Ngjarjet e hidhura nuk largohen nga kujtesa

Opinione

Ngjarjet e hidhura nuk largohen nga kujtesa

Nga: Haki Bunjaku Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 22:10
Haki Bunjaku

Se janë rrah me çekan e latue nga kmesa,pra fare mirë le të ruhet frskët kujtesa!

Isha shtri në shtatin tim,pa e ndez dritën dhe prisja,në mënyrë romantike,ashtu të më gjej terri.

Mendja më ktheu në marsin e 1974-shit,kur eskorta e policisë më privoi nga liria.

Ma bën bibliotekën e shkollës dhe të shtëpisë,por edhe shtëpinë rrapitoll.Ndjehesha i pafajshëm,prandaj nuk u frikova.Besoja verbërisht në drejtësi,por ajo moti kishte krye aktin e vetëvrasjes.

Nuk kisha haber nga juridiku,por as nuk më kishin dhën ndonjë nen,që parasheh kohëzgjatjen e paraburgimit.

Osman Arifi i fisit gash,prokuror publik(nip e shok i imi) e kishte nuhatur situatën dhe ishte bër tym e mjegull.

Më dërgonte të fala,përmes policëve dhe i porosiste:-Thueni dajës,mos të han k...se nuk kanë çka të bëjnë.

Frikoja të komunikoja me policë,sepse mendoja mos është ndonjë kurdisje e tyre.

Avokatin e rrefuzova,pasi ndjehesha i pafajshëm.Ma shtyen paraburgimin edhe për një muaj.

Osmani i shan dhe i kërcënon të gjithë,bile edhe kolegun e tij,Bajram Kadriun i cili ia kishte shtri qafën regjimit totalitar.

Këte kulaç me uthullë ma kishte pregadit Musë Tahir Shkodra me bashkëmendimtarët,i cili në Prishtinë vdiq dhe nuk pat mundësi që ta blej as qefinin.

Kësthtu dota kenë fundin të gjithë tradhëtarët që tradhtojnë popullin e vet,ndërsa sërbit për një rub ,tër jetën mjerane,ia lëpijnë prapanicën.

Mbasi u lirova nga arresti,Osman Arifi-Cari,prokuror dhe Mehmet Dushku ma spjeguan rrezikshmërinë e atij arrestimi,që tërhiqte gjashtë vjet e sa burg,por Osmani ua shkërdheu planin udbofashist dhe mue ma kthej lirinë.

Edhe sot ndjej frikë nga kjo mësyemje që ka mund të jetë katastrofa e jetës sime.

Osmanit-Carit kurrë nuk mund i dal borxhit,pos që herëpashere e përkujtoi me ndoj shkrim,ndërsa ai,duke mbrojtur drejtësinë në gjyq,në vitin 199 pësoi infarkt kardiak dhe nuk është më në mesin e të gjallëve,por vepra e tij humane rrugëton bashkë me ne!

Emër i madh ishte Osman Arifi-Cari,por vepra humane disaherë më e madhe.Njerëz të tillë me komplet formim e dinjitet njerëzor rrallë lind historia!

Shembulli i tij i papresedan duhet gjithësesi të ndiqet nga breznitë në vijim dhe nga ata që do të lindin më vonë.

Zatën,ky shkrim përkujtues e përkushtues ka për qëllim që të motivojë breznitë në ardhje e sipër.

Dhe,njerëzit e mëdhenj si Osman Cari duhet të jetojnë nëpër kujtimet e përkushtimet e dashamirëve,të cilët i kishte me shumicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat