Është koha e ndryshimeve të mëdha historike!

Opinione

Është koha e ndryshimeve të mëdha historike!

Nga: Skender Shala Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 17:16
Skender Shala

Jemi duke vuajtur për shkak të indiferentizmit intelektual dhe heshtjes tonë naive, e mandej ndaj papërgjëgjesive institucionale!... Ngase ata janë pak dhe deri sot janë deshmuar vetëm për zhvatje e korrupsionin!

Ne, ende nuk jemi vetëdijesuar sa duhet se ka mbaruar koha e të ,,merituarve”, tani duhet ta kuptojmë më në fund së, është koha e fundit ta dimë dhe të përcaktohëmi nga duhet shkuar si komb, vetëm atëherë e ndalojmë vetëshkatërrimin!

Kombi ka nevojë për një riorganizim sa më parë në krye me intelektualet e mirëfilltë, dhe me ndërtimin e institucioneve të duhura, për në vendin e duhur.

Më në fund ky komb i shumë vuajtur shekuj me radhë, ka nevojë të starton për së mbari një herë në histori pa kurrupsion që ta shijoi lirinë, të ketë shkollim cilsëor, punë, siguri, shëndetësi, dhe të ketë jetë të mirë në vendlindje.

Ngase kemi mbetur në vendnumrim. Shikoni Serbinë, pas gjitha atyre luftrave agresive, ka arritur zhvillimimin ekonomik, dhe për çdo ditë po arrin partneritet të mirë me perëndimin!

Ku jemi ne?! - Jo vetëm që nuk kemi kurrfarë zhvillimi ekonomik e politik, por rrezik t'i iritojmë edhe miqtë që u interesuan aq shumë për ne, për të parën hërë në histori. Duke i parë të gjitha keto, është koha që të mendojmë sëriozisht, duke analizuar gjitha papërgjegjësitë institucionale në vazhdimësi që po na përcjellin për çdo ditë. Kur dihet së ka mundësi të kemi një organizim dhe jetë më të mirë, më të lumtur e të sigurt, për ta përmirësuar të sotmen dhe të ardhmen. Ne duhet patjetër ti vemë bazat themelore të shtetit njëherë e përgjithmonë. Përndryshe, po shkojmë drejtë një cthuarje me plot rreziqe për të ardhmen. Cdo vonesë na kushton!

Kemi nevojë emergjente për një riorganizim me ndryshime të mëdha historike! Gabimet që s’kanë të ndalur peshojnë shumë, dhe qytetarët për çdo ditë po i vërejnë këto mangësi, të cilat po reflektojnë shqetësim dhe pasiguri për të ardhmen. Sot varfëria e skajshme, papunësia e madhe, përpjekjet e shumta dhe të përditshme për largim nga vendi, dhe të gjitha parregullësitë tjera, duhet të na shqetësojnë të gjithëve. Kur dihet së kemi ekspertë të mirë në të gjitha profesionet, kemi intelektualë të niveleve më të larta si kurrë më pare, të cilët janë shkolluar gjithandej nëpër Evropë, Amerikë, e që janë të gatshëm të kontribuojnë për cështje madhore.

Ta mendojmë një herë, po sikur t'i fusim vlerat në veprim, kam bindje së do t'i riparojmë në mënyrë praktike defektet që i ka lënë koha e robërisë së egër! Madje edhe shumë defekte tjera naive që ja kemi shkaktuar veti në vazhdimësi. Jam i sigurt së në anën tjetër kjo elitë, me aftësitë e veta strategjike, vizionare e moderne, shumë shpejt do të bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme për zhvillim ekonomik, social dhe politik në të mirë të kombit tonë. Mandej vetëm intelektualet e mirëfilltë do të dinë ta luajnë rolin e faktorit shqiptarë në hapësirën evropiane dhe botërore. Duke u lidhur me miqtë më shumë në harmonizimin e politikave me interesa reciproke, dhe me ato të përbashkëta e strategjike. Duhet jemi të vetëdijshëm së na presin shumë punë të rëndësishme, kemi nevojë për të nxjerrur në sipërfaqe historinë sa më parë, kulturën tonë të stërlashtë që e kanë përvetësuar pa të drejtë, shekuj më parë të tjerët! Zbardhja e realitetit historik sa më parë, do të ishte vepër madhore, që na ngritë nivelin e kontributit tonë si qytetar evropian. Kjo, na i rritë vlerat në shkallën e komunikimit me shtetet tjera dhe me popujt fqinjë, në mënyrë që me dinjitet ta zhvillojmë diplomacinë e interesave tona reciproke!

Mandej na e rritë edhe krenarinë natyrale si komb, që duhet ta kemi në mënyrë që mos rrëshqasim pas feve si në të kaluarën! Por për të arritur një qëllim historik të shenjtë, na duhen REFORMA radikale! Kjo na mundëson vetëmbrojtjen e strategjive të interesave tona kombëtare, madje duke u reflektuar në vetëdijësimin gjithandej në trojet etnike. Dihet se e kaluara ka lënë pasoja të rënda. Prandej, së pari duhet patjetër të riparohen këto pasoja, në mënyrë që të kemi mundësi të konsolidohemi në një unifikim të mirëfilltë gjithëpërfshires si etnitet, edhe kështu të shpërndarë si jemi sot!

Vetëm atëherë rritet shkalla e integrimit kombëtar si cështje e parë, e mandej në nivelin evropian. Vetëm atëherë do te arrijmë të kemi një organizim, komunikim, koordinim, sinkronizim, vetëdijësim me nismë të mbarë ashtu sic e kërkon koha sot dhe nesër.

Ky do të ishtë EVOLUCIONI historik Kombëtar! Pra, t'i bashkojmë forcat tona intelektuale në formën e një strukture aktive gjithëpërfshirëse, bashkë edhe me ato forca nga mërgata. Vetëm në këtë mënyrë qëllimi ynë i mirë, orientohet drejt qëllimeve tona të shenjta. Jam i bindur së nga ky hendikep mund të shpëtojmë vetëm atëherë, kur vendi ynë udhëhiqet me ekspert të mirë. Pra, kështu do të kapërcehet shpejt amullija e krijuar, kur bëjmë përpjekje të gjithë!

Ne, duhet patjetër të forcohemi ekonomikisht, në mënyrë që të jemi rezistent në rrethana historike. Thuhet së historia përsëritet! Kurse ne gjithmonë të papërgatitur! Tani, nuk mund të mbesim në mëshiren e fatit si më parë, as t'i fajsojmë institucionet aktuale krejtësisht, ngasë të gjithë jemi fajtor deri sa rrimë indiferent. Ku rrjedhat e interesave globale padyshim se sjellin të papritura me shumë befasi në dëm të interesave tona. Në histori këto ndodhin, dhe kjo është shumë e natyrshme! Prandaj, kujdesi i shtuar dhe pa humbur kohë, na shpëton nga rreziku fatal. Kombi kërkon rimëkëmbje ekonomike, zhvillim të hovshëm, kërkon që secili individ të angazhohet për një punë sa do e vogël që të jetë. Ashtu si Juda! Kjo do ishtë në të mirë të vendit, të vetëdijshëm së po e ndërtojmë jetën tonë familjare dhe po e sigurojmë ardhmërinë
tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat