Egoizmi i kryeministrit

Opinione

Egoizmi i kryeministrit

Nga: Dibran Demaku Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 11:24
Dibran Demaku

Se kryeministri aktual i Kosovës Ramush Haradinaj,është një egoist i pakund shoq, është ditur kaherë! Se kryeministri aktual i Kosovës Ramush Haradinaj është edhe tepër mendjemadh, edhe kjo është ditur kaherë! Se kryeministri aktual i Kosovës Ramush Haradinaj është i dashuruar në vetën e tij në masë të dhimbshme, edhe kjo është ditur kaherë! Se kryeministri aktual i Kosovës Ramush Haradinaj e mendon vetën shumë të ditur, edhe kjo është ditur kaherë! Se kryeministri aktual i Kosovës Ramush Haradinaj është i pashkollë, edhe kjo është e ditur kaherë! Se kryeministri aktual i Kosovës është krejt i padijshëm dhe se paditurin e vet mundohet ta mbulojë me arrogancë, edhe kjo është ditur kaherë! Se kryeministri aktual i Kosovës Ramush Haradinaj është i pangopshëm, edhe kjo është ditur kaherë!

Egoizmin e vetë të tepruar e pat treguar që në zgjedhjet e para komunale, menjëherë pas luftës. Kur një reporter apo reportere e tv e pat pyetur nëse do të kandidonte për kryetar të komunës së Deçanit, ai pat deklaruar: -Është tepër e vogël ky post për mua?! Unë duhet të jem ose Kryetar i Kosovës ose kryeministër?!

Kryelartësinë e tij të tepruar ai e tregon në çdo moment që i jipet rasti:se sipas tij ai është më i miri dhe më i duhuri për poste të larta shtetërore,se ai është më i mençuri dhe më i dituri?! Ndërkaq edhe zogjtë e malit e dijnë se ai, pra kryeministri actual i Kosovës Ramush Haradinaj këtu lë shumë për të dëshiruar?!

Pangopshmërinë e vet kryeministri actual i Kosovës Ramush Haradinaj e ka treguar menjëherë, që pas përfundimit të luftës,duke grumbulluar të mira material për vete dhe për familjen e tij në mënyra nga më të ndryshme! Sot ai është njëri nga milionerët e vendit,edhepse dihet e dhëna se para lufte kishte qenë një azilkërkues i rëndomtë në Zvicër?! Pangopësinë e tij e tregoi edhe tash kur sapo hypi në postin e kryeministrit ia rriti rrogën vetës në më shumë se njëqind për qind?! Deklaratat e tij se i duhej ta bënte një veprim të tillë, sepse nuk i mjaftonin paratë e rrogës as për kravata e këmisha sa janë qesharake janë edhe skandaloze, kur të kihet parasyshë se ai tashmë është milioner?!

Si I tillë, ai pra, kryeministri aktual i Kosovës është i rrezikshëm për vendin, andaj kërkohet largimi i tij një orë e më parë! Të tillë politikanë egoist dhe mendjemëdhenj si kryeministri aktual i Kosovës nuk i duhen vendit tonë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat