Pse intelektualët heshtin e s’kritikojnë me emër e mbiemër politikanët shqiptarë

Opinione

Pse intelektualët heshtin e s’kritikojnë me emër e mbiemër politikanët shqiptarë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 08:43
Sulejman Mehazi

Sinqerisht ju pyesim miq të dashur, kush e cilët janë fajtorë kryesorë për këto pakënaqësi të mëdha të popullatës sonë?, cilët janë ata që na e kanë humbur buzëqeshjen, gëzimet e dashuritë, dita ditës na pikëllojnë më shumë e më shumë, na kanë humbur respektin e lumturinë familjare, ndërnjerëzore shoqërore. Se populli jonë i përvuajtur do vinte deri në këtë situatë kurrë se kishim menduar!? Ç'të bëjmë ashtu jemi, popull që mendojmë mirë e jetojmë keq den baba den; popull që çdoherë e përherë ju kemi zënë besë politikanëve e ata çdo herë na kanë gënjyer e mashtruar. Kjo situatë psikike traumatike politike na ka detyruar që mos t'i zëmë besë askujt bile dhe vehtes sonë.

Na kanë shtangur e mpakur shpirtrisht, psikikisht, moralisht kombëtarisht, ne se duam vetëveten, e ku gjuhën, kombin  shtetet shqiptare. A vëreni se, shëmtirat, traumat, streset, vrasjet, tradhtitë e çregullimet tona psikike, politike, sociale, familjare, kombëtare e popullore përherë kanë ardhur nga intelektualët e patriotët e rrejshëm të cilët në emër të "patriotizmit" shfrytëzonin në mënyë të pamëshirshme popullatën e varfër e të raskapitur. Pa na tregoni të dashur miq, se gjatë sistemit komunist, cilët ishin ata që bashkëpunonin me partitë  komuniste sllave si në Maqedoni, poashtu dhe në Shqipëri e Kosovë, a ishin intelektualët e shitur?, po, a jetonin mirë e këndshëm?, po, a kundërshtonin sistemin?, jo.

Po tani gjatë demokracisë cili prej intelektualëve është duke kritikuar ashpër me emër e mbiemër politikanët demokratë?, askush, përveç Kimete Berishës së vetmuar, kundër të gjithëve. Shikoni si rrinë heshtur  zëri s'u ndëgjohet, e pse?, dihet, për shkak interesave të tyre personale, vullnetarisht bëhen bashkëpunëtorë të udheheqësve shtetëror. Ku janë m.r-të e d.r.-të, ku janë gjuhëtarët e letrarët?, ndoshta heshtin për shkak benificioneve të majme. Po tamam, ata janë shkencëtarë, të medhenj e s'merren me Ali Ahmetat, Hashimat, Kadriat, Ramushat, Ramat, Ilirat. Me punimet e tyre shkencore kopypaste kanë çuditur botën perëndimore. Më tregoni miq të dashur, cili prej intelektualëve shqiptarë s'ka qenë komunist i Titos?, shumë pak, sot, cili prej intelektualëve shqiptarë s'është i ndonjë partie politike? shumë pak.

Prandaj jemi në këtë gjendje të mjerueshme për shkak heshtjes së intelektualëve. Historia politike s'mba mend që opozita ta mposhtë pozitën, po çdoherë intelektualët e mirëfiltë  e të guximshëm me zërat e shkrimet e tyre argumentuese e bindëse kanë mposhtur perandori e jo qeveri të dobëta shqiptare të Ramave, Kadriave e Aliave.

Miq të nderuar, dhe një pyetje serioze në mundet? cili prej intelektualëve të sotëm ua mbysh mendjen për të bërë diçka për ne e popullatën tonë? për fat të keq askush. Vetëm nëse Zoti do e na shpëton, për ndryshe shkuam për kot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat