Kryeministër a po mendon se çfarë po vepron

Opinione

Kryeministër a po mendon se çfarë po vepron

Nga: Islam Fejzullahu Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 21:49
Ramush Haradinaj

Derisa ju ne kohen e kundërshtisë për demarkacionin kryetarit të komisionit të  atëhershëm Murat Mehes ia përplasët ne fytyrë dokumentacionin prezantues të punës se atij komisioni, a duhet tani juve dhe kryetarit të komisionit tuaj tua përplasin deputetet tërë atë dokumentacion, personalisht juve atllasin nga i cili kukatët gjatë marrjes ne duar?

Çështja e vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi si duket do bëhet mollë sherri  dhe do vë ne pikëpyetje punën e më tejme të kësaj qeverie e ardhur ne pushtet thuaja me shtylla, kurdisje, premtime, manipulime e mbi te gjitha me ndihmën e listës serbe pa te cilën as qe do vinte ne shprehje te formohej?

Edhe pse përfolej shumë rreth koncesioneve qe do bëjnë partneret e koalicionit qeverisës për listën serbe, ato akoma nuk u dëshmuan sepse nuk kanë ardhë ne radhë; Me përjashtim te ministrit serb Rikallo nen akuza nga qytetaret e Prishtinës për dhunë të ushtruar ndaj tyre ne vitin 99,e qe kryeministrit iu kërkua qe ta shkarkoj, ai nuk mori as një hap ne ketë drejtim, por erdhi ne radhë demarkimi i vijës kufitare e cila ne kohen e qeverisë Mustafa ishte shkak i kalljes se Prishtinës pikërisht nga opozita e prirë nga kryeministri i tanishëm  me anëtarët tjerë atëherë opozitar.

I drejtohem kryeministrit mete vetmen pyetje; Vallë a është kah mendon, se çfarë është kah vepron? Apo ndoshta u mërzitë nga gabimet dhe nuk dëshiron tutje te vazhdon?

Formoi qeverinë me numrin enorm të ministrive, plotësoj kërkesat e koalicionit qeverisës duke ua përmbush premtimet me rehabilitime te militantëve partiak te te gjitha subjekteve politike ne bashkëqeverisje duke rritur numra enorm me zëvendësministra e këshilltar qe tejkalon te gjitha normat ligjore e formale juridike për qeverisje.

Thirri mendjes e ndalo e mendo derisa nuk ke ra ne ndonjë grackë sepse u vërtetua se e tërë lufta jote si opozitë paska qenë ardhja dhe kapja e pushtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat