Revanshi i ndihmësve nga Tirana për krijimin e “Serbisë së Madhe”!

Opinione

Revanshi i ndihmësve nga Tirana për krijimin e “Serbisë së Madhe”!

Nga: Enver Bytyçi Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 11:31
Enver Bytyçi

Gazeta serbe “Danas” ka intervistuar këto ditë një opinionist të Shqipërisë, Mustafa Nanon. Në këtë intervistë Nano flet për dy opsione të së ardhmes së Kosovës; Të qëndrojë kështu siç është ose të të ndahet dhe veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë.

Duket qartë se opsioni i parë i shtetit të Kosovës përmendet si marifet për të relativizuar opsionin e dytë, atë të ndarjes së saj. Kjo, sepse ai është i vetëdijshëm se ky opsion është edhe opsion i Beogradit dhe përpiqet që të mos bie në sy se po vendoset në një radhë me Milosheviçin, i cili gjithashtu para bombardimeve të NATO-s kishte dalë me të njëjtin propozim si ky i Muç Nanos. Po kështu Dobrica Qosiç, ish-kryetar I Akademisë së Shkencave dhe arteve të Serbisë.

Por më bën përshtypje fakti se sa të dhënë janë këta këshilltarët e kryemministrit të Shqipërisë Edi Rama pas lansimit të tezave të Beogradit për Kosovën. Ndarja e Kosovës dhe bashkimi i territoreve me pasuritë e saj me Serbinë është ëndërra e Beogradit. Kësaj ëndërre i janë bashkuar në Kosovë miqtë e tjerë të Ramës, Rexhep Qosje,  Baton Haxhiu, Shkëlzem Maliqi dhe në Shqipëri jo vetëm Muç Nano, bashkëpunëtor i rregullt i mediave të Beogradit, por edhe simuçët e tjerë.

Këto janë frutet e iniciativës kryeministrore në Serbi e Shqipëri për “vëllazërimin shqiptaro-serb”, duke anashkaluar interesat e Kosovës dhe duke cënuar sovranitetin e saj! Eshtë mirë që në qeverinë e presidencën e Kosovës t’i bëhet një vend si këshilltar i dobishëm edhe Mustafa Nanos, nëse ata kundrejt shpërblimit me territoret shqiptare duan të “pajtohen me serbët”! Ndihmësit e Tiranës në opsionin serb të Milosheviçit për krijimin e Serbisë së Madhe kanë mmarrë tashmë revansh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat