Shpirti i popullit shqiptar është i lidhur përjetësisht me shpirtin e popullit amerikan

Opinione

Shpirti i popullit shqiptar është i lidhur përjetësisht me shpirtin e popullit amerikan

Hysen Ibrahimi         Nga Hysen Ibrahimi Më 1 janar 2018 Në ora: 11:21
Ilustrim

Që nga kohët e vjetra të popullit shqiptar e deri në ditët e sotme, asnjëherë nuk ka lindur dilema që të mbahet përherë lidhja e vjetër shpirtërore me popullin Amerikan - lidhje kjo e cila ka dëshmi e qartësi - sepse ekzistenca e popullit Shqiptar në këto troje lidhet drejtpërsëdrejti nga përkrahja e presidentëve amerikanë si:

 Po të mos ekzistonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi të bindur se nuk do të ekzistonte as populli Shqiptar, duke e ditur se me çfarë armiqsh kemi qenë të rrethuar dhe ende jemi.

Lirinë që sot e gëzon populli Shqiptar në të gjitha trojet etnike shqiptare, ia dedikojmë kryesisht dhe rrënjësisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kushdo që del kundër vlerave demokratike botërore të SHBA-së, ai nuk është në linjë me shpirtin dhe idealin e popullit Shqiptar.

Nuk do të ketë forcë as trillim që do të mund të na ndante me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka perënduar ajo kohë njëherë e përgjithmonë – se shqiptarët kinse mund të tradhtohen.

Viti 2018 është vit në të cilin e presin shumë sfida popullin Shqiptar dhe Kosovën, që rol udhëheqës dhe vendimtar, së bashku me ne, duhet t’i kemi patjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, jemi të bindur se një ditë do të realizojmë ëndrrën e rilindasve tanë të vjetër dhe presidentit historik dhe shpirtëror të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës - unitetin kombëtar shqiptar.

URIME DHE GËZUAR 2018!

ZOTI I BEKOFTË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS DHE POPULLIN SHQIPTAR!

Hysen Ibrahimi                                              

Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë 

”Papa Klementi XI Albani”- Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat