A po rrëshqet Republika e Kosovës nga anarkia?!

Opinione

A po rrëshqet Republika e Kosovës nga anarkia?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 16:11
Ragip Guraziu

Ndonëse Kosova si shtet i ri është në rrugë e sipër të ndërtimit të një shoqërie pluraliste e demokratike, tash e gati dy dekada, analistët politikë konsiderojnë se ende nuk ka demokraci, por shteti i ri ka rrëshqitur keq drejt anarkisë dhe nëse shoqëria jonë nuk gjen forca për ta ndalur këtë regres, do të na presin kohë edhe më të rënda.

Të gjitha partitë u njollosën

Ndonëse Kosova si shtet i ri është në rrugë e sipër të ndërtimit të një shoqërie pluraliste e demokratike, tash e gati dy dekada, analistët politikë konsiderojnë se ende nuk ka demokraci, por shteti i ri ka rrëshqitur keq drejt anarkisë dhe nëse shoqëria jonë nuk gjen forca për ta ndalur këtë regres, do të na presin kohë edhe më të rënda.

Sipas analistëve, edhe pse në Kosovë de jure e kemi sistemin demokratik, de facto është instaluar sundimi i mafio-oligarkisë së pasluftës, si ne nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, i cili, me gjasë, do të lëshojë rrënjë të reja, në vend që të marrë fund njëherë e mirë. Derisa demokracia nënkupton qeverisje nga shumica në shërbim të të gjithëve, pa diskriminuar askënd pse është rival politik apo ka një mendim ndryshe, në Kosove kjo gjë nuk është kuptuar ende, dhe si rrjedhojë edhe qeverisjet e njëpasnjëshme në vendin tonë, si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal, në vend që t’u shërbenin qytetarëve, u vunë në shërbim të mafio-oligarkëve, vasalëve të tyre, klientelave të korruptuara dhe zhvatëse të popullit dhe buxhetit të shtetit. Kjo klasë politike, duke përfshirë të gjitha partitë politike, pra edhe VV-në, që u sprovua me qeverisjen e inkriminuar dhe jahteve të Shpend Ahmetit në Prishtinë, sistemin “demokratik” e sheh si një mekanizëm të përshtatshëm për të abuzuar pafundësisht me ligjin e demokracinë, në secilën zyrë shtetërore e për të mbushur kontot personale bankare dhe xhepat e pushtetarëve, familjarëve e miqve të tyre, partiakëve e zhvatësve të tjerë.

Demokracia u keqpërdor

 Konstatoj se në Kosovë nuk do ketë demokraci të mirëfilltë, fatkeqësisht, edhe për një kohë të gjatë, derisa kemi një shtet të rrëshqitur keq drejt anarkisë, dhe derisa edhe shoqëria jonë nuk po gjen forca për të ndaluar këtë regres. Me këtë trend negativ është fakt që kohë edhe më të rënda do të na presin. E them këtë, sepse në Kosovë kemi një sistem de jure demokratik, por kjo gjendje nuk po bën punë de fakto, sepse këtu është instaluar sundimi i mafio-oligarkisë së pasluftës, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, i cili, me gjasë, do t’i lëshojë rrënjët e reja, në vend që të marrë fund njëherë e mirë. Gjithashtu, demokracia nënkupton një qeverisje demokratike nga të gjithë, pa diskriminuar edhe rivalët politikë, edhe pse me mendim ndryshe. Por, kjo në Kosovën tonë po kuptohet ndryshe nga qeverisjet e pasluftës të njëpasnjëshme, si në nivelin qendror edhe atë lokal, duke mos u vënë në shërbim të qytetarëve, por në atë të mafio-oligarkëve, vasalëve të tyre, klientelave të korruptuara dhe zhvatësve të popullit dhe buxhetit të shtetit. Kjo klasë politike, duke përfshirë të gjitha partitë politike, në mesin e tyre edhe ‘VETËVENDOSJE’-n janë duke degraduar shtetin e Kosovës për interesat personale, për mbushjen e xhepave të tyre me eurot e pista korruptive. Anarkia është një sistemi, ku ç'do lloj hirarkie nuk tolerohet dhe luftohet. Si rrjedhojë edhe shteti si një instrument i zotërimit mbi individët duhet te eliminohet.

Simboli i anarkisë

''Në disa vende të botës, të rinjtë Sistemin Anarki e konsiderojnë si shkalla më e lartë e zhvillimit të sistemeve shtetërore. Sipas tyre në këtë sistem, shtetasit janë të vetëdijshëm dhe nuk kanë nevojë për ligje. Në Hanover të Gjermanisë në pranverën e çdo viti mbahen Ditët e Anarkisë ku të rinjtë mblidhen, për te shprehur rebelimin dhe protestën e tyre ndaj sistemit zotërues. Figura të shquara dhë te njohura anarkiste janë si psh. Bakunin Michail Bakunin, Peter Kropotkin, Viktor Serge dhe nje nga anarkistet e sotem është Naom Chomsky''.

Problemi më i madh sot për shqiptarët janë politika dhe partitë politike

 ''Jo vetëm shqiptarët, por edhe aleatët perëndimorë të shqiptarëve si SHBA dhe shtetet më të fuqishme  të BE-së janë mërzitur dhe lodhur së tepërmi me partitë kryesore politike, me politikanët dhe pushtetarët shqiptarë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Tashmë është bërë e qartë si në dritën e diellit se politikanët dhe pushtetarët më të lartë si në Shqipëri dhe në Kosovë vetëm sa e kanë shfrytëzuar politikën dhe pushtetin për interesat e tyre personale duke ngritur edhe struktura të mirë organizuara dhe të korruptuara mafioze''.

''Për çmontimin e tyre ka vetëm dy rrugë: e para është zbatimi i ligjit, që do të thotë ndëshkimi dhe dënimi ligjor i mafiopolitikanëve dhe politikanëve të kriminalizuar, hajdutë dhe të korruptuar. E dyta është funksionimi i demokracisë; funksionimi i parimit baze të saj që janë  zgjedhjet e lira dhe demokratike, që do të thotë ndëshkimi , skualifikimi,dënimi dhe dëbimi me votë të lirë i tyre nga politika e pushteti''.

''Kjo sot arrihet nëse elektorati në Shqipëri në këto zgjedhje ia jep votën duke ia besuar edhe qeverisjen jo PD dhe PS si deri më sot, por Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe forcave te tjera politike, gjë e cila do të mundësonte përshpejtimin e ndërtimit të shtetit ligjor, konsolidimin e demokracisë së politikës dhe të shoqërisë si dhe integrimin e vëndit''.

''Por nëqoftëse këto  nuk arrin t’i bëjë keto shoqëria shqiptare, atëhere vendimtare do të jetë një listë nga SHBA dhe BE që do të ua ndalon hyrjen atje individëve politikanë dhe pushtetarëve shqiptarë,  të atyre që kanë rekorde kriminale në mënyrë që ta inkurajojnë, ta zgjojnë dhe t’i japin nxitjen dhe guximin shoqërisë civile shqiptare për reagim të fortë kundër politikanëve të kësaj “elite” politike dështake dhe antipublike, të papërgjegjshme, të kriminalizuar dhe të korruptuar''.

“Politikbërja” shqiptare  akoma edhe SOT nuk është as si ajo europiane, as si ajo amerikane sepse së pari ajo nuk është politikbërje demokratike dhe as patriotike, por është si e veçantë në llojin e vet; është si një lojë e keqe, pra keqfunksionale por edhe egoiste dhe agresive e cila gjithnjë gjeneron paqëndrueshmëri dhe kriza; dhe këtë politikbërje e zbut, e “ndreq” dhe e “pajton” perkohesisht vetëm “konsensusi” korruptiv dhe interesi i saj, pasi korrupsionin  dhe interesin personal e ka emërues të përbashkët edhe pluripartitizmi  pseudodemokratik në Shqipëri dhe Kosovë, dhe prandaj politikbërja e partive politike përbën rrezik dhe kërcënim për shoqërinë shqiptare''. SKËNDER S.KAPITI

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat