Ilir Meta vizitë private në Medvegjë

Opinione

Ilir Meta vizitë private në Medvegjë

Nga: Skënder Karaçica Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 07:32
Skënder Karaçica

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta do të shkoj (të dielën dhe të hënën)për vizitë private në Medvegjë,ku do të takohet me kryetarin e trupit Koordinues të qeverisë së Serbisë  për Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq  dhe kryetarin e Medvegjës Nebojsha Arsiq,bën të ditur gazeta,,Politika,,e Beogradit.

Vizitën private të presidentit shqiptar ia paskësh lejuar qeveria serbe në Beograd dhe ardhja e Ilir Metës në Medvegjë ka të vetmin qëllim (politik të ditës)se shqiptarët dhe serbët mund të jetojnë bashkarisht.Më këtë rast nuk do të organizohet ardhja e shqiptarëve nga Bujanoci dhe Presheva për të takuar Ilir Metën,thotë për opinion Lema Xhema,asambliste e komunës së Medvegjës.

Po theksojmë se tash sa vjet Medvegja e banuar me shqiptarë sa vjen e po boshatisët për faktin se ata nuk kanë të ardhme të zhvillimit ekonomik dhe kjo pjesë e banuar me shqiptarë prej vitesh ka mbetur si ,,zorrë e verbët,,pa përspektivë për jetën dhe rritën e brezit,që janë të shtrënguar të marrin udhët e gyrbetit dhe shpërngulja e tyre në Kosovë.

Pse vizita e parë(private) e presidentit Ilir Meta në Medevegjë po bëhet vetëm në kornizën politike takime me udhëheqjen serbe dhe asamblistët e kësaj komune dhe jo me qytetarët shqiptarë të Bujanocit dhe Preshevës,ku dihet se çfarë obligimi kushtetues ka presidenti shqiptar karshi pjesëve tjera shqiptare jashtë kufinjve të Shqipërisë.

Pse vizitë private Ilir Meta në Medvegjë,thotë për opinion SHSHA në Çikago,kur dihet se çfarë orvajtjesh shumëpalëshe poltike e diplomatike po bënë Serbia për pakicën serbe në Kosovë për avancimin ,,Bashkësia e Komunave Serbe,,?Ndërkaq për shqiptarët që jetojnë në hapsirën e vet etnike në Preshevë,Bujanoc dhe Medevegjë,kanë mbetur në margjinat e pakicës së pambrojtur dhe me ligjet e Serbisë të diskriminuar pa të ardhme të zhvillimit ekonomik dhe e drejta për jetë e punë dhe pa përspektivë për brezin e ri shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat