe doktrina luftarake që kishte kolonel Tahir Zemaj dhe ministri i tij, kolonel Ahmet Krasniqi, janë vlera që i bëjnë figurat më emblematike të luftës sonë për liri dhe pavarësi të Kosovës. Edhe pas 15 vitesh, drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, ka dështuar për zbardhjen e vrasjes qyqare të heroit të Kosovës, ushtarakut që kishte në prioritet, respektimin institucional të shtetit të Kosovës, në krye të së cilës ishte presidenti Ibrahim Rugova. Kështu kanë vlerësuar bashkëluftëtarët, bashkëvendësit dhe familjarët e Kolonel Tahir Zemaj, me rastin e përvjetorit të pesëmbëdhjetë të vrasjes, organizim i bërë nga bashkëluftëtarët e tij të Brigadave 134, 131, 133 dhe Mërgimi, të cilat ishin në komandën e oficerit të karrierës, kolonel Tahir Zemaj.

Ismet Ibishi, oficeri i karrierës dhe ish zëvendës i kolonel Zemaj, njëri ndër oficerët e parë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, pasi ka treguar për shkathtësitë dhe doktrinën ushtarake të komandantit të tij, ka thënë se kjo vrasje, sikurse gjitha vrasjet tjera, duhet sa më parë të zbardhen, ndërsa autorët e krimit të marrin dënimin e merituar. “Ju nuk guxoni në asnjë mënyrë të shkrepni plumba mbi shqiptar, por armët ti keni vetëm për armikun, duke respektuar me përpikëri dispozitat e Konventave të luftës”, ishin fjalët e Komandantit tonë para hyrjes në Kosovë në Qershor të 1998, ka thënë Ibishi, për të cilin komandanti i tij ishte vizionar dhe i guximshëm në vendimet e tij. Gjithnjë sipas tij, Tahiri ishte strateg, urtar dhe i përpiktë në vendimet e marra.

Ish. Zv. Ministri Ibishi, ka treguar edhe për fillet e para të organizmit të strukturave ushtarake të Republikës së Kosovës, që sipas tij, Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj, ishin parësorët në këto formacione ushtarake. “Në Gushtë të 1991, u formuan celulat e para të FARK-ut, fillimisht në Dellnicë të Kroacisë, e më pastaj edhe në Slloveni dhe nëpër vendet tjera të Evropës. Pjesëmarrja e jonë në luftërat e Kroacisë, Sllovenisë dhe Bosnjës, na bëri që të fitojmë eksperiencë luftarake, na skaliti për të luftuar më pas për çlirim të Kosovës”, është shprehur Ibishi, duke treguar se nën komandën e Tahir Zemaj, u ndryshua edhe doktrina e luftës, nga ajo guerile në frontale. Gjithnjë sipas Ismet Ibishit, Brigadat 134, 131, 133 dhe Mërgimi, të komanduara nga komandanti strateg, Tahir Zemaj, treguan forcën e tyre institucionale qysh në Betejën e lavdishme të Loxhës, duke vazhduar më pas edhe me atë të Koshares legjendare.

Për zbardhjet e rasteve dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë, është shprehur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, komandanti i Betejës së Koshares, Anton Quni, për të cilin, është koha e fundit që institucionet e drejtësisë të veprojnë. “është koha e fundit që institucionet e hetuesisë dhe drejtësisë, të veprojnë dhe familjarët të ndjehen me të qetë në shpirtin e tyre”, është shprehur deputeti Quni, i cili në vazhdimësi ka kërkuar që gjitha vrasjet politike, të zbardhen, sikurse autoret e planeve të tilla të likuidimit të njerëzve, të dalin para ligjit. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat